28 marzo 2014

Të shohësh nga kalaja e Lezhës, një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriati

Kalaja e LezhesKalaja
TIRANË, 28 Mars/ATSH- N.Lena-Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane. Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.
Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriati,dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit.
Në shek. VI,Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin, Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni.Në 1153 në krye të perandorisë ishte perandor Nonali.Kisha e Lezhës është e ritit Benediktin që varej direkt nga Papati.Me krijimin e shtetit të Arbrit në shek.XIII princ Dhimitri më 1208-1215 bëri një marrëveshje për shkëmbime tregtare me republikën e Raguzës.Më 1393 ra nën sovranitetin e republikës së Venedikut e cila vuri përsëri nën zotërimin e saj pas vdekjes së Skënderbeut më 1468.
Gjatë krijimit të shtetit të Arbrit qyteti i Lezhës ka luajtur një rol të rëndësishëm fetar, jo vetëm si qendër episkopale, por edhe për ngjarjet e kohës.
Krijimi për herë të parë të “Urdhërit Françeskan” nga Shën Françesku.Kalaja e Lezhes
Kisha e Shën Kollit e shek.XIV është monument historik me rëndësi.
Vendi ku u mblodh Kuvendi I Lezhës 1444 nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Kalaja e qytetit antik të Lezhës rrethohet nga mure të periudhave të ndryshme që vijojnë nga antikiteti shek.IV p.k me emrin qyteti i lashtë i Lisit.Këto janë mure të fuqishme me blloqe të mëdha guri. Rindërtimi i parë i kalasë datohet në shek. i p.k.
Më vonë në shek. XI-XII në pjesën e akropolit të qytetit ndërtohet kështjella mesjetare e Lezhës “Elission” me gurë të vegjël të gdhendur dhe me llaç. Kjo kështjellë u përforcua për të përballuar dyndjet e shteteve të para sllave që vinin nga veriu.
Në ndërtimin e kështjellës ka ndihmuar pozicioni gjeografik i kodrës.
Etapat e mureve dallohen qartë. Në kështjellë ka tri porta, dy të parat janë ndërtuar në vendet ku ishin portat e qytetit antik të Lisit.
Si rezultat i tërmetit të vitit 1979 kalaja ka pasur disa dëmtime serioze që u riparian më vonë. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. në literaturën historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit. Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të Kalasë Mesjetare u vu re se trashesia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50m trashesi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtese
Gurët Ilirë
Kalaja e Lezhes 3“Akrolisi”
Në juglindje të qytetit të Lezhës ngrihet maja shkembore e Shelbuemit, 408 m mbi nivelin e detit. Kurora e saj ka qenë rrethuar në lashtësi prej një muri të gjatë dhe dy kulla me gur të palatuar, duke formuar aty një kështjellë mjaft të mbrojtur. Gërmimet arkeologjike në këtë vendbanim kanë dhënë gjetje të shtresave kulturore përtej shekullit të 9-të p.e.r duke e berë këtë vendbanim parahistorik, ndër më të hershmet në Shqiperi e më gjerë. Akrolisi ka nevojë të gërmohet nga ekspeditat arkeologjike si dhe të pritet bimesia, që te shihen qartë muret dhe kullat.
Memoriali ose Vendvarrimi është  ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që shihet tani nuk ka të bëjë fare me ndertesën e dikurshme që i përket shek, 15-të. Pasi më 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur më 17-janar 1468, duke mbështjellë eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërisë në beteja. Memoriali u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemenë e anijates ngrihet busti i Skenderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxi. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës.
Në qëndër te qytetit ndodhet nje monument qe eshte ngritur ne kujtim dhe ndertim te ngjarjes së rëndësishme që ndodhi në Lezhë në 2-Mars 1444. Me këtë datë heroi ynë Kombetar mblodhi në këtë qytet, zotërimin venedikas, shumicën e krereve feudal shqiptar, për ti bashkuar në luftën kundër perandorisë osmane. Kuvendi i Lezhës bashkoi forcat e shqiptarëve dhe emëroi Skenderbeun si udheheqës ushtarak të tyre. Kuvendi i Lezhës qe forma e parë e bashkimit juridik të princerve shqiptarë, duke kapërcyer cilësisht nga epoka e principatave të vecanta në epokën e bashkimit dhe njeëisë së kombit shqiptarë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje të vecantë është ndërtuar Obelisku në vitin 1968 me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skenderbeut. Më 2 Mars te cdo viti, Bashkia, banoret e Lezhes dhe personalitete të larta shteterore nderojnë dhe perkujtojnë me respekt pervjetorët e kësaj ngjarjeje me rëndesi të madhe kombëtare.Edhe këtë vit u mbajt një ceremonial madhështor në vitin përkujtimorKalaja e Lezhes 4
Objektet që mund të vizi tohen në qytetin e Lezhës: Akrolisi,gërmadhat e Shëlbuemit,memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut,ndërtuar mbi kishën e Shënkollit,obelisk i Kuvendit të Lezhës,Ura e vjetër,më e vjetra e ndërtuar mbi lumin Drin,shtëpia e Mlikajve në lagjen “Skënderbeu”,një banesë qytetare dykatëshe e shek.19-të,katedralja e qytetit,Kisha e Zojës Nunenciate(kasha e Dom LLeshit)>në shek.XIII-të,shën Francesku i Asizit,gjatë kthimit të tij nga Siri,ndali në Lezhë,ku themeloi të parin kuvend Franceskan në ShqipëriDy dekada më vonë ndërtohet kasha e Franceskanëve në kodrën përballë qytetit e cila ka patur një gur mbishkrimi në latinisht:”POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFIKATUM  EST ANNO MCCXV’ që do të thotë: Ky tempull I vëllezërve minorë franceskanë është ndërtuar më 1240”.Kisha ortodokse ose kasha e Metamorfozës,ngrihet përballë kishës së shën Kollit.Xhamia e qytetit,Qëndra bamirëse grisa-Alsued, e të tjera vepra arti dhe të trashgimisë sonë kulturore.
Kalaja e Lezhes 3Vizitori në qytetin e Lezhës mund të gjejë edhe vlera të tjera natyrore tejet të veçanta si kundër është Laguna e Lezhës me florën dhe faunën e saj të rrallë. Po kështu, shumë afër Lezhës është dhe një bregdet me një plazh të mrekullueshëm si ai i Shën Gjinit, me rërën e pastër dhe bregdetin e gjerë. Kulinaria është specifike sepse ruan traditat e zonës. Një kujdes më i madh nga organet kompetente të mirmbajtjes së veprave të trashgimisë kulturore dhe të natyrës, si dhe një infrastrukturë rrugore krahasuese,do ta ftonte vizitorin në të katër stinët në këtë vend të bukur./a.g/ http://www.ata.gov.al/te-shohesh-nga-kalaja-e-lezhes-84076.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate