02 luglio 2012

Turizmi në Vlorë, pushuesit: Duam pastërti e aktivitete


më 02 Korrik 2012
Mungesa e pastërtisë, e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive, cmimet e kripura janë shqetësimet kryesore për qytetarët dhe pushuesit e kësaj vere në qytetin bregdetar të Vlorës. Të pyetura nga kamera jonë, qytetarët ankohen se në shumë zona, sidomos në plazhe, nuk ka kushte të mjaftueshme higjenike.

Ata e shohin këtë fakt si një minus të madh që i jep Vlorës një imazh negativ. Nga ana tjetër, cmimet e larta dhe abuzive të produkteve janë një tjetër problematike, për të cilën qytetarët kërkojnë të merren masat e nevojshme sa më parë, pasi ky fakt largon turistët.

Po ashtu, edhe aktivitetet kulturore, artistike janë një avantazh më pak për Vlorën, pasi organizohen shumë rrallë. Megjithatë, pavarësisht problemeve që mbart, ashtu si shumë zona të tjera turistike, Vlora vijon të mbetet destinacioni më i frekuentuar i shqiptarëve, kosovarëve, maqedonasve e më gjerë. http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047257657/titulli/Turizmi-ne-Vlore-pushuesit-Duam-pasterti-e-aktivitete8195

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate