20 ottobre 2013

KUMBARO: RISHIKIM KUADRIT LIGJOR PËR ADMINISTRIMIN E TRASHËGIMISË KULTURORE

Permasat: x



     TIRANË 20 Tetor 2013 /ATSH/ - Në vijim të vendimeve të fundit të KKT-së, lidhur me marrjen e nismës për hartimin e planit të përgjithshëm të territorit dhe pezullimin  e dhënieve te lejeve zhvillimore që prekin zonat e Trashëgimisë Kulturore, ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro bën me dije se : ‘Deri në mbarimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj të varësisë, do të bëjnë evidentimin dhe përditësimin e të dhënave për monumentet e kulturës, zonat muze, ansambël muze, qendra historike dhe parqet arkeologjike, si dhe do të përcaktojë rregullat që kanë ndikim në planifikimin e territorit për secilën kategori”.
      Ministrja Kumbaro, sot, gjatë një komunikimi me gazetarët tha se, 
 “Pezullimi i dhënieve të lejeve zhvillimore që prekin zonat e Trashëgimisë Kulturore do të frenojë këtë cënim me pasoja shpesh të pakthyeshme, që i rëndojnë fort kulturës së sotme dhe kujtesës së ardhshme”.
     Në vlerësimin e ministres Kumbaro, në listën e prioriteteve të institucionit që drejton, janë përcaktuar tre momnete që i paraprinë konkretizimit të vendimit të mësipërm. 
-Rishikimin e të gjitha vendimeve dhe të kuadrit ligjor që rregullon administrimin e trashëgimisë kulturore në këto zona.  - Përcaktimin e kompetencave të qarta të institucioneve të Trashëgimisë Kulturore, të cilat nuk duhet të veprojnë në bazë të vullneteve individuale dhe as të interesave të ditës, por si rezultat i kuadrit ligjor, vendimeve kolegjiale dhe afatgjata të eksperteve të fushës.- Një reformë në sistemin e administrimit të TK për një menaxhim më të mirë territorial, për rritje të përgjegjësisë së aktorëve në terren dhe për një mbulim më të plotë të territorit”./b.k/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate