DHURATA HAMZAI
30 Tetor 2013 - 05:45
TIRANE- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u mblodh sërish këtë muaj për të diskutuar një sërë problematikash të fushës. Qëllimi i takimit kishte të bënte me prezantimin e Forumit të Trashëgimisë, si një zë dhe opinion intelektualësh, pa bindje politike, por me dëshirën e mirë në mbrojtje të Trashëgimisë kulturore. Takimi theksoi idenë se ky grupim vullnetar do të vazhdojë të jetë një Forum aktiv në mbrojtjen e këtyre çështjeve, pavarësisht ikjes se një qeverie apo një ministri, u tha dje në mbledhje.
Në veçanti Forumi i Trashëgimisë është shumë i shqetësuar për situatën ku ndodhet Shtëpia ku u shpall Republika e Korccës dhe takimi i mbrëmshëm u përqendrua më shumë në këtë pikë. Në mbarim të këtij takimi ku ishin shumica e anëtarëve të saj, u ra dakord që Forumi t’i bënte publike konkluzionet që dolën nga ky takim. “Shtëpia e Republikës në Korçë (informacionet janë që është rrafshuar tërësisht, dhe janë hequr prej aty dhe gurët. Bazuar ne ligjin për trashëgiminë, duhet që kjo shtëpi, të ribëhet sikurse ishte). Për këtë duhet të shprehet edhe Ministria e Kulturës”, shkruhet në pikën e parë të raportit të këtij forumi. Gjithashtu anëtarët e forumit kanë rënë dakord edhe që të bëhet “Anulimi i ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht ka vendosur për prishjen e Piramidës. Pika e tretë që u trajtua në mbledhje ishte “Rivendosja në listën e objekteve Monument Kulture të të gjithë atyre objekteve që janë hequr gjatë këtyre viteve nga lista. Gjatë mbledhjes, Forumi ka trajtuar edhe çështjen e një vargu akuzash, të cilat kane pasur edhe ndjeshmëri të madhe publike.
“Forumi i Trashëgimisë do t’i kërkojë Ministrisë së Kulturës që të bëjë publike të dhëna, argumente e informacione, se si do të ndiqen tani e në vazhdim këto çështje me ndjeshmëri të lartë. Në veçanti informacion publik për shpenzimet e taksapaguesve shqiptare që janë përdorur në restaurime, si, ku, kanë përfunduar këto investime publike”, theksohet në raportin e këtij forumi. Mbledhja ka pasuar edhe një rekomandim për Ministrinë e Kulturës, ku thuhet që të bëhet vendosja e tabelave informuese të gjithë monumenteve të Kulturës në të gjithë vendin. Gjatë kësaj mbledhjeje forumi nuk ka harruar që të ribëjë edhe një herë publik shqetësimin e madh për ndërtimet e paligjshme në Kalanë e Prezës, në Gjirokastër, Sheshi Fantazia dhe në hyrje të Kalasë së Krujës. “Forumi dëshiron t’i kërkojë Ministrisë se Kulturës që i gjithë dokumentacioni teknik i Këshillit Kombëtar të Restaurimit të behet edhe publik në website online”, shkruhet në raportin e kësaj mbledhjeje, ku hidhet edhe ideja që “një përfaqësues i Forumit, sipas çështjeve, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Restaurimit pa të drejtë vote”.
Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=184563&NomeCategoria=kulture&Titolo=-do-t--b-het-me-muzeun-n--kor---dhe-piramid-n&IDCategoria=2730&approval#comments-form
Synimi është shpëtimi nga shembja e ndërtesës së Piramidës.
Të anulohet ligji për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar në vend të Piramidës. Ky ishte një nga konkluzionet e mbledhjes më të fundit të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Përmes një njoftimi për shtyp mësohet se një ndër çështjet kryesore të marra në shqyrtim në këtë mbledhje ishte dhe ajo e shembjes së ndërtesës së ish-muzeut të Enver Hoxhës, apo, siç njihet ndryshe, Piramida.
Dy vjet më parë në 14 korrik 2011, Parlamenti shqiptar, pa praninë e opozitës së atëhershme, maxhorancës së sotshme, miratoi projektligjin “Për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”, i cili mendohej të ndërtohej për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kompleksi i ri i Parlamentit u parashikua të ndërtohej në vendin ku sot ngrihet piramida, e cila pas disa ndërhyrjesh, për gjoja kthimin në një muze të artit bashkëkohor, u katandis si mos më keq.
Vendimi për ngritjen e Kuvendit të ri të Shqipërisë, për projektimin e të cilit u shpall fituese një studio arkitekturore vjeneze, u kundërshtua asokohe nga Bashkia e Tiranës, e cila e ankimoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Por, kjo e fundit rrëzoi pretendimin e Bashkisë së Tiranës për pezullim të vendimit të Kuvendit “Për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar”. Gjatë mbledhjes, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vendosi të kërkojë “anulimin e ligjit për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, që automatikisht ka vendosur për prishjen e Piramidës”.
ÇËSHTJE TË TJERA
Po kështu, krahas diskutimit për mbrojtjen e Piramidës, si pjesë e trashëgimisë kulturore u morën në shqyrtim edhe të tjera çështje të rëndësishme, si ringritja e Shtëpisë së Republikës, e cila tashmë është e rrafshuar komplet, rivendosja në listën e objekteve Monument Kulture, të të gjitha atyre objekteve që janë hequr gjatë këtyre viteve nga lista, vendosja e tabelave informuese në monumentet e kulturës, rishikimi i ndërtimeve të paligjshme në Kalanë e Prezës, në Gjirokastër, sheshit “Fantazia” dhe në hyrje të Kalasë së Krujës. Për sa më sipër, Forumi do t’i bëjë me dije Ministrisë së Kulturës dhe do t’i kërkojë asaj informacione se si do të procedohet më tej mbi këto çështje.
Forumi do të kërkojë transparencë në lidhje me shpenzimin e financimeve që vijnë nga xhepat e taksapaguesve, si dhe që një përfaqësues i Forumit, sipas çështjeve, të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të Restaurimit pa të drejtë vote. Përmes njoftimit për shtyp mësohet se, krahas diskutimit të disa çështjeve të konsideruara urgjente, qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me prezantimin e Forumit “si një zë dhe opinion intelektualësh, pa bindje politike, por me dëshirën e mirë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”. Pavarësisht se disa prej anëtarëve kryesorë të këtij forumi janë impenjuar në qeverisjen e re, është rënë dakord që ky grupim vullnetar të vazhdojë të jetë aktiv për mbrojtjen e çështjeve që lidhen me trashëgiminë kulturore.
PANORAMAhttp://www.panorama.com.al/2013/10/30/forumi-i-trashegimise-te-anulohet-ligji-per-parlamentin-e-ri/#comments
Nessun commento:
Posta un commento