)
BERAT - Kalaja e Beratit prej kohesh eshte kthyer ne vend grumbullimi mbeturinash. Ndonëse ky monument mbetet destinacioni kryesor i çdo vizitori që vjen në qytetin e një mbi një dritareve, kalaja në prag të sezonit turistik mbeturinat janë përhapur kudo rrëzë mureve të kalasë.
Kësaj panorame i shtohet edhe prania e bagëtive që kullosin në bimësinë që ndodhet pranë mureve rrethuese të kalasë.
Ndotja e madhe e kalasë duket se kryhet nga vetë banorët e zonës, ndërkohë që edhe mbledhja e mbeturinave dhe pastrimi i lagjes nuk bëhet vazhdimisht, gjë e cila bën që lagja të zhytet mes plehrave.
Kalaja e Beratit prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe turistëve, por ndotja masive që e karakterizon atë aktualisht mund ti kushtojë numrin e vizitorëve, vendas dhe të huaj.
Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/kalaja-e-beratit-pushtohet-nga-mbeturinat-urbane-204566.html#sthash.KYNDWxgd.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento