TURIZMI MALORTurizmi
malor po tërheq nga viti ne vit me shume frekuentues si shqiptare ashtu
edhe te huaj te apasionuar pas klimës por dhe aventurave qe ai ofron.
Pasi udhëton 140 km nga Tirana, afërsisht tre ore, mbërrin tek Hani i
pare qe ndodhet ne periferi te Pukës.
Ish-kampioni ne mundje Perparim Laçi, thotë se e ka ndërmarre nismën për
te ndërtuar një Han pas ngjitjes ne Everest ku ka pare te tille ne
lartësinë e 4500 metrave. 85 shpellat qe ndodhen ne Puke, pyjet me
gështenja, liqenet, pistat e skive si dhe shëtitjet me kuaj, pa lënë
mënjane edhe ushqimin tradicional sidomos bulmetin e freskët, janë ato
çka tërheqin turistet. Për akomodimin një ditor ku përfshihen vaktet dhe
fjetja çmimet ne Hanet e Pukës shkojnë ne 2 mije leke. Por ne shume
raste pushuesit parapalqejnë çadrat. Ne veri te vendit janë te njohura e
licencuara 40 hane. Pavarësisht promovimeve edhe me fletëpalosje nga
ministria e turizmit, jo te gjitha bujtinat arrijnë te tërheqin turiste,
pasi ne shume fshatra malore problem mbetet infrastruktura sidomos
rrugët e paasfaltuara.
Nessun commento:
Posta un commento