NGA ILIR SINANAJ
26 Mars 2014 - 04:53
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit është në fazat e hartimit të një VKM-je, e cila do të përafronte standardet e shërbimeve të ofruara në zonat bregdetare, me ato të Bashkimit Europian. Qëllimi kryesor është mirëpërdorimi i burimeve natyrore, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit turistik, si për subjektet publike, ashtu edhe për ato private.
Kushtet
Tre nga kushtet kryesore, të cilat do t’u mundësohen plazheve publike shqiptare, janë për përmirësimin e higjienës, pikat e ndihmës së shpejtë, si edhe teknologjia e komunikimit. Përsa i përket higjienës, në çdo “stacion plazhi” duhet të ketë një dush me ujë të ëmbël për çdo 50 çadra. Gjithashtu, për çdo 50 çadra do të ketë të paktën 2 kabina zhveshjeje, si edhe shërbime për higjienën personale. Në lidhje me pozicionimin e çadrave dhe ndenjëset e pushuesve, ato nuk do të jenë më afër se 7.5 metra nga njëra-tjetra, për të lejuar një hapësirë të lirshme për pushuesit.
Stacionet
Këto “stacione plazhi” publik do të jenë të shpërndara në mënyrë proporcionale, në raportin 20% me ato private. Gjithashtu, tek ato do të jetë i reklamuar identiteti i subjektit që e zotëron, si edhe çmimet e shërbimit të jenë të ekspozuara në vende të dukshme për publikun.
Nisma
Asnjë qytetar nuk do të paguajë më para për të pushuar në plazhet e uzurpuara. Kjo është një nga kolonat kryesore në hartimin e kësaj VKM-je, nismë kjo e filluar nga Ministria së Turizmit. Paralelisht gjithashtu, Ministria e Turizmit po harton planin e masave për sezonin turistik, në bashkëpunim me dikastere të tjera, për të rritur standardin e shërbimit, si edhe për të siguruar një menaxhim të mirë.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/Ekonomi/2733/turizmi-ja--far--do-t--ndryshoj--bregdeti-me-stacione-plazhi-206799.html#sthash.31rOj0PB.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento