02 ottobre 2013

Nis restaurimi i zonës muzeale në Gjirokastër oct/2013, Kërkohet edhe ndihma financiare e shtetit

02 tetor 2013 17:11
Shtimi i numrit të turistëve në Gjirokastër është shoqëruar me rritjen e interesit për të investuar në zonën muzeale të qytetit. Inisiativa te tilla qe kryesisht nderrmeren nga vete qytetaret jane pershendetur edhe nga turistet e huaj.
Punimet qëndrojnë në harmoni të plotë me ndërtesat e tjera. Kurse turistet kane mbetur te befasuar. 

“Unë jam nga Austria dhe të them të drejtën prisja të shikoja dicka të vecantë, por këtu është një qytet I tërë I ruajtur si muze. Më ra në sy një ndërtim shumë I bukur tek qendra e qytetit, të ndërtosh në këtë mënyrë është shumë e kushtueshme, për më tepër në këtë kohë krize. Janë për tu përshëndetur të tilla inisiativa por besoj se kanë edhe mbështetje nga shteti”- shprehet turisti austriak. 

Shtimi i numrit të turistëve në Gjirokastër është shoqëruar me rritjen e interesit për të investuar në zonën muzeale të qytetit. 

Kam dy ditë në Gjirokastër, është një qytet I bukur dhe I vecantë, për të kam lexuar së pari nga librat e Kadaresë. Është njësoj si në libër, më bën përshtyje fakti që ka shumë godina të rënuara, por kam parë edhe disa të reja që janë rregulluar sipas stilit të vjetër. Kjo është gjë mjaft e mirë duhet të kuptoni që tek ruajtja e stilit të vjetër është vlera e qytetit tuaj.

Ndërkohë që po bëhen tre ndërhyrje të plota në godinat përfund pazarit karakteristik dhe pranë vendit ku gjendej monumenti I ish dikatorit Hoxha. 
17 milionë lekë është fondi I dhënë se fundit për restaurimin e 3 banesave të vjetra gjirokastrite, fond që po menaxhohet nga UNESKO. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate