
Sipas shtypit italian, “në këtë jo vetëm do të ruhet idioma kësaj minorance gjuhësore, por do të krijohet një lidhje e fortë kulturore mes territoreve lukane ku jetojnë pasardhësit e shqiptarëve të mbërritur në Itali mes shekullit të XV e XVII dhe vendit ballkanas”.
Çdo javë suplementi do t’i dedikojë një pjesë të faqeve kulturës, zakoneve dhe traditave të realitetit arbëresh. Numri i parë, që mund të shkarkohet falas nga faqja e BasilicataNet, përveç një përkthimi të dyfishtë në shqip dhe arbëresh, përmban edhe një editorial të kryeredaktores Admirina Peçi që prezanton iniciativën.
Çdo të hënë do të jetë e mundur të shfletohet PDF-ja e Rilindasit dhe artikujt e kulturës albanofone e asaj lukane.
(im/shqiptarja.com)
Nessun commento:
Posta un commento