09 ottobre 2013

Kamenica, fshati mesjetar nga duhet te ktheje syte Turizmi

Kamenica ka qenë një fshat mesjetar afer Palavlise se Delvines. Popullsia e fshatit u largua qe andej në fillim të shek. 17, per aresye ende jo te zbuluara e te studjuara. Arkeologët, që më në fund i janë rikthyer mesjetës arbërore, thonë se është qendra më e ruajtur në pellgun e Mesdheut. Deri më sot, energjitë e ekspeditave dhe studimeve arkeologjia jonë i ka derdhur në lashtësinë dhe kohët antike. Sondazhet e eksperteve në terren kane shtruar pretendime për Kamenicën. 
Banesa të mëdha, për 606 familje, denduri kishash, gjithsej 12, me jetë aktive prej shekullit të 13 deri në të 17'-in, flasin për një territor të zhvilluar krah për krah me vende të Evropës, në periudhën pararilindase. 
Kamenica ka pasur ndërtime të mira dhe të forta, gjurme te te cilave shihen edhe ne kete fotoreportazh te vitit 2002. 
Sipas eksperteve, ajo është gjysmë e gatshme për t’i shërbyer politikave aktuale për turizmin. Por së pari duhet njohur ajo. 
Mosveprimi i shtetit dhe i strukturave te specializuara te tij, ka bere qe per njohjen dhe eskplorimin e kesaj qendre te rralle ne Mesdhe, te paret te jene njerezit qe kerkojne thesare. 
Ate qe kalimi i shekujve nuk e beri, po e bejne thesarkërkuesit, që shkojnë dhe gërmojnë në 12 kishat e ketij fshati. Ka shumë thesarkërkues që enden andej, duke sjelle shkaterrim. 
Kjo nga mosverpimi shtetit, po shkaterruese duket se Kamenices po i vjen shkaterrimi edhe nga veprimi i mbrapshte i te njejtit shtet i mbuluar nga indiferenca. per Kamenicën. Kjo behet me politika te quajtura zhvillimore qe sjellin ne portat e Kamenices landfillin e pleherave nga Saranda e Delvina. 
E gjithë bota rregullohet në një mënyrë të tillë, që atje ku ndërtohet ka bashkëpunim me arkeologjinë, ndersa ketu ndodh ndryshe. 
Te paktat studime për Kamenicën në vitet shtatëdhjetë nuk japin asnjë të dhënë se cilat ishin shkaqet që nxiten largimin e popullsise se ketij fshati në fillim të shek. 17. 
Sidoqoftë, e shkuara mesjetare e tij duhet t’i jape një te ardhme te mire kesaj qendre te cilesuar interesante ne Mesdhe.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate