01 marzo 2014

Ambasadori izraelit, David Cohen, feston Karnavalet 2014 me shkodranët



ambaSHKODËR, 1 Mars/ATSH-G. Marku/-  Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, ishte sot në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në programin festiv të Karnavaleve. Kjo është vizita e dytë që diplomati izraelit, realizon në qytetin e Shkodrës, kur vetem pak ditë më parë ishte për vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku gjatë takimit me kryebashkiakun Lorenc Luka, parashtroi dëshirën e një bashkëpunimi të ngushtë në mes Izraelit dhe qytetit piktoresk dhe me tradita sidomos në fushë e kulturës dhe të artit. Ndërkohë, sot, së bashku me familjen e tij, si dhe pjesëtarë të stafit të ambasadës, ai preferoi të shijonte prej së afërmi spektaklin e ofruar në qëndër të qytetit, ku nga u pa prej të gjithëve ai paraqitej mjaft i gëzuar dhe entuziast, madje në jo pak here, i befasuar nga ajo çfar po ndodhte, ai fotografonte vete me aparatin e tij, momente të ndryshme të festes.
“Në Izrael kemi një celebrim të ngjashëm, e cila bazohet në historinë e bibles. Dhe, kjo është një mundësi shumë e mirë për të treguar pjesen historike të Shkodrës, një histori që daton në shumë vite të mëparshme.”, tha diplomati izraelit, i cili krahas bashkëpunimit në fushën e biznesit, u shprehë entuziast për një bashkëpunim të ngushtë të Izraelit me Shkodrën në fushën e kulturës.ambasa
Ndërsa, për kryebashkiakun Lorenc Luka, kjo është një feste që e entuziasmon qytetin e Shkodrës, i jep një impuls të ri edhe zhvillimit të turizmit kulturor të këtij qyteti.. Më pas, ai shtoi se kjo është një feste pagane, e cila festohet më bukur se në çdo qytet tjetër të Shqipërisë, sepse këtu është tradita e kësaj feste, dhe që ne kemi mundsinë më të mirë ta vazhdojmë këtë feste. Zoti Luka, vlerësoi shumë edhe shkollat e qytetit të Shkodrës, të cilat nga ana e tyre kanë bërë një përgatitje speciale për këtë feste, që siç e kërkon edhe tradita e karnavaleve, kanë ditur të përzgjedhin për të reaguar ndaj ndonjë problemi shoqëror, ndaj ndonjë plage shoqërore, ndaj edhe i falenderoi përzemërsisht ato për mesazhin që arriten të përcjellin në publik./a.g/

“Karnavale 2014”, pjesmarrje e madhe nga qytetarët

shkoderSHKODËR, 1 Mars/ATSH-G. Marku/- Ashtu siç ishte planikuar, paraditja e së shtunës ka pasur një të veçantë për qytetin e Shkodrës. Thuajse të gjitha rrugët që kishin për destinacion qëndrën e qytetit, kanë qënë të mpipolluara. Grupet e ndryshme të karnavaleve të shkollave nëntë vjeçare të qytetit, ku kujdesi për veshjet, dekorin dhe maskat që i shoqëronin, i janë drejtuar fillimisht sheshit përpara godinës së bashkisë së Shkodrs, dhe më pas, në formë parade, ato kanë parakaluar të gjithë aksin rrugor të pedonales së qytetit për t’u stacionuar në sheshin qëndron “Nënë Tereza”. Dhe, së bashku me to, në sheshin qëndror të qytetit, aty ku ishte vendosur edhe një skene gjigande që dirigjonte festen, kanë mbërritur edhe qytetarë të shumtë, mes të cilëve edhe mjaft familjarë, të cilët kanë shijuar prej së afërmi ditën e parë të Karnavaleve, programi i së cilës, në ndryshim nga vitet e mëparshme, këtë vitë do të zgjasë katër ditë.shkoder1
Paradës së ditës së oarë hapëse të kësaj feste, i ka paraprirë banda frymore e qytetit, e cila e dirigjuar nga maestro Kujtim Alija, solli emocion të veçantë me interpretimin e marshit të fiskulturistëve, dhe menjëherë pas saj, kanë parakaluar e një nga një të gjitha grupet e shkollave, ku secila prej tyre kishte ideuar një motiv më vete në përcjelljen e mesazheve siç e kërkon edhe vete tradita e festes së karnavaleve. Një risi nga paradat e festave të mëparshme, kanë qënë edhe motoçiklistët shkodranë, të cilët, edhe ato të mbështjellë me petkun e karnavaleve, janë pritur me ovacione të shumta nga qytetarët shkodranë që kishin mbushur sheshin “Nënë Tereza”.
shkoder2I emocionuar për atmosferen e krijuar në këtë ditë të shtunë, që është edhe dita e parë e festes së karnavaleve, ka qënë edhe Zv.Ministri i Kulturës, Zef Çuni, i cili në prononcimin e tij për mediat, nuk ka nguruar të përgëzojë Bashkinë e Shkodrës, si organizatore kryesore e këtij aktiviteti, por edhe prodhuesit e maskave dhe veshjeve veneciane, me administrator, zotin Edmond Angoni, fabrika e të cilit ushtron prej vitesh aktivitetin në qytetin e Shkodrës. Çuni, foli edhe për traditat e kahershme të kësaj feste në qytetin e Shkodrës, duke pohuar se Karnavalet në Shkodër, kanë traditë prej shumë e shumë vitesh, ku të paktën këto dhjetë vitet e fundit, kjo traditë është bërë aktive me festat emocionuese të organzuara vit, pas viti. “Kështu që edhe Minsitria e Kulturës e përkrah dhe e mbështet këtë aktivitet, dhe në ditët e ardhshme do ta mbështesë edhe më tepër financiarisht, pasi është një feste unikale në vendin tonë.”, përfundoi Zv.Ministri I Kulturës, Zef Çuni.shkoder3
Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, festa e Karnavaleve do të vijojë me të tjera aktivitete, ku krahas Dj-Muzikë, që kumbon pa ndërprerje në pika të ndryshme të aksit rrugor të pedonales së qytetit, qytetarët kanë rastin të shijojnë edhe Panairin e  Produkteve Bio dhe artizanal, shërbimin me birra të punishtave dhe fabrikave që operojnë në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që me po interes pritet edhe një ndeshje miqësore futbolli të ekipit të artistëve të teatrit Migjeni përballëe vajzave futbolliste kampione të Vllaznisë., takim i cili do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”./a.g/
  http://www.ata.gov.al/ambasadori-izraelit-david-cohen-feston-karnavalet-me-shkodranet-65760.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate