20 ottobre 2013

KUKËS/ EKSPOZITË ME 53 FOTO NGA NATYRA E PASUR E ZONËS VERILINDORE



Permasat: x


      KUKËS, 19 Tetor 2013
/ATSH-R.Hoxha/.-
Një ekspozitë  interesante fotografike, me 53 foto të zonave të ndryshme të rajonit verilindor, si dhe bimë të rralla dhe endemike, që gjenden vetëm në masivet pyjoret ë këtij rajoni, e çelur sot në mesditë në  mjediset e lokalit  “Valdrini” në qytetin e Kukësit, ka tërhequr vemendjen e artdashësve kuksianë dhe shumë të pranishmëve, të ardhur nga Prizreni, Kosovë.
      Ekspozita e biologut Besnik Hallaci, në qendër të saj ka foto nga natyra e pasur e zonës verilindore, me bimë të rralla dhe endemike të këtij rajoni.  Ekspozita, e mbështetur nga këshilli i qarkut të Kukësit, synon rritjen e interesit  për zhvillimin e turizmit malor në këtë rajon.
      "Natyra e veçantë e Valbonës, Shishtavecit, Gjalicës etj., mund t’i serviren turistit dhe të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e interesit për t’i vizituar këto zona”, tha në fjalën e tij kryetari i këshillit të qarkut, Ibsen Elezi.  Kjo ekspozitë, e para e këtij lloji, do të vijojë dhe kësisoj mund të nxitet më tej zhvillimi i turizmit malor", tha Elezi.
      Autori i ekspozitës, Besnik Hallaci, tha se "kjo është një punë mbi 15 vjeçare. Është një zonë me një faunë mjaft të pasur, aq sa në 10  vjet janë zbuluar 10 bimë endemike, mes të cilave edhe tulipani shqiptar".

      Në këtë  rajon, veç parkut natyror të Valbonës, është edhe ai i Pashtrik – Koretnik – Gjalicë – Korab. Vetëm në qarkun e Kukësit janë të pranishme 17 lloje bimësh endemike, nga 33 lloje bimësh të tilla, të evidentuara deri tani në shkallë vendit./s.s./

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate