01 marzo 2014

Shkodër: Interneti i shpejtë në shërbim të turizmit malor në zonat ndërkufitare



Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito Foto ATSH
Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito Foto ATSH
SHKODËR, 28 Shkurt/ATSH-Gaspër Marku/ - E pranishme në aktivitetin “Promovimi i turizmit në zonat malore ndërkufitare nëpërmjet lidhjes së aksesit me internet të shpejtë”, ministrja e  Shtetit për Inovacionin dhe Administraten Publike, Milena Harito, ne pergjigje te interesimit të mediave, tha se “ky është projekti i pare i miratuar nga fondet IPA dhe si i tillë është dashur një kohë që të përgatitet. Tani jemi në fazen kur fondet janë levruar dhe  kemi mundësi të fillojmë projektin konkret”. Sipas saj, risia e tij është një bashkëpunim në nivele qëndrore, ndërmjet ministrisë që ajo përfaqëson dhe homologes në  Malin e Zi, implementimi i të cilit do të bëhet në të dy vendet përkatëse njëkohësisht. “Kemi një drejtues projekti, i cili do të drejtojë gjithë operacionin, me synim të promovojë internetin e shpejtë dhe disa shërbime te tjera në zonën ne Bjeshkëve të Namuna, si dhe disa elementë të tjerë që kanë të bëjnë me qytetin e Shkodrës”, u shpreh ministrja Harito.
“Nuk është e mundur që me një projekt të kësaj përmase të mbulosh të gjithë zonën me internet të shpejtë, por është shumë e rëndësishme që të kemi disa histori suksesi dhe të tregojmë që në disa zona kjo gjë do të realizohet duke i dhene një hov të ri zhvillimit te turizmit”, theksoi ajo, duke shtuar se interes ka nga  operatorët privatë që operojnë në këtë fushë, për operatorët e telekomunikacionit, per t’i dhene një hov ri zhvilliit të gjithë zonës. Ajo beri të ditur se vlera e projektit  është në shifrat e 370 mijë euro dhe kohëzgjatja është afërsisht dy vjet. Persa i perket internetit në shkolla, ministrja Harito tha se si dikaster kanë një projekt madhor, qe nxënësit e shkollave të mesme te kene pajisje individuale. “Do ta fillojnë këtë projekt që këtë vit me një numër të caktuar shkollash në Shqipëri dhe shpresoj që falë projektit IPA, në këto shkolla te përfshihen edhe disa shkolla të Bjeshkëve të Namuna”, theksoi ajo.
E pyetur lidhur me reformen terretoriale, ministrja theksoi se kjo reformë është një projekt i vështirë kudo në çdo vend dhe jo vetem tek ne. “Në të gjitha vendet e Europës që e ka parë të nevojshme të bëjnë një reformë territoriale, ka qënë e vështirë. Tek ne është veçanerisht e domosdoshme dhe ajo që është shumë e rëndësishme eshte fakti se edhe nga opozita ka konsensus per rendesine e reformes territoriale per vendin tone per faktin se  investimet nuk arrihen të realizohen nga njësi kaq të vogla sa këto që kemi sot. Edhe vete kreu i PD, zoti Basha, gjatë fushatës së tij të brendshme në parti, e ka patur kete problem një nga temat e fushatës”, tha Harito. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/shkoder-ministrja-harito-internet-i-shpejte-ne-sherbim-te-zhvillimit-te-zonave-turistike-65024.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate