Shëngjin - Publikuar: Korrik 17,2012 - 13:27
Shëngjini
po tërheq vit pas viti vëmendjen e turistëve të huaj. Numri i anijeve
turistike kryesisht nga europa perëndimore është dyfishuar. Kështu në
vitin 2009 kanë mbërritur në portin e shëngjinit 35 anije
turistike,ndërsa në 2011-ën, 79. Për këtë arsye me vendim qeveria janë
thjeshtuar procedurat e përpunimit të anijeve.
"Po ti referohemi disa shifrave në vitin 2009 kanë prekur portin tonë 35 anije turistike, në vitin 2010, 48, në vitin 2011, 79. Praktikisht është një rritje 100 përqind nëse do e konsiderojmë për shifra. Arsyet janë një zonë e paeksploruar mikëpritja shqiptare, plus bregdeti i Shëngjinit ofron një kuzhinë të jashtëzakonshme për nga larmia dhe cilësia e peshkut", tha Aleksandër Marku, Inspektor i Kapitenerisë, Shëngjin. Edhe sezoni turistik 2012 ka nisur me një shtim të fluksit të jahteve deri tani kanë hyrë 29 të tillë , ndërkohë në muajin gusht pritet një rritje e këtij numri . Ato cka tërheqin turistët e huaj në Shëngjin janë resurset e tij natyrore si edhe kuzhina tradicionale , por mbetet shumë për të bërë në infrastrukturë dhe pastrimin e territorit , probleme të papranueshme këto për një zonë turistike. Lindita Kokaj |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
17 luglio 2012
Të huajt në Shëngjin, lehtësira për hyrjen e Anijeve dhe Jahteve
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento