Të dashur miq te Smart Tourist Albania,
Veç bukurisë së dhuruar nga natyra e Zoti, bregu ynë ka edhe vlera e monumente të ndërtuara nga të parët tanë në shekuj. Në një segment të shkurtër të Brigjeve Shqiptare nga Qeparo i Vjetër gjer në Borsh shtrihen tre kala – fortifikime me vlera të veçanta monumentale, kulturore, historike pjesë e identitetit tonë kombëtar. Kalaja e Qeparoit, Kalaja e Porto Palermos e ndryshe njohur si Kalaja e Ali Pashës e në fund e bukura e pamposhtur Kala e Borshit. Këto kala kanë një potencial të veçantë turistik. Më e spikatur mes tyre është Kalaja e Borshit, Njohur si Kalaja e Sopotit e më tej si Portat e Labërisë. Shumë nga ne kanë kaluar pushime e fundjava vere në Jug por disa kanë neglizhuar të vizitojnë këtë mrekulli.
Ejani me ne fundjavën 18 – 20 tetor, të pastrojmë dhe promovojmë Portat e Labërisë!!Motoja jone eshte Act Now as a Smart Tourist!
ORA DHE VENDI I NISJES PER AKSIONISTET
Per te gjithe aksionistet tane qe jane regjistruar tek Platforma Eventbrite, dhe kane mare bileten e tyre nisja neser (e premte date 18) ne oren 15.00. Vendi i nisjes eshte Materniteti i ri i Tiranes (tek Bryli). E shtuna Aksion ne Kalane e Borshit, e Diela aksion ne Qeparo Fshat. Mir u takofshim neser!!! Mos hezitoni te na shkruani ne Facebook.
Regjistrimi në https://kalateebreguttim.eventbrite.com /. Printo Bileten për të siguruar transport; akomodim dhe vakte gjatë ditëve të aksionit. Transporti drejt Borshit (e premte ora 15).
Ata qe deshirojne te udhetojne te organizuar drejt Borshit te premten pasdite do te duhet te sigurojne bileten e tyre falas nepermjet kesaj platforme: https://kalateebreguttim.eventbrite.com /
Kështjella Porto Palermo.
Ndërtuar në kohën e pashallëqeve të mëdha shqiptare si pjesë e Pashallëkut të Janinës ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. Më herët kjo zonë kish qenë edhe manastir. Fortifikimet kanë karakteristika të veçanta të mbrojtjes, qëndresës dhe sigurisë. Kjo kështjellë u përdor gjatë kohës së komunizmit herë për të internuar kundërshtar të regjimit e herë si pjesë e makinerisë ushtarake të kohës. Megjithëse kështjella ka mure të forta fortifikuese, histori qëndresash në luftëra dhe sulme nga deti, shumë e njohin si kështjella e Vasliqisë dhe besojnë versionin se kështjella u ndërtua për nder të gruas së bukur e të re të Pashait. Fakt është që kështjella ishte në funksion të qëndresës dhe betejave në pashallëkun e Janinës ndërsa fare pranë saj shtrihet edhe Gjiri i Vasiliqis, një gji i bukur ku rrëfehet se dikur ndërsa Vasiliqia lahej në ujërat kristal të Jonit nga kështjella pashai admironte me dylbi hiret e gruas së tij të re.
Kalaja e Borshit.
Borshi është një fshat i lashtë. Kështjella e tij daton në shekullin IV para erës së re. Kjo kështjellë në mesjetë njihet si Kështjella e Sopotit. Ka mure të trasha tre metra të punuara me blloqe të mëdha guri dhe zë 5 ha sipërfaqe. Është simbol i qëndresës së burrave e grave të Labërisë e njohur dhe në këngët e trimërisë e qëndresës shqiptare. Në vitin 1417 ra në duar të osmanëve. Për të u bënë një varg betejash ndërmjet kryengritësve himarjot dhe pushtuesve. Në vitin 1914 Borshi i vjetër u dogj nga shovinist grek, banorët shkuan si refugjat në Vlorë dhe vetëm disa prej tyre u kthyen për të ndërtuar shtëpitë e vjetra. Kështjella është monument i kategorisë së parë. Kjo kështjellë ka ende në bedenat e saj pjesë të artilerisë së rëndë të përdorura në beteja. Brenda kështjellës është një objekt religjos me vlera të arkitekturës dhe artit mural. Kështjella është e famshme për pozitën e saj strategjike që krijon mundësinë për fushë pamje dhe kontroll në mbarë brigjet e detit Jon në tre shtete. Pamje e rivierës nga bedenat e kështjellës së Borshit është një mrekulli me atraksion të veçantë për turist e vizitorë.
Qeparo Fshat
Dëshmohet si vendbanim i vjetër i shekullit IV para erës së re. Që në shekullin e XV njihet me këtë emër apo shqiptuar si Kleparo apo Keparesh. Mbart kështjellën Ilire të Karosit si monument Kulture. Gjatë shekujve XVIII – XIX fshati ishte i rrethuar me mure të vjetra fortifikuese. Fshati shtrihet buzë detit Jon dhe shquhet për kultivim të agrumeve dhe ullirit.
https://www.facebook.com/events/163329140532268/?notif_t=plan_user_invited
Nessun commento:
Posta un commento