02 luglio 2012

Çelet edicioni i 14 i “Netëve të poezisë Korçare”

Çelet edicioni i 14 i “Netëve të poezisë Korçare”KORCE - 01 Korrik 2012 Është çelur mbrëmjen e djeshme në Korçë aktiviteti “Netët e poezisë korçare 2012 ”, i cili vjen në edicionin e 14 të tij.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jenë rreth 40 poetë, jo vetëm nga vendi por edhe nga Kosova, Gjermania, Rumania, Bullgaria, si dhe poetë mërgimtarë në Kanada dhe SHBA.

Në natën e parë janë interpretuar rreth 10 poezi, me tematika të ndryshme ku mbizotëronte tema e dashurisë. Aktiviteti është ndjekur me interes, duke marrë edhe duartrokitjet e artdashësve korçarë.

Edicioni do të vijojë në tre netë radhazi dhe në fund të tij një juri e posaçme do të kurorëzojë edhe fituesin e këtij eventi. Një vit më parë kurorën e poezisë korçare e fitoi poeti shqiptar i Maqedonisë Resul Shabani.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate