17 luglio 2012

Kalaja e Porto Palermos 8 kilometra pasi ke lënë Himarën te shfaqet mes panoramës së mrekullueshme të detit, si një ishull i vogël

PORTO PALERMO PORTO PALERMO   E hene, 16 Korrik 2012 09:21
8 kilometra pasi ke lënë Himarën te shfaqet mes panoramës së mrekullueshme të detit, si një ishull i vogël, vendi ku është ndërtuar kështjella e Porto Palermos. Rruga që lidh Himaren me fshatrat shtrire anës se Jonit, Qeparo dhe Borsh, është e vetmja për t’iu afruar Kalasë. Një rrip i ngushtë shkëmbinjsh e dheu lidh kalanë me tokën. Ajo rrethohet nga një bimësi e dendur shkurresh, qe ruan gjelbërimin gjithë vitin. Vendin tepër strategjik e kanë shndërruar nga kështjellë në burg, me pas kamp internimi, depo armatimi, zonë ushtarake dhe tashme ne një destinacion tërheqës turistik. Legjenda, për kohen qe mori ndërtimi i Kalasë se Porto Palermos, për shume njerëz i ka kapërcyer kufijtë e legjendës dhe është bere e besueshme. Besohej se ajo u ndërtua për 48 ore nga qindra mjeshtra. Por për historianet, e vërteta është krejt ndryshe. Ajo qe u ndërtua për një kohe te shkurtër, është Kisha ngritur për nder te Vasiliqise, përballë kalasë. Thuhet se kështjella u ndërtua rreth 2 shekuj me pare, nga Ali Pasha, si një fortese detare, por edhe si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë. Ne fakt, vete pashai i Janinës ka qëndruar shume pak kohe ne këtë kala, e po ashtu edhe Vasiliqia. Por gjate qëndrimit, gjurmët e tyre mbetën. Ky gji, ku Vasiliqia shkoi me varke për tu lare, mban emrin e saj. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Ne vitet e diktaturës, ajo u shndërrua ne një vend internimi për qindra vete. Dëshmitë e te burgosurve qëndrojnë ende ne muret e gurët e kalasë. Ndërsa këto tabela tregojnë një tjetër funksion te saj, fillimin e viteve ‘60, kur ne te strehoheshin mallra. Pushuesit vendas e te huaj, qe udhëtojnë drejt jugut te vendit nuk e shmangin ndalesën ne kalanë e Porto Palermos. Baza ushtarake e nëndetëseve qëndron pak metra përballë saj, dikur një pozicion tepër i favorshëm për qëllime luftarake. Por sot kjo baze e ka humbur krenarinë e dikurshme. Ajo ruhet nga një kontingjent i vogël ushtaresh, ndërsa e ardhmja e saj është e paqarte. Baza e Palermos u projektua nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu. Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në këtë bazë. Tuneli nënujor qe përshkon malin, për të cilin u punua për më shume se 20 vjet për ta çare nga forcat ushtarake, mund te ishte një tjetër ndalese tërheqëse për turistet.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate