Shqipëria prezantohet me një imazh të ri turistik në Berlin
TIRANE, 5 Mars/ATSH/- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni nënshkroi të mërkurën, në Berlin marrëveshjen 2-vjeçare të bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Turizmit, Agjencinë e specializuar të Kombeve të Bashkuara në fushën e turizmit, përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm, Taleb Rifai.
Kjo marrëveshje synon rritjen e bashkëpunimit me UNWTO-në me qëllim përmirësimin e aftësisë konkurruese dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri. “Shqipëria prezantohet sot me një imazh të ri turistik. Përmes kësaj marrëveshje, ne angazhohemi të punojmë për të përmirësuar pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit”, deklaroi ministrja Gjermeni.
Organizata Botërore e Turizmit do të ofrojë asistencë në tre fusha kryesore, marketingut dhe promovimin, forcimin e kapaciteteve dhe menaxhimin e destinacioneve turistike dhe lehtësimin e procedurave për turistët.
Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO -së, Taleb Rifai theksoi në fjalën e tij, se “do të mbështësim sektorin e turizmit në Shqipëri, do të shkëmbejmë praktikat më të mira, duke siguruar ekspertizë në fushën e promovimit dhe forcimin e kapaciteteve”. Ai vlerësoi se adaptimi i Kodit Botëror të Etikës edhe nga ana e sipërmarrjes private do të jetë një gurthemeli në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit.
Të dy palët vlerësuan rëndësinë e turizmit si një nga sektorët me rritjen më të shpejtë ekonomike në botë dhe si promotor i zhvillimit social- ekonomik të çdo vendi.
Shqipëria është anëtare e UNWTO -së, organizmi me një anëtarësim që përfshin 162 vende dhe më shumë se 400 anëtarë që përfaqësojnë sektorin privat, institucionet arsimore, shoqatat e turizmit dhe autoritetet turistike vendore.
Ministrja Gjermeni po ndjek Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ku Shqipëria prezantohet me stendën e saj, kuruar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit. Shqipëria shkon në këtë panair, ndër më të rëndësishmit në Evropë për të promovuar imazhin e ri turistik të vendit.
Veç Agjencisë Kombëtare të Turizmit në panair marin pjesë edhe 18 operatorë turistikë, që operojnë në tregun vendas, të cilët po paraqesin ofertat e tyre turistike për turistët gjermanë.
Panairi i Berlinit është një ndër pikëtakimet më të rëndësishme për tur-operatorët të cilët lidhin kontrata bashkëpunimi me partnerë të huaj. Interesi i turistëve gjermanë për Shqipërinë ka ardhur gjithmonë në rritje, duke e konsideruar Shqipërinë si një destinacion potencial turistik./a.g/ http://www.ata.gov.al/firmoset-marreveshja-e-bashkepunimit-me-organizaten-boterore-te-turizmit-68529.html

Nessun commento:
Posta un commento