"E parë nga Salento, Shqipëria është shumë e bukur". Ky është mesazhi që përcjell vetëm me një foto, bërë nga përtej detit, në Itali prej fotografit italian,
Roberto Rocca nga krahina e Puljas në Itali.
Disa ditë më parë, fotografi italian kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të Shqipërisë, të fokusuar nga Salento. Kjo foto, ishte përhapur me shpejtësi nëpër profilet e rrjeteve sociale, edhe në media italiane si "Gazzetta dell'Mezzogiorno".
Një imazh i bukur i Shqipërisë, e saktësisht Karaburunit në Vlorë, që u vu re dhe meritoi edhe falenderimin e ministres shqiptare të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e cila ka falenderuar me një letër fotografin, Roberto Rocca.
“Faleminderit për imazhin pozitiv të Shqipërisë, të cilin e keni përhapur nëpërmjet artit tuaj”. Kjo fjali, është një pjesë e mesazhit që shkruan në letrën e saj ministrja Gjermeni, drejtuar fotografit italian.
Ja letra e plotë që ministrja Eglantina Gjermeni i ka shkruar fotografit Rocca:
I nderuar z.Roberto Rocca!
Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që unë drejtoj, duke marrë shkas nga kjo foto, kam rastin t`ju falenderoj për vizionin e propozuar, në ekspozim të fotos tuaj në web.
Gjatë këtyre ditëve, jam vënë në dijeni të fotos tuaj, foto e cila po arrin një sukses të merituar në Shqipëri, me komente pozitive. E qartë dhe kaq pranë, Shqipëria paraqitet në të njëjtin horizont dhe pjesë e të njëjtit det.
E ndiej si detyrë t`ju falenderoj për imazhin pozitiv të Shqipërisë, që shpërndahet nëpërmjet artit tuaj. Ky imazh kalon tek njerëzit, kalon kufijtë e shumë vendeve, duke u trasformuar në një kartëvizitë mirëseardhje.
Duke ju uruar për suksesin e merituar, ju falenderoj në emër të popullit shqiptar dhe ju dërgoj përshëndetjet e mia të sinqerta.
Eglantina Gjermeni
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
(Gadishulli i Karaburunit, fotografuar nga Salento prej fotografit italian, Roberto Rocca).
(Në foto: Fotografi italian, Roberto Rocca).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento