06 ottobre 2013

Orikum, parku arkeologjik në harresë

Orikum, parku arkeologjik në harresë
05/10/2013 
Parku i Orikut ndodhet në lindje të qytetit të Orikumit, prej të cilit qyteza ka marrë dhe emrin. Ky park arkeologjik ndodhet në bazën e Pashalimanit dhe në vitin 2005 ka marrë statusin e "Parkut Kombëtar". 

Prej muajsh atje një grup arkeologësh zviceranë në bashkëpunim me palën shqiptare, si dhe specialistë të Drejtorisë së Monumenteve të Vlorës kanë bërë disa gërmime, duke zbuluar një kanal kullues, një shtëpi dhe një pjesë të murit rrethues të qytezës së Orikut.

Specialisti Kriledian Cipa shpjegon në mënyrë më të detajur dinamikën e këtyre gërmimeve dhe zbulimet që janë bërë, por thekson se qyteza arkeologjike rrezikohet për shkak të grabitësve të varreve, të cilët kanë filluar gërmimet duke shkatërruar arkeologjinë e qytezës.

Pavarësisht se është në një zonë të mbrojtur ushtarake, grabitësit kanë filluar të shkatërrojnë këtë park arkeologjik kombëtar. Rruga që të çon atje është pothuajse e shkatërruar, ndërkohë që në zyrat e këtij parku nuk gjen askënd që të orientojë turistët.



/ Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate