DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
22 ottobre 2013
Përllogaritja: Gjirokastra, 58 mln euro trashëgimi kulturore
e Martë, 22 Tetor, 2013 | 13:30 pm
Me një shumë prej 58 milionë eurosh është vlerësuar trashëgimia kulturore e Gjirokastrës, ndërsa ajo e Beratit 20 milionë e 500 mijë euro. Kjo përllogaritje është bërë nga dy kompani të specializuara si pjesë e projektit REVATO-(Rijetësimi i trashëgimisë kulturore në qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës), të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar dy vitet fundit nga fondacioni “Gjirokastra”. Këto shifra kanë dalë nga përllogaritja përpjesëtimore që është bërë mbi bazën e vlerësimit si pasuri e patundshme të rreth 250 shtëpive, nga rreth 1000 monumente kulture që kanë të dyja qytetet shqiptare të UNESCO-s. Publikimi i këtyre shifrave është pjesë e konferencës ndërkombëtare “Rijetësimi i Trashëgimisë Kulturore – Potenciale dhe Sfida” në përmbyllje të projektit REVATO. Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe identifikimi i pronarëve të banesave monument kulture dhe regjistrimi i tyre në një bazë të dhënash, mbështetja për regjistrimin e pronësive monument kulture në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, restaurimi i 11 çative në të dy qytetet historike, si dhe përgatitja e 10 modeleve planesh biznesi që demonstrojnë shembuj se si në ndërtimet historike mund të zhvillohen biznese të vogla, kryesisht në shërbim të turizmit familjar etj. “Qëllimi është që të krijohet ndërgjegjësimi në shtresat e ndryshme të shoqërisë dhe administratës shqiptare, si dhe donatorëve që menaxhimi i trashëgimisë kulturore kërkon ndërhyrje tërësore dhe gjithëpërfshirëse me shkallë të lartë profesionalizmi, larg çdo improvizimi amatoresk dhe politizimi, apo instrumentalizimi për qëllime që nuk kanë të bëjnë me përdorimin e TK si aset identiteti kombëtar dhe europian, por edhe zhvillimi e punësimi, duke respektuar mjedisin”, shprehet drejtori i fondacionit “Gjirokastra”, Sadi Petrela.
http://www.panorama.com.al/2013/10/22/perllogaritja-gjirokastra-58-mln-euro-trashegimi-kulturore/
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento