08 ottobre 2013

Hapet “Trojet”, zyrë përfaqësimi për pjesë të flakura të trashëgimisë

Linda Spahiu koleksion sende etnografike me vlerë
08 tetor 2013 13:28
Mjeke për gati tre dekada, Linda Spahiu koleksion sende etnografike me vlerë. Ditët e fundit ajo hap një zyrë përfaqësimi në Tiranë për të ekspozuar vazhdimisht koleksione të vetat dhe të të tjerëve.

Kjo grua nuk bën më punën e tridhjetë viteve kur mjekonte fëmijë në pavijonet e Pediatrisë. Linda Spahiu sot mjekon sende, sende të rralla të trashëgimisë. Të ftuarit janë nga të dyja palët, mjekë dhe njerëz të etnografisë që e njohin pasionin e këtyre 20 viteve të Lindës. 

Koleksioni ka nga sot një zyrë përfaqësimi pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. 

Oda është një pikë kontakti kulture, është vend ku ekspozohen pjesë koleksioni vazhdimisht në qarkullim, edhe për koleksionistë të tjerë. 
Këto që shohim sot janë pjesë muralesh druri, dollapesh të prishur, sepetësh e kanapesh dikur të prishura. Shumë nga artifaktet janë gjetur tregjeve…

Burrat janë po aq të interesuar për të parë rezultain. Duart e tyre kanë veshur dhe restauruar odën në dru. Kanë shkëlqyer edhe këtë objekt që sipas zonjës së shtëpisë shpreh një thëni të vjetër: Burrë e grua janë gjarpërinj në një jastëk. 
Kati i sipërm është imitim fragmentar i dhomës së nuses nga Berati, i pajës, i pëlhurave të qëndisura vendase apo të importuara nga Lindja, i njëjti udhëtim si për bizhutë argjend të gruas, shumica të lara në ar.

Koleksionimi i objekteve shkon bashkë me njohjen e shenjave dhe simboleve aq të pasura dhe bashkëshkarisht përmbushin një proces që çon drejt shpëtimit dhe trashgëimit të sendeve kur zotëruesit e tyre kanë breza që nuk jetojnë.http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/34962

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate