27 marzo 2014

Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan në Shkup më 26 Mars 2014 Memorandumin e Bashkëpunimit të Turizmit.

Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan në Shkup më 26 Mars 2014 Memorandumin e Bashkëpunimit të Turizmit.
Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit Znj. Julinda Dhame, e cila u shpreh mjaft entuziazte për këtë nismë në prani të homologut tyë saj maqedonas, duke e konsideruar si një hap të parë drejt një bashkëpunimi të ngushtë dhe pune reciproke për t’i promovuar vendet fqinje ballkanike si një paketë të përbashkët turistike nëpër panaire apo aktivitete të ndryshme.
Sakaq, AKT-ja morri pjesë edhe në seminarin e zhvilluar në Shkup në datat 25-26 Mars 2014, me temë “Building Macedonia’s Adventure Tourism Market: A two-day Workshop to Build Knowledge and Skills.
Gjatë seminarit, u vu theksi në rëndësinë e turizmit adventuresk, i cili sipas një studimi është një biznes që në vitet e fundit ka patur një rritje vjetore me 26%.
Organizatorët e këtij evenimenti, ATTA (Shoqata e Kompanive të Turizmit Adventuresk) dhe USAID dhanë disa shembuj konkretë të krijimit të kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtij lloji të turizmit. Ky seminar qe tejet i frytshëm edhe për këmbimin e kontakteve dhe bisedimet që u zhvilluan. U ra dakort që përfaqësues të ATTA të zhvillojnë një tour familjarizues në vendin tonë, me disa prej anëtarëve të tyre, për të eksploruar mjediset shqiptare me potencial për turizmin e aventurës, në mënyrë që në të ardhmen të adresojnë sa më shumë turistë aventurierë nga vende të ndryshme të botës, nëpër malet apo vendet sa më natyrale të Shqipërisë. 


Albania and Macedonia signed The Tourism Cooperation Memorandum, in Skopje, Macedonia on 26th March 2014
For the Albanian party, the agreement was signed by the General Director of National Agency of Tourism, Ms. Julinda Dhame, which was very enthusiast to this initiative in the presence of its Macedonian counterpart, considering as a first step towards a closer cooperation and mutual work to promote neighboring Balkan countries as a joint touristic package on tour fairs or through various activities.
Meanwhile, NTA has also participated in the workshop held in Skopje on 25-26 March 2014, with the theme "Building Macedonia's Adventure Tourism Market: A two - day workshop to Build Knowledge and Skills".
During the workshop, emphasis was placed on the importance of adventure tourism, which according to a study it’s a business that in recent years has had an annual growth of 26 %. The organizers of this event, ATTA (Adventure Travel Trade Association) and USAID gave several examples for creating favorable conditions for the development of this type of tourism. This workshop was also useful in the contacts sharing and the discussions that were held. It was agreed that representatives of ATTA have to undertake a familiarization tour in the country with some of their members, to explore potential environments of Albanian adventure tourism, in order that in the future to address the more adventurous tourists from other countries of the world, in the mountains or natural places of Albania. https://www.facebook.com/media/set/?set=a.278142482351212.1073741859.173943119437816&type=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate