Rana e hedhun, nje nga zonat turistike me te vecanta ne Lezhe eshte kthyer ne terheqjen kryesore te pushuesve ne kete sezon turistik. Pushuesit qe zgjedhin pjesen fundore te Shengjinit, ku shtrihet pikerisht kjo zone mbreselenese jane turiste qe vine kryesisht nga Kosova e me gjere.
Megjithese duhet te pershkojne nje distance jo te afert nepermjet nje rruge aspak komode, e gjithe kjo harrohet sapo mberrin ne freskine e pyllit, pastertine e reres e ujit dhe qetesine me te cilen karakterizohet kjo zone. Rana e hedhun ka permbushur pritshmerite e atyre qe kane guxuar te udhetojne drejt kesaj zone, te cilen e konsiderojne unike dhe teper te vecante.
Nje impakt ne gjallerimin e bregdetit ne zonen e Ranes se hedhun jane investimet private te krijuara enkas per te ruajtur masivin e gjelber dhe pastertine, ndersa edhe cmimet jane teper te favorshme. E konsideruar si nje zone e virgjer, Rana e hedhun ne Shengjin po behet epiqender e vemendjes se pushuesve qe kerkojne me te miren e bregdetit shqiptar, dhe duket qe tashme e kane gjetur ate.
më 09 Korrik 2012 http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047260198/titulli/Rana-e-hedhun-ne-Shengjin-terheqja-kryesore-per-turistet
Nessun commento:
Posta un commento