10 luglio 2012

Mungesë e rojeve bregdetare në Vlorë, alarmohen pushuesit


më 09 Korrik 2012
Edhe ky sezon turistik në vijën bregdetare të Vlorës ka nisur dhe po vijon të frekuentohet pa praninë e rojeve bregdetare. Ndonëse prej vitesh janë vendosur kullat e vrojtimit në breg të detit, aktualisht ato nuk e kryejnë funksionin e tyre, pasi rojet bregdetare ose sic njihen ndryshe bejuocet mungojnë edhe këtë vit.

Kërkesat e pushuesve kanë qenë të shumta për praninë e tyre gjatë periudhës së plazhit, por duket se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. U përfol shumë që këtë vit do të merren të gjitha masat për sezonin e ri, por deri tani nuk shihet asgjë konkrete. Këtë shqetësim e përcjellin pushuesit, të cilët ankohen se shpesh herë vihet në rrezik jeta e fëmijëve të tyre, të cilët nuk dinë të notojnë.

Mesa duket edhe ky sezon turistik në qytetin e Vlorës do te mbyllet me kullat e vrojtimi, por të boshatisura dhe pa roje bregdetare. Ky problem është bërë evident edhe në vitet e shkuara, megjithatë fatmirësisht deri më tani nuk jane regjistruar raste të mbyturish në plazhin e Vlorës.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047260244/titulli/Mungese-e-rojeve-bregdetare-ne-Vlore-alarmohen-pushuesit# 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate