07 Tetor 2013 - 11:23
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka tërhequr sot vëmendjen që të gjithë të bëjmë diҫka për të promovuar vendet turistike dhe vlerat që perfaqësojmë.
Ajo ka theksuar se zhvillimi i turizmit është zhvillim i vendit, pasi sjell të ardhura dhe punësim.
Zonja Gjermeni ka postuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, një foto që është publikuar në mediat italiane, me cilësinë e “fotos së ditës”, ku në horizont duken malet e Shqipërisë, të para nga porti i Otrantos.
Fotoja e ditës në faqen e internetit “Lecceprima.it”
Ministrja Gjermeni shkruan në diҫiturën e fotos:
“Një tjetër foto e publikuar në mediat italiane, ku shfaqen malet e Shqipërisë në horizont, të para nga porti i Otrantos, në Itali. Ky imazh është postuar në faqen e internetit “Lecceprima.it”, në rubrikën “Fotoja e Ditës”. Një foto që promovon bukuritë e Shqipërisë dhe meriton falenderime. Shqipëria ka shumë për të ofruar me natyrën dhe peisazhet mahnitëse, ende ta paeksploruara plotësisht edhe nga vetë qytetarët e saj. Të gjithë duhet të bëjmë diҫka për të promovuar vendet turistike dhe vlerat qe ne perfaqësojmë. Zhvillimi i turizmit është zhvillim i vendit, pasi sjell të ardhura dhe punësim”.
(a.jole/Balkanweb)
Nessun commento:
Posta un commento