18 marzo 2014

Shqipëria "kërkon" turistë



Një herë në vit, bota e turizmit mblidhet në kryeqytetin gjerman të Berlinit, në atë që konsiderohet si evenimenti më i rëndësishëm turistik i planetit.

Mbi 160 mijë metër katrorë sipërfaqe dhe rreth 190 shtete pjesëmarrëse e bëjnë panairin e përvitshëm të Berlinit, vitrinën më të mirë për vendet që duan të reklamojnë produktet dhe atraksionet e tyre turistike.

Shqipëria ishte një ndër to. Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, vendi ynë u përfaqësua këtë vit si asnjëherë më parë me 18 operatorë privatë. Interesi te vizitorët e huaj ishte i lartë.

“Fotot e mrekullueshme të Shqipërisë dhe
Turizmi
Beograd, panairi botëror i turizimit
2013-ta, vit i mirë për turizmin grek
Turizëm, jo vetëm 3 muaj në vit
tekstet që kam lexuar për të, më kanë bindur se ky është një vend që dua ta vizitoj. Unë do vij në Shqipëri këtë verë. Kam në plan të vizitoj Valbonën dhe Thethin”, thonë të huajt.

Por, ka edhe nga ata që tashmë janë shndërruar në vizitorë besnikë të Shqipërisë: “Një tokë fantastike me njerëz të mrekullueshëm, e cila më mahnit sa herë që kthehem”, thotë një tjetër.

Interesi i lartë për stendën shqiptare është parë me optimizëm nga autoritetet. Për ministren Eglantina Gjermeni, ky është një sinjal i mirë për sezonin e ri turistik.

Optimizëm që ndahet edhe nga vet agjencitë turistike, të cilat presin rritje të vizitorëve të huaj. Por, në të njëtën kohë, ato tërheqin vëmendjen se kjo situatë kërkon mirëadministrim, pasi do të përcaktojë jo pak të ardhmen e turizmit shqiptar.

Enver Mehmeti thotë: “Interesi i lartë e bën këtë një moment të rëndësishëm, që do lërë shumë gjurmë në të ardhmen e turizmit shqiptar, ndaj duhet menaxhuar me kujdes”.

Agjencia e Turizmit thotë se për këto arsye, Shqipëria po punon për të krijuar imazhin e ri në sytë e të huajve dhe kjo ishte dhe motoja e stendës shqiptare në Berlin.

Turizmi gjeneron rreth 1,3 miliardë euro të ardhura në vit për ekonominë shqiptare, duke zënë rreth 13% të prodhimit kombëtar. / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate