ATSH-Laureta Roshi
Në kalatën e portit të Sarandës është ankoruar anija me vela “Sea Could II” në bordin e së cilës janë 100 vizitorë. Anija është nisur nga Katanja e Italisë dhe pas Sarandës do të lundrojë drejt Kotorrit në Malin e Zi.
Në kapitenerinë e portit, specialisti Kosta Dhima pohon se mbërritja e anijes me vela çdo dy javë sjell vizitorë drejt Butrintit, dhe në programin e guidës një ditore në Sarandë është përfshirë edhe qëndrimi në qytet.
Është hera e parë që anija bregëzohet në kalatën e re. “Sea Coul II”, e gjatë 180 metër është një ndërtim i hershëm i kompanisë Valleta.
Vizitorët e huaj janë mirëpritur nga agjensia turistike “Pirro”, dhe të organizuar në autobuza kanë rrugëtuar drejt Butrintit, qytetit antik pasuri e trashëgimisë botërore, 16 kilometër larg Sarandës./i.s/ /gj.m/
http://www.ata.gov.al/NewsStyle.aspx?NewsItemID=605651&News_Date=01/10/2013
Nessun commento:
Posta un commento