VLORE - 07 Tetor 2013 - 10:05
Dy delfinë kanë qenë vizitorë këtë fundjavë në ujërat e gadishullit të Karaburunit. Prania e tyre në këtë zonë sipas peshkatarëve është e rrallë. 
Delfinët kanë përshkuar një gjatësi të konsiderueshme përgjatë gadishullit, duke ju drejtuar vaskave të peshkimit. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e peshkatarëve, të cilët shprehen se kjo gjë ndodh shumë rrallë dhe nuk dihet nëse delfinët janë shfaqur në këto ujëra të tërhequr nga vaskat e peshkut, apo kanë marrë një drejtim të gabuar. 
Gjithsesi prania e tyre ka bërë më tërheqëse fundjavën në gadishullin e Karaburunit për shumë vizitorë. 
(er.nu/news24/BalkanWeb)
 

 
 
Nessun commento:
Posta un commento