
Turizmi
në Voskopojë po zhvillohet vetëm falë punës së banorëve të fshatit.
Gjithçka që është në dorën e tyre prej kohësh është gati për turizmin
veror, por infrastruktura dëmton imazhin e fshatit turistik. Përbri
rrugëve të dëmtuara ngrihen ndërtesat e reja apo të rikonstruktuara të
gjitha duke ruajtur arkitekturën autoktone, duke krijuar kështu një
kontrast të dukshëm ndërmjet komoditetit të shtëpive dhe rrugëve të
dëmtuara.
Përvec 70 % të ndërtesave të reja apo të rikonstruktuara edhe biznesi familjar i është përshtatur kërkesave të turistëve për ushqimet bio të zonës .
Familja Ifrat, ka ardhur nga Izraeli për tu njohur me atë që ka mbetur nga kulmi i qytetërimit të saj në mes të viteve 1700 .
"Ne kemi zgjedhur të vijmë në Voskopojë për tu njohur me qytetërimin e saj për ta prekur atë nga afër. Natën e kemi kaluar në një hotel familjar ku jemi mikpritur nga njerëz shumë të dashur e punëtore. Ne erdhëm këtu sepse kishim dëgjuar që është një fshat shumë I bukur dhe mbi të gjitha për tu njohur me historinë e qytetërimit të tij të lavdishëm", shprehet Oefra Irfat, turiste izraelite.
Voskopoja e lënë jashtë vemëndjes të investimeve duket se sërisht po mbahet e zhvillohet nga tradita e banorëve e saj ashtu si 300 vjet më parë.
Jorgjeta GjançiPërvec 70 % të ndërtesave të reja apo të rikonstruktuara edhe biznesi familjar i është përshtatur kërkesave të turistëve për ushqimet bio të zonës .
Familja Ifrat, ka ardhur nga Izraeli për tu njohur me atë që ka mbetur nga kulmi i qytetërimit të saj në mes të viteve 1700 .
"Ne kemi zgjedhur të vijmë në Voskopojë për tu njohur me qytetërimin e saj për ta prekur atë nga afër. Natën e kemi kaluar në një hotel familjar ku jemi mikpritur nga njerëz shumë të dashur e punëtore. Ne erdhëm këtu sepse kishim dëgjuar që është një fshat shumë I bukur dhe mbi të gjitha për tu njohur me historinë e qytetërimit të tij të lavdishëm", shprehet Oefra Irfat, turiste izraelite.
Voskopoja e lënë jashtë vemëndjes të investimeve duket se sërisht po mbahet e zhvillohet nga tradita e banorëve e saj ashtu si 300 vjet më parë.
Nessun commento:
Posta un commento