20 marzo 2014

Sezoni turistik 2014 ne Shqiperi(Albania), furnizimi me uje i bregdetit, ERU: Situata dramatike



Published on Mar 20, 2014
TIRANË - Edhe këtë verë zonat turistike në vend rrezikojnë të mos kenë furnizim normal me ujë të pijshëm. Në prag të nisjes së sezonit kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, ka dhënë alarmin për situatën mjaftë të rëndë që ndodhen qytetet bregdetare të vendit, ku përveç mungesës së ujit të pijshëm, problem është dhe derdhja në det e ujërave të zeza.

Kur jemi gati dy muaj nga nisja e sezonit turistik, ky i fundit rrezikohet seriozisht nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm të qyteteve bregdetare, si dhe nga mos sistemimi i ujërave të ndotura.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi, i cili gjatë një prezantimi të punës në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ku ky ent raporton për herë të parë.

Dervishi ka pranuar situatën mjaft të rëndë që ndodhen qytetet bregdetare të vendit, si dhe Riviera e Jugut, ku përveç mungesës së ujit të pijshëm problem është dhe mos sistemimi dhe derdhja në det e ujërave të zeza.

Sipas kreut të ERU-së, Dervishi, rreth 68% ujit të pijshëm humbet në rrjetin e amortizuar.

Sipas Entit, në total vendi ka 600 ujësjellës që administrohen nga 58 kompani. Ndërkohë, që shqiptaret të furnizohen 24 orë me ujë, çdo vit duhet të investohen nga 300 milionë euro, dyfishi i shifrës aktuale.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate