
Trajneri dhe kryetari i shoqatës së alpinizmit në Elbasan, Artur Guni, ka prezantuar aktivitetet e shoqatës dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje studentëve të bashkohen me këtë ekip. Ai tha se “aktivizimi me ekipin e alpinizmit i jep mundësi studentëve të njohin më nga afër resurset turistike, çka do t’i ndihmojë ata në të ardhmen për t’u punësuar në agjenci turistike”. Guni ka treguar mbi historikun, qëllimin dhe aktivitetet e organizuara deri më sot nga ekipi i alpinizmit në Elbasan.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Altin Idrizi, u shpreh se “studentët duhet të bëhen pjesë e aktiviteteve sportive dhe të mos mbeten në ambientet e fakultetit”, ndërsa shtoi se në të ardhmen ky fakultet do të vijojë organizimin e konferencave të tilla. Në takim është prezantuar edhe një reportazh me bukuritë natyrore të qarkut të Elbasanit dhe mundësitë e zhvillimit te turizmit malor. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/elbasan-ekipit-te-alpinizmit-i-bashkohen-edhe-studente-te-fakultetit-ekonomik-per-promovimin-e-resurseve-turistike-79883.html
Nessun commento:
Posta un commento