26 ottobre 2013

Trashëgimia kulturore, restaurimet janë bërë pa kriter

Valeria Dedaj  23.10.2013
  • Pirro Thomo, një specialist karriere në restaurimin e objekteve të kultit të krishterë, por edhe të banesave historike tregon për problemet që hasen sot në fushën e trashëgimisë kulturore  
Ditën e djeshme, gjatë  konferencës ndërkombëtare “Rijetëzimi i  Trashëgimisë Kulturore,  potenciale dhe sfida”,  profesori Pirro Thomo, specialist karriere në fushën e trashëgimisë foli  për vështirësitë dhe problematikat që  ekzistojnë sot në Shqipëri, sa i përket restaurimit dhe mirëmbajtjes së  objekteve të shpallura monumente  kulture, por dhe atyre me rëndësi historike, që janë shkatërruar. Sipas profesorit, Shqipëria rreshtohet në ven-det e para, jo vetëm në Ballkan, por  dhe në Evropë, sa i përket numrit të  monumenteve. “Shqipëria numëron  1351 në listën e monumenteve të  kategorisë së parë, monumente këto  që përfshijnë lloje të ndryshme ndërtimore, sepse kanë ndërtime arkeologjike, inxhinierike, ndërtime të  kultit të krishterë dhe mysliman, qen-dra dhe ansamble historike, banesa  qytetare dhe fshatare etj”. Ky numër  nuk është i prerë, pasi në të nuk futen  shumë monumente që mirëmbahen  dhe restaurohen në qendrat historike  siç janë Butrinti, Antigonea, Bylysi  etj. Po kështu, brenda qendrave historike përfshihen një numër shumë i  madh ndërtimesh. “Nëse i konsiderojmë me vlerë të gjitha këto ndërtime,  numri i monumenteve që shteti ka  për detyrë t’i mbrojë dhe t’i restaurojë e kalon numrin 2000, por këtyre  duhet t’u shtohen dhe mijëra objekte që janë pjesë e kulturës kombëtare, përveç shumëllojshmërisë së  gjinive ndërtimore”. Sipas profesor  Thomos, situata vështirësohet dhe  nga harta gjeografike e këtyre monumenteve, sepse shpesh herë banesat  fshatare apo kalatë ndodhet në terrene shumë të vështira për tu restauruar. Përpos këtij realiteti profesori ngre pyetjet. A është në gjendje  shteti ynë të mbajë një barrë kaq të  rëndë? A janë shfrytëzuar të gjitha  mundësitë financiare, bashkëpunuese  për të përballuar gjendjen shumë të  dëshiruar të monumenteve? A është  e përgatitur shoqëria për tu ballafaquar me ketë sfidë madhore, siç  është mbrojtja e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar? A kemi ne  një politikë kulturore për t'u përgjigjur  këtyre nevojave? “Është një e vërtetë  e pamohueshme, që veprimtaria e  deritanishme në fushën e mirëmbajtjes dhe restaurimit të monumenteve  ka njohur arritje të shënjuara. Asokohe të transferosh kaq qendra historike, banesa, ndërtesa kulti etj, nuk  ka qenë një punë e lehtë, kurse tani shumica e restauratorëve të rinj  nuk e dinë sesi mund të kenë qenë  më parë këto ndërtesa, nuk i dinë  punimet që janë bërë në Berat, na  pazarin e Gjirokastrës, në Kishën e  Manastirit etj., që të bëjnë ndërhyrjet e duhura”. Këto janë vetëm disa  probleme që shfaqen në restaurimit  e monumenteve. “Nuk mund të mohohet se gjendja në përgjithësi nuk  është aspak e mirë, sepse shumë  monumente janë dëmtuar plotësisht, për shembull shtëpia e patri-otit, Luigj Gurakuqi në Shkodër, ka qenë një kryevepër nga ana arkitektoni-ke dhe e arteve të aplikuara, tavani, ox-haku etj., por është rrafshuar komplet,  kështu nuk zbehet vetëm kujtimi i Luigj  Gurakuqit, por dhe vlera që ka pasur kjo  shtëpi. Gjithashtu shtëpia e Flamurit në  Korçë, nga shtëpi muze është rrafshuar  dhe nuk e ekziston më”. E kështu mund  të numërohen raste pafund sipas profesorit, prandaj ai bëri thirrje që kjo  gjendje ku ndodhet trashëgimia jonë  kulturore të ketë një vëzhgim sistematik për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj.  Këtë e tregon dhe fakti se në banesat  fshatare apo kalatë janë bërë shumë  pak ndërhyrje vitet e fundit, megjithëse  gjendja e tyre lë për të dëshiruar. “Këto  fakte tregojnë ose se neglizhohet, ose  se nuk njihen vlerat e tyre. Gjithashtu  për këto ndërhyrje nuk mund të kërkohen fonde nëse nuk verifikohen dëmtimet. Si pasojë, deri më tani është bërë  një shpërndarje jo e drejtë fondeve të  akorduar nga buxheti i shtetit, apo të  organizatave ndërkombëtare”. Pra kriteri bazë i restaurimeve është gjendja e  monumenteve dhe rëndësia e tyre. Por  sa është ndjekur ky kriter? Profesori tregon se para disa vitesh u tenderuan  disa projekte të qendrave historike, por  në mungesë të bashkëpunimit midis institucioneve, ky program nuk ia arriti  qëllimit. Profesori përmend ndërhyrjet që janë bërë në Kalanë e Vjetër në  fshatin e Himarës, ku ishte parashikuar ndriçimi, rrethimi, stolat etj, por  pas kaq vitesh rezulton se nuk ka asnjë përdorim të kalasë. “Ata që e kanë  bërë nuk e dinë përse e bënë. Prandaj  duhet një bashkëpunim, duhet të ketë  sesione nga institucionet kompetente  nëse duhen ose jo këto ndërhyrje. Në  treg ka një numër të madh liçensash të  lëshuara në një kohë kur në universitete  prej disa vjetësh nuk ekziston dega e  Restaurimit, nuk ekzistojnë shkolla  apo kurse që mund të përfitojnë që  mund të japin aftësi për restaurimin”,  tha profesori.  Kur fondet për mirëmbajtjen e monumenteve janë të pamjaftueshme për  restaurimin e tyre, kërkohet kujdes në  menaxhimin e tyre. 
Monumentet, duhet ndërhyrje tërësore
Projekti REVATO përfshin një  sërë veprimtarish të tjera si:  identifikimi i pronarëve të  banesave “Monument kulture” dhe regjistrimi i tyre në një  bazë të dhënash, mbështetja për  regjistrimin e pronësive në Zyrat  e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, restaurimi i 11 çative në  të dyja qytetet historike, përgatitja  e 10 modeleve planesh biznesi që  demonstrojnë shembuj se si në ndërtimet historike mund të zhvillohen biznese të vogla, kryesisht në shërbim  të turizmit familjar, etj.  Në konferencë morën pjesë zyrtarë  përfaqësues të institucioneve të merren me trashëgiminë kulturore, specialistë, përfaqësues të ambasadave  të akredituara në Tiranë dhe donatorëve, si dhe qytetarë të dy qyteteve.  Drejtori i Fondacionit Gjirokastra, Sadi Petrela tha se: “Qëllimi është që të  krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e  ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare, si dhe donatorëve  që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe  gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë  profesionalizmi, larg çdo improvizimi amator dhe politizimi, apo instrumentalizomi për qëllime që nuk  kanë të bëjnë me përdorimin e TK si  aset identiteti kombëtar dhe evropian, por edhe zhvillimi e punësimi  duke respektuar mjedisin”. Projekti REVATO u zbatua nga fondacioni Gjirokastra me mbështetjen e BE.  Fondacioni Gjirokastra ka 12 vjet veprimtari në Gjirokastër dhe së fundmi  në Berat. Me mirënjohjen për mbi  20 donatorëve, fondacioni ka mobilizuar më shumë se 2 milionë euro  në mbi 50 projekte për menaxhimin  e trashëgimisë kulturore, zhvillimin  e turizmit dhe artizanatit, që kanë  kontribuar ndjeshëm për ta mbajtur  të ndezur shpresën e shpëtimit të  trashëgimisë kulturore në dy qytetet shqiptare të UNESCO-s. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=33130&kat=94

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate