17 luglio 2012

Zbulohet Kurani shekullor i vitit 1217 Më i vogli në vendin tonë

Një kuran që i përket viteve 1217 është gjetur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në Krrabë të Tiranës. Ajo çfarë e bën më interesant këtë zbulim është fakti se Kurani është i përmasave shumë të vogla dhe është i pari i këtij lloji i gjetur në vendin tonë.

Kurani është në një gjendje fizike të mirë dhe madje është ende funksional megjithëse daton që në vitin 1217. Kurani është i vendosur në një kuti prej llamarine në mesin e së cilës ka një lupë, që shërben për zmadhimin e shkronjave për t'i lexuar.

Përmasat shumë të vogla të Kuranit që ka një gjatësi 2. 5 cm, gjerësi 2 cm dhe një trashësi 09 mm, bëjnë që ky kuran të jetë më i vogli i gjetur ndonjëherë në vendin tonë. Ndërsa Balla nuk heziton të tregojë jashtë kamerave se ai e ka përdorur atë edhe si hajmali, si një mjet që sjell fat për familjen e tij. http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/zbulohet-kurani-shekullor-me-i-vogli-ne-vendin-tone-100385.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate