NGA MATILDA ZAIMI
30 Tetor 2013 - 11:40Alpinisti 25 vjeçar Iglin Shyti, para dy muajsh ngjiti majën më të lartë të Amerikës Veriore në Alaskë. Maja e quajtur Denali ishte 6195 metra e lartë.
Objektivi kryesor i Iglinit së bashku me dy shqiptarë të tjerë Gjergj Bojaxhiun dhe Gert Pishtarin ishte që të ngulnin aty, në majën më të lartë të Amerikës Veriore, flamaurin shqiptarë.
Këtë synim, Iglini së bashku me grupin e tij që kanë themeluar një shoqatë alpinizmi me një grup të vogël pjesëtarësh, duan të ngjisin të gjitha majat më të larta të botës duke vendosur një traditë të veçantë siç është ngulja e flamurit shqiptarë në shtatë majat e shtatë kontinentëve në botë.
Iglini në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu gjithë eksperiencën e tij në ngjitjen e majës më të lartë në Alaskë si dhe tregoj peripecitë, vështirësitë por edhe kënaqësinë e madhe që morrën duke arritur në këtë majë të lartë duke ngulur flamurin shqiptarë.
Gjithashtu, Iglini thotë se alpinizmi në Shqipëri po fillon të ketë një zhvillim “këto vitet e fundit alpinizmi ka një rimëkëmbje”, thotë ai.
Iglin, çfarë mund të na thuash për ngjitjen në majën më të lartë të Amerikës Veriore?
Kjo ishte një nga majat e rradhës në kuadër të një projekti që quhet “Seven summit” që do të thotë “shtatë maja” ku ne ngjisim shtatë majat e shtatë kontinentëve. Kjo majë që ne ngjitëm, Denali, është maja më e lartë e Amerikës Veriore dhe ndodhet në Alaskë e cila 6195 metra e lartë.
Kjo ishte ngjitja ime e parë në kuadër të këtij projekti dhe ishte shumë emocionuese për mua.
Ju ngritët atje flamurin shqiptarë, a ndiheni krenar për këtë arritje në majën më të lartë të Amerikës Veriore?
Ta ngresh flamurin nëpër majat më të larta të botës është një gjë e bukur dhe ne ndihemi krenar, madje në këtë mënyrë ne promovojmë dhe Shqipërinë sepse shumë vende nuk na njohin ende.
Flamurin nuk e ngrita vetëm por e ngrita bashkë me dy shokë shqiptarë të tjerë Gjergj Bojaxhi dhe Gerti Pishtarin.
A mund të ndash me ne eksperiencën gjatë ngjitjes së majës së Denalit, vështirësitë por edhe kënaqësitë e kësaj aventure?
Maja e Denalit njihet si maja me një vështirësi për shkak të temperaturave që shkojnë deri në minus 50 gradë që kanë arritur. Por një tjetër vështirësi ishte që ne gjithë peshën duhet ta mbanim vetë sepse nuk kishte sherpa apo transportues vendas që të na ndihmonin për të mbajtur materialin.
Përveç lartësisë që ishte relativisht e konsiderueshme ne duhet ta hasim gjithë peshën që duhet ta mbanim mbi shpinë. Ne ishim tetë veta gjithsej të ndarë në dy grupe, katër me katër. Dhe në çdo grup kishte nga një guidë që ishte një vendas.
Gjatë gjithë kohës ishim të shoqëruar me litar, pasi Denali ka shumë kravasa që janë gropa të thella në borë por që mbulohen nga bora dhe bëhen të padukshme. Ne rrezikonim të binim brenda tek to dhe kjo mund të ishte fatale për jetën.
Çfarë i duhet një alpinisti të ketë në çantën e tij të shpinës për të ngjitur një majë?
Aty duhen të gjitha pajisjet e domosdoshme pasi duhet të marrësh masat e duhura për të përballuar një kohë të keqe apo një stuhi. Ne mbajmë çandra, sleeping bag që janë dyshekët e flejtjes, ushqime, xhupa më të trashë sepse temperaturat variojnë. Përveç këtyre ne gjatë gjithë kohës ishim të lidhur me litar.
A patët ndonjë problem gjatë ngjitjes?
Probleme jo por këto rëniet nëpër kravasat, pengesat, rrëshkitjet ishin gjëra të zakonshme por ndonjë aksident me pasoja nuk na ndodhi. Ne u favorizuam edhe nga koha, madje koha qëndroj me ne deri në momentin që ne arritëm në majë.
Në qoftë se ne do të ishim vonuar qoftë 10 minuta nuk do ja kishim dalë mbanë deri në majë pasi me të mbërritur në majë, me të ngritur flamurin, bëmë dhe fotot e çastit. Të gjitha këto veprime zgjatën 10 minuta. Pas 10 minutave filloj një stuhi që ne kemi zbritur me vrap poshtë.
Çfarë përfaqëson për ju alpinizmi?
Përveç kënaqësisë ku sport ka shumë të mira edhe për shëndetin. Ne bëjmë shumë stërvitje dhe për të qenë një alpinist i mirë duhet të jesh dhe një njeri i shëndetshëm.
Një nga arsyet pse unë e fillova këtë sport ishte se doja të shikoja dhe të eksploroja natyrën së paku natyrën shqiptare sepse ne kemi shumë vende të bukura por mungesa e infrastrukturës bën që ne mos të arrijmë deri atje. Dhe na duken majat sikur kanë një distancë shumë të largët.
Keni eksploruar në Shqipëri në majat e saj?
Po, sigurisht. Ne stërvitjen tonë e bëjmë në majat e Shqipërisë. Në majën e Korabit apo Jerzecës, lugina e Valbonës apo e Thethit janë poligone shumë të mira stërvitje. Por nuk kemi pse të shkojmë dhe aq larg kur kemi malin e Dajtit që përveç se është një poligon stërvitjesh shumë i mirë është dhe një malë ku ofroj dhe argëtimin.
Maja që ju ka ngelur më tepër në mëndje për bukuritë natyrore të saj në Shqipëri?
Me qejf kam shumë luginën e Thethit në krahasim me luginën e Valbonës. Atë luginë e preferoj më shumë. Dhe të gjitha majat që kjo luginë ka më pëlqen ti ngjis dhe t`i ringjis.
Ja vlen që të gjithë të shikojnë çka natyra jonë na ka falur dhe ta shijojmë. Vetëm kur i shikon ato bukuri mund t`i përjetosh. S`mund t`i përshkruash dot me fjalë.
Cili është pikësynimi juaj pas majës së Denalit në Alaskë?
Pas Kilimanxharos, Everestin dhe majës së Denalit ne në kuadër të projektit të shtatë majave do të ngrejmë flamurin edhe në katër maja të tjera më të larta të botës.
Projekti i rradhës është Akonkagua që është maja më e lartë e Amerikës së Jugut. Këto janë aktivitete që kushtojnë dhe pa sponsorat ne nuk do arrinim dot t`i bënim këto aktivitete
. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/alpinisti-synon-te-vendos-flamurin-shqiptare-ne-majat-me-te-larta-te-botes-184623.html#sthash.sSDRbE5b.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento