më 13 korrik 2012 15:07
Nëse keni probleme shëndetësore ndërkohë që po kaloni pushimet në një ndër plazhet përgjatë të gjithë zonës bregdetare telefononi në qendrën shëndetësore në zonën e banuar më të afërt dhe një autoambulancë do të vijë për t’ju ndihmuar.
Fluksi i shtuar i qytetarëve që mund të kenë nevojë për kujdes mjekësor gjatë sezonit turistik do të përballohet kryesisht nga personeli i këtyre qendrave, të cilët do të punojnë me orë të zgjatura, të ndihmuar dhe nga infermierë që do të punësohen me kohë të pjesshme.
Ministri i Shëndetësisë ka urdhëruar ambulancat të furnizohen me medikamentet e urgjencës dhe të jenë në gjendje gatishmërie në 24 orë.
Fushate sensibilizues Kujdes goditjet nga dielli
më 13 korrik 2012 14:04
Dobësi, marrje mendsh, dhimbje të forta koke, rrahje të shpeshta zemre dhe shpesh gjendje të fikëti. Në këto ditë të nxehta janë këto disa nga shqetësimet më të shpeshta që trazojnë organizmin, të cilat për t’i shmangur autoritetet shëndetësore kanë nisur informimin e qytetarëve, ku ndër këshillat kryesore ato rendisin shmangien e veprimtarive fizike në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, konsumimin e mbi 3 litrave ujë apo lëngje të tjera, gjatë gjithë ditës, apo dhe të pakësohet pirja e kafesë dhe të eleminohet përdorimi i pijeve alkoolike. Në kryeqytet kjo fushatë sensibilizuese u kryesua nga Ministri i Shëndetësise Vangjel Tavo.
Nëse dikush është prekur nga goditja nga dielli, mjekët këshillojnë largimin e menjëhershëm të tij për në një vend më të freskët dhe trajtimin me kompresa të ftohta në koke, fytyrë, qafë dhe kyçe e ndërkohë që ai rikthehet në gjendje të ndërgjegjshme duhet të konsumojë lëngje të freskëta.

Nessun commento:
Posta un commento