
"Vitin që shkoi kemi pasur një epidemi e cila zgjati për një periudhë të gjatë kohe, disa mujore, kryesisht në sezonin e verës. Kryesisht në zonat e Laçit, të Lezhës, në zonat lagunare të Lushnjes, ne kemi pasur raste nga meninigitet të cilat shkaktohen nga mushkonjat e tipit "Culex" dhe që normalisht është edhe endemike në Shqipëri", tha Eugena Erindi, Mjeke infeksioniste, ISHP.
Erindi sqaron se jo çdo pickim nga insektet sjell shqetësime. Ajo thekson se nese pickimi shoqërohet me temparturë të lartë, këputje apo bllokim të zonës rreth qafës, banorët duhe të drejtohen tek mjekët.
"Zakonisht pickimet dhe nga mushkonjat e ndryshme edhe janë vizuale dhe jo, të dukshme apo jo. Por nëse do të shfaqet një klinikë do të fillojë që nga dhimbja e kokës, temperatura do të jetë prezent mbi 38.5 gradë, do të jetë një dobësi trupore, do kemi ngurtësim të muskujve të qafës", vijon Erindi.
Veç mushkonjave edhe merimanga e zezë është një insekt i rrezikshëm. Në të shumtën e rasteve helmi i kësaj të fundit nuk kursen jetën e atyre që pickohen. Kyesisht personat, që pickohen nga merimanga e zezë, nuk arrijnë dot deri në spitale, pasi vdesin menjëhere.
Julia Bardhushi
Nessun commento:
Posta un commento