19 ottobre 2013

Gërmimet e paligjshme në Gurëzezë Vijon nxjerrja e objektet antike, mungon ndërhyrja e autoriteteve


18 tetor 2013 22:01
Emrin e ka nga gurët e zinj, të denjë per pelegrinazh.
Pozicioni strategjik ne mbi 500 m lartësi e ka mbrojtur nga sulmet armike në mijera vjet, por jo nga hajdutet e objekteve antike.
Gurëzeza është një qytet ilir 17 km larg qytetit të Fierit.
Praktikisht askush nuk kujdeset për këtë territor.
Prej vitit 1994 me shkrirjen e strukturave pergjegjese arkeologjike, Gurzeza është berë pre e gërmimeve të paligjshme .
Objektet antike të nxjerra nga germimet e paligjshme jane statuja, ene qeramike, buste, te gjitha kane përfunduar në treg të zi.
Fatin e Gurëzezës mund ta kene edhe shumë qendra të tjera arkeologjike në Fier. Njësitë vendore janë të paafta për të mbrotjur vendbanimet antike që ndodhen brenda territorit të tyre.
Pak dite me pare, policia arrestoi një banor të zonës ne banesen e te cilit u gjeten 3 objekte antike dhe vepra arti. Mes tyre kishte edhe nga Gurëzeza.
Gurëzeza mendohet të jetë themeluar ne shek IV para eres sone. Arkeologët thone se qyteti ka qënë qendër e mbretit ilir Monun-it pas zbulimit te një thesari prej 3500 monedhash bronzi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate