17 luglio 2012

Nuk ka më plazhe publike 17/07/2012



Mungesa e theksuar e plazheve publike eshte karakteristike dhe per kete sezon pergjate bregdetit te Adriatikut qe ndodhet nen administrimin e njesive vendore te Durresit, Rrashbullit dhe Golemit.

Shume prej subjekteve nuk jane te regjistruar dhe i shfrytezojne ne menyre te paligjshme hapesirat publike ne dem te pushuesve, madje ka dhe nga ata qe i mbajne ato forcerisht duke u perballur dhe me efektivat e policise bashkiake.

Ne harten e plazheve jane percaktuar dy plazhe te medha publike perkatesisht nje te 'Rrota e Kuqe' dhe nje tjeter te 'Apolonia' afer anijes se prishur, secili me nga 400 m2 por asnje prej tyre nuk eshte i lire. Nje tjeter shqetesim per kete sezon mbetet mungesa e rojeve te plazhit.

Ndonese plazhet e Adriatikut dallohen për frekuentim të lartë pushuesish, politikat për të krijuar standarte të sigurisë mungojnë. Ne plazhin e Sektorit “Rinia” kete fundjave u mbyt nje pushues 53 vjeçar dhe u deshen ore te tera kerkimesh per te nxjerre trupin e tij nga deti. Edhe ne plazhin e Durresit kete vit struktura e rojeve te plazhit mungon. Miratimi me vonese i Keshillit Kulturor te bashkise se Durresit per shkak te kundershtimeve ne Keshillin Bashkiak per emrat e anetareve deklarohet te jete arsyeja qe ka lene pa rojtare plazhin e madh te Durresit, ndersa sezoni eshte ne pikun e tij.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate