Postuar më: 10 Mars 2014MINISTRJA E ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT ZNJ. EGLANTINA GJERMENI PO MER PJESË NË PUNIMET E KONFERENCËS SË NIVELIT TË LARTË NË ATHINË MBI STRATEGJINË E ZHVILLIMIT TË ZONAVE BREGDETARE. TAKIMI ZHVILLOHET NË KUADËR TË PRESIDENCËS GREKE TË BE-SË.
KONFERENCA U PËRSHENDETET NGA KRYEMINISTRI I GREQISË Z. ANTONIS SAMARAS DHE PUNIMET E SAJ PO I NDJEK KOMISIONERJA E BE-SË PËR ZONAT BREGDETARE DHE PESHKIMIN E BE-SË ZNJ. MARIA DAMANAKI DHE SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I UNWTO Z. TALEB RIFAI.
GJATË KONFERENCËS MINISTRJA GJERMENI ZHVILLOI NJË TAKIM TË VECANTË ME HOMOLOGEN E TURIZMIT OLGA KEFALONIANI, ME TË CILËN U DISKUTUA PËR MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT MES 2 VENDEVE NË FUSHËN E TURIZMIT. TË DY MINISTRAT RANË DAKORD TË PËRGATISIN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E TURIZMIT MES 2 VENDEVE.
KONFERENCA E NIVELIT TË LARTË PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE BREGDETARE SYNON DISKUTIMIN MBI MUNDËSITË DHE SFIDAT PËR NXITJEN E RRITJES SË QËNDRUESHME EKONOMIKE TË SEKTORIT TË TURIZMIT ATIJ DETAR DHE ZONAVE BREGDETARE.
STRATEGJIA E BE-SË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË ZONAT BREGDETARE PËRCAKTON 14 VEPRIME KONKRETE NË NIVEL EVROPIAN DHE PROPOZON NJË NUMËR REKOMANDIMESH PËR SHTETET ANËTARE, AUTORITETET LOKALE DHE RAJONALE DHE AKTORËVE TË INDUSTRISË SË TURIZMIT . SOT SEKTORI I TURIZMIT NË EVROPË PUNËSON RRETH 3,2 MILION NJERËZ . http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministrja-gjermeni-mer-pjese-ne-konferencen-e-be-se-per-zhvillimin-e-zonave-bregdetare&page=1
Nessun commento:
Posta un commento