DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANË
Departamenti i Projekteve http://www.google.it/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=56&ved=0CF0QFjAFODI&url=http%3A%2F%2Fwww.cbstd.al%2Frequest.php%3F99&ei=Jw_qT5TfFuqL4gTX2IXtDw&usg=AFQjCNFm5glpi0QwaEwKA9QN_Y-X8i1uUg
Projekti: LIFE 06/TCY/AL/202
“ Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Turizmit të Qëndrueshëm”
TASK 7
UDHËZUES
MBI
ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË TURIZMIT NË SHQIPËRI
DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË, TIRANË
Departamenti i Projekteve

2
PËRMBAJTJA
HYRJE........................................................................................................................................3
KAPITULLI I..............................................................................................................................4
TURIZMI DHE ZHVILLIMI QËNDRUESHËM........................................................................4
Lidhja e turizmit me zhvillimin e qëndrueshëm.............................................................4
Synimet për turizmin e qëndrueshëm...............................................................................5
Zbatimi i parimeve të qëndrueshmërisë...........................................................................6
Interesimi ndaj qëndrueshmërisë turistike në vendin tonë deri tani......................7
KAPITULLI II............................................................................................................................8
SFIDAT THEMELORE TË QËNDRUESHMËRISË SË TURIZMIT SHQIPTAR......................8
Sfida 1: Pakësimi i sezonalitetit të kërkesës...................................................................10
Sfida 2: Adresimi i ndikimit të transportit turistik......................................................11
Sfida 3: Përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në sektorin e turizmit...........12
Sfida 4: Ruajtja dhe rritja e begatisë dhe e cilësisë së jetës së komunitetit përballë ndryshimit...............................................................................................................14
Sfida 5: Minimizimi i përdorimit të burimeve dhe i prodhimit të mbetjeve.........15
Sfida 6: Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore...................16
Sfida 7: E drejta e pushimeve për të gjithë......................................................................18
Sfida 8: Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm global.........19
KAPITULLI III.........................................................................................................................20
MEKANIZMAT PËR ZBATIM.................................................................................................20
Destinacione të qëndrueshme...........................................................................................20
Kuptimi i destinacionit........................................................................................................20
Menaxhimi i destinacionit të qëndrueshëm...................................................................21
Strukturat për bashkëpunim..............................................................................................21
Zhvillimi i strategjisë së turizmit të qëndrueshëm dhe i planit të veprimit..........22
Indikatorët e qëndrueshmërisë dhe proceset monitoruese......................................23
Indikatorët e destinacionit..................................................................................................25
Instrumente për zbatimin e politikave të qëndrueshmërisë.....................................29
Bizneset e qëndrueshme.....................................................................................................30
Lidhja e konkurrencës me qëndrueshmërinë...............................................................30
Nxitja e përgjegjësisë sociale të ndërmarrjeve dhe e dialogut social.....................30
Hapat dhe instrumentet për të influencuar biznesin..................................................31
Turistët e Përgjegjshëm........................................................................................................32
Edukimi.....................................................................................................................................33
Komunikimi.............................................................................................................................33
Ndërmjetësit............................................................................................................................34
Regullat dhe Kodet e Sjelljes...............................................................................................34
Çmimet dhe pagesat..............................................................................................................34
KAPITULLI IV.........................................................................................................................35
PËRGJEGJËSITË PËR VEPRIM.............................................................................................35
Qeveria......................................................................................................................................35
Agjensia Kombëtare e Turizmit (AKT).............................................................................36
Autoritetet lokale....................................................................................................................37
Bizneset turistike...................................................................................................................38
Organizata të tjera..................................................................................................................39
Tabela 1a: Plan Veprimi – mekanizmat e zbatimit.......................................................41
Tabela 1b: Plan Veprimi – sfidat e qëndrueshmërisë..................................................43

3
HYRJE
Turizmi është një nga industritë më të rëndësishme në Shqipëri. Për shkak të rritjes së shpejtë të tij, ai ushtron sot presion të madh mbi mjedisin, burimet natyrore dhe kulturore të vendit. Prirja që vihet re aktualisht për të rritur fitimin në periudhë afatshkurtër, pa konsideruar ndikimet afatgjata mbi mjedisin, përbën një nga shqetësimet kryesore për të ardhmen e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit.
Në këtë këndvështrim Shqipëria është e vetëdijshme për rolin e rëndësishëm që luan turizmi në të ardhmen ekonomike të saj, si dhe njeh nevojën e nxitjes së interesit në turizmin e qëndrueshëm, gjë që shprehet qartë në nenin 5 të Ligjit Nr. 9734, datë 14.05.2007, “Për Turizmin”, ndryshuar me Ligjin Nr. 9930, datë 09.06.2008.
Zhvillimi i vlerave të qëndrueshmërisë kërkon mbi të gjitha përdorimin optimal të burimeve mjedisore, si dhe respektimin e veçorive social-kulturore të komuniteteve lokale, në mënyrë që në të ardhmen të sigurohen përfitime për të gjithë aktorët turistikë.
Bazuar në këto parime, ky udhëzues mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri është një hap përpara për nxitjen e veprimtarive që e kthejnë turizmin shqiptar në më të qëndrueshëm dhe procesin në të vazhdueshëm.
Udhëzuesi u drejtohet institucioneve publike, kompanive private e organizatave kombëtare, si dhe atyre ndërkombëtare që punojnë në vendin tonë. Pjesa më e madhe e udhëzuesit synon të nxisë ndërveprimin ndërmjet sektorit publik dhe privat.
Udhëzuesi u përgatit nga ekipi i projektit LIFE 06/TCY/AL/202 i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, duke u bazuar fort në strukturat konceptuale dhe rekomandimet mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të ekspertëve europianë. Ai pasqyron gjithashtu rezultatet e studimit të Gjirit të Durrësit bazuar në metodologjinë e Vlerësimit të Kapaciteteve Mbajtëse, i realizuar në kuadër të projektit. Nga informacioni i mbledhur nga ky studim doli në pah se zona ishte tej mase e prekur nga problemet e lidhura me ndotjen e mjedisit dhe keqpërdorimin e burimeve. Situata e vrojtuar në zonën Durrësit ishte një nga arsyet nxitëse për krijimin e një kuadri veprimi të të gjithë aktorëve dhe udhëheqjen e tyre në menaxhimin e destinacioneve lokale, përdorimin e indikatorëve dhe të sistemeve monitoruese.
Udhëzuesi shërben si bazë për t’u komunikuar palëve të interesuara principet e turizmit të qëndrueshëm. Ai parashtron çështje të tilla si:
Pse turizmi është kaq i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe cilat duhet të jenë synimet tona në bërjen e turizmit shqiptar më të qëndrueshëm.

4
Sfidat kryesore me të cilat përballet turizmi shqiptar në arritjen e këtyre synimeve.
Proceset e rekomandueshme në përpjekjet e përbashkëta për përballjen me këto sfida.
Kuadri i veprimit në nivele të ndryshme i grup-aktorëve të ndryshëm.
KAPITULLI I.
TURIZMI DHE ZHVILLIMI QËNDRUESHËM
Koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm është pranuar si bazë për programimin dhe menaxhimin e mënyrës së jetesës tani dhe në të ardhmen.
Lidhja e turizmit me zhvillimin e qëndrueshëm
Turizmi është një nga veprimtaritë me ndikim të ndjeshëm në zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo ka të bëjë pjesërisht me përmasat e kësaj veprimtarie. Në vitin 2008, Shqipëria u vizitua nga 2.5 milionë vizitorë. Një numër më i madh veprimtarish zhvillohet në formën e turizmit lokal dhe të udhëtimeve ditore. Turizmi, drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, jep 4% të GDP-së së vendit dhe krijon afërsisht 160 mijë vende pune. Ai luan tashmë rol jetësor në punësimin e popullsisë lokale.
Për zhvillimin e qëndrueshëm është e po të njejtës rëndësi lidhja specifike që ka turizmi me mjedisin dhe shoqërinë, në krahasim me veprimtaritë e tjera ekonomike. Kjo vjen për shkak të varësisë unike të tij nga cilësia e mjedisit, tiparet dalluese kulturore, ndërlidhjet, siguria dhe mirëqenia sociale.
Nga njera anë, nëse turizmi planifikohet keq ose zhvillohet me tepri, ai mund të shndërrohet në shkatërruesin e cilësive specifike që janë themelore për zhvillimin e qëndrueshëm. Nga ana tjetër, ai mund të përbëjë forcën lëvizëse për ruajtjen dhe promovimin e tyre –drejtpërsëdrejti, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe fondeve për mbështetjen e këtyre vlerave, ose tërthorazi, duke ofruar një justifikim ekonomik për tërheqjen e mbështetjes nga partnerë të tjerë.
Turizmi mund të jetë një mjet që ndihmon ose lëviz rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik, duke rritur në të njejtën kohë nivelin e jetesës së vizitorëve dhe të komuniteteve lokale. Bërja e turizmit më të qëndrueshëm do të ndikojë për mirë në qëndrueshmërinë e vetë shoqërisë Shqiptare. Krijimi i një balance ndërmjet mirëqënies së turistëve, komunitetit pritës dhe mjedisit, reduktimi i konfliktit dhe njohja e varësisë së përbashkët, kërkon një përqasje të veçantë në menaxhimin e destinacioneve.

5
Synimet për turizmin e qëndrueshëm
Organizata Botërore e Turizmit dhe Programi Mjedisor i Kombeve të Bashkuara kanë identifikuar një axhendë me 12 synime të përgjithshme për turizmin e qëndrueshëm, të cilat janë:
1)
Suksesshmëria ekonomike, që nënkupton sigurimin e suksesit ekonomik dhe të konkurrencës së destinacioneve dhe të kompanive turistike, në mënyrë që ato të mund të vazhdojnë të zhvillohen dhe të nxjerrin fitime në periudha afatgjata.
2) Begatia lokale, që nënkupton maksimizimin e kontributit të turizmit në zhvillimin e destinacionve pritëse, përfshirë pjesën e shpenzimeve të vizitorëve që mbetet lokalisht.
3) Kualiteti i punësimit, që nënkupton shtimin e numrit dhe të cilësisë së punëve lokale të krijuara dhe të mbështetura nga turizmi, përfshirë nivelin e pagës, kushtet e shërbimeve dhe disponueshmërinë për t’u shërbyer të gjithëve pa diskriminim gjinie, race, paaftësie etj.
4) Barazia sociale, që nënkupton shpërndarjen e përfitimeve ekonomike dhe sociale nga turizmi në të gjithë komunitetin pritës, përfshirë rritjen e mundësive, të ardhurave dhe shërbimeve për të varfërit.
5) Mirëqënia e vizitorëve, që nënkupton dhënien atyre të një eksperience të sigurt, të kënaqshme e përmbushëse, pa diskriminim gjinie, race, paaftësie ose të llojeve të tjera.
6) Kontrolli lokal, që nënkupton përfshirjen dhe dhënien e fuqive komuniteteve lokale në planifikim dhe vendim-marrje lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e ardhshëm të turizmit në lokalitetin e tyre, në bashkëpunim me të interesuarit e tjerë.
7) Mirëqenia e komunitetit, që nënkupton ruajtjen dhe forcimin e cilësisë së jetës së komuniteteve lokale, përfshirë strukturat sociale dhe aksesin te burimet, pajisjet dhe sistemet e mbrojtjes së jetës, duke shmangur çdo lloj forme degradimi apo shfrytëzimi social.
8) Pasuria kulturore, që nënkupton respektimin dhe ruajtjen e prejardhjes historike, veçorive kulturore, traditave dhe veçorive të tjera të komuniteteve lokale.
9) Integriteti fizik, që nënkupton mirëmbajtjen dhe rritjen e cilësisë së peisazheve urbane dhe rurale dhe shmangien e degradimit fizik dhe pamor të mjedisit.
10) Diversiteti biologjik, që nënkupton ruajtjen e zonave natyrore, habitateve dhe kafshëve të egra dhe minimizimin e dëmtimeve të tyre.

6
11) Efiçienca e burimeve, që nënkupton uljen në minimum të përdorimit të burimeve të rralla dhe të paripërtëritshme për ngritjen dhe operimin e objekteve dhe të shërbimeve turistike.
12) Pastërtia mjedisore, që nënkupton uljen në maksimum të ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe të mbeturinave të gjeneruara nga turizmi.
Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SZhQ) ka tre objektiva kryesore:
1)
zhvillimin ekonomik;
2)
barazinë dhe kohezionin social;
3)
mbrojtjen e mjedisit.
Duke e marrë secilën nga këto objektiva me radhë dhe duke reflektuar mbi 12 synimet e përgjithshme të dhëna më lart, mund të formulohen synimet specifike të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit shqiptar:
1. begatia ekonomike, që nënkupton:
a.
sigurimin e konkurrencës afatgjatë, suksesshmërinë dhe bagatinë e kompanive dhe të destinacioneve turistike;
b.
dhënien e mundësive për punësim të cilësisë së lartë, pagesë dhe kushte pune të kënaqshme për të gjithë punonjësit dhe shmangien e çdo forme diskriminimi të tyre.
2. barazia dhe kohezioni social, që nënkupton:
a.
rritjen e cilësisë së jetës të komuniteteve lokale përmes turizmit dhe përfshirjen e tyre në planifikimin dhe menaxhimin e tij.
b.
dhënien e një eksperience të sigurt, të kënaqshme e përmbushëse të gjithë vizitorëve pa diskriminim gjinie, race, paaftësie ose të llojeve të tjera.
3. mbrojtja kulturore dhe mjedisore, që nënkupton:
a.
minimizimin e ndotjes, degradimit të mjedisit global e lokal dhe përdorimit të burimeve të rralla nga veprimtaritë turistike.
b.
mirëmbajtjen dhe forcimin e pasurisë kulturore dhe biodiversitetit dhe rritjen e kontributit për vlerësimin dhe ruajtjen e tyre.
Zbatimi i parimeve të qëndrueshmërisë
Pas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm qëndrojnë një numër parimesh që kanë peshë të veçantë në turizëm dhe në mënyrën sesi i duhet përqasur atij në vendin tonë. Ato janë:
-
Përqasja gjithpërfshirëse dhe e integruar, që nënkupton marrjen parasysh të të gjitha llojeve të ndikimeve që ushtron turizmi dhe përfshirjen e tyre në planifikimin dhe zhvillimin e tij. Për më tepër, turizmi duhet të jetë i balancuar dhe i integruar me të gjitha llojet e veprimtarive me ndikim në shoqëri dhe në mjedis.

7
-
Planifikimi afatgjatë. Zhvillimi i qëndrueshëm nënkupton kujdesin për nevojat e brezave të ardhshëm, ashtu si dhe për nevojat të brezave të tashëm. Planifikimi afatgjatë synon të sigurojë kryerjen e veprimtarive afatgjata.
-
Arritja e një niveli dhe ritmi të qëndrueshëm zhvillimi. Niveli, ritmi dhe forma e zhvillimit duhet të reflektojë dhe respektojë karakterin, burimet dhe kërkesat e komuniteteve dhe të destinacioneve pritëse.
-
Përfshirja e të gjithë aktorëve. Përqasja e qëndrueshme kërkon përfshirjen gjerësisht dhe me përkushtim në vendim-marrje dhe në zbatimin praktik të të gjithë aktorëve që përfitojnë nga rezultati përfundimtar.
-
Përdorimi i njohurive të reja. Politikat dhe veprimet duhen bazuar në njohuritë më të reja. Informacionet mbi prirjet dhe ndikimet e turizmit, si dhe aftësitë dhe eksperiencat e reja në këtë fushë duhen përhapur në mbarë vendin.
-
Minimizimi dhe menaxhimi rrezikut (Parimi i parandalimit). Aty ku rezultatet janë të pasigurta duhet ndërmarë një proces i plotë vlerësimi dhe veprimesh parandaluese për të shmangur dëmtimet e ndryshme ndaj mjedisit dhe shoqërisë.
-
Reflektimi i ndikimit në kosto – përdoruesit dhe ndotësit duhet të paguajnë. Çmimet duhet të reflektojnë koston reale mbi shoqërinë të veprimtarive konsumatore dhe prodhuese. Ky parim ka parasysh jo vetëm ndotjen, por edhe përdorimin e objekteve me kosto të madhe menaxhuese.
-
Vendosja dhe respektimi i kufijve, atje ku është e nevojshme. Kapaciteti mbajtës i zonave të mëdha dhe individuale duhet vlerësuar me predispozitën që ku dhe kur është e nevojshme, zhvillimi i turizmit dhe volumi i qarkullimit të turistëve duhen kufizuar1.
-
Monitorimi i vazhdueshëm. Qëndrueshmëria ka të bëjë me kuptimin e ndikimeve dhe të të qenurit vazhdimisht vigjilent për të kryer në kohë ndryshimet dhe përmirësimet e nevojshme.
Interesimi ndaj qëndrueshmërisë turistike në vendin tonë deri tani
Shqetësimi ndaj qëndrueshmërisë së turizmit nuk është shumë i dukshëm në Shqipëri. Kjo është një fushë që nuk ka patur vëmendjen e duhur nga qeveritë, autoritetet lokale dhe bizneset turistike më parë. Ka shenja që niveli i interesit dhe i reagimit mbi këtë çështje është në rritje. Por, interesi i rritur nuk përkthehet domosdoshmërisht në ndërmarrje të veprimeve
1 Ky parim është shkelur në shumicën e rasteve në vendin tonë. Një shembull i qartë për këtë është bregdeti i Gjirit të Durrësit.

8
konkrete, duke e bërë shpesh të pamundur përballimin e sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që paraqet zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në vend.
Reagimi i bizneseve turistike ndaj qëndrueshmërisë ka qenë variabël. Në shumicën e rasteve veprimet pozitive janë lidhur me interesat personale dhe angazhimet e pronarëve.
Në vitet e fundit ka pasur ndërgjegjësim të konsiderueshëm në radhët e konsumatorëve për cilësinë e bërjes së pushimeve. Turistët janë qartësisht të shqetësuar për destinacionet që vizitojnë, të cilat duan të jenë tërheqëse, të pastra dhe të mirëmbajtura. Segmenti i tregut bazuar në turizmin kulturor dhe natyror po rritet gjithnjë e më shumë.
Një numër i madh studimesh në vende të ndryshme të Europës kanë treguar se shumica e udhëtarëve, nëse të gjithë faktorët e tjerë do të ishin të barabartë, do të zgjidhnin një ndërmarje që respekton mjedisin dhe komunitetin lokal.
Gjithnjë e më shumë qëndrueshmëria duhet lidhur me cilësinë. Turistët e dinë se atje ku tregohet kujdes për mjedisin, për punonjësit dhe komunitetin lokal, ka shumë mundësi të tregohet kujdes dhe respekt edhe për ata vetë. Motoja e tyre sot është se “për një mjedis cilësor dhe komunitet të zhvilluar pritës ja vlen të shpenzohet. Ata edhe duhen promovuar”.
KAPITULLI II.
SFIDAT THEMELORE TË QËNDRUESHMËRISË SË TURIZMIT SHQIPTAR
Sfidat themelore që duhen përballuar për arritjen e synimeve të formuluara më lart janë:
1.
Ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër,
2.
Transporti i qëndrueshëm,
3.
Konsumi dhe prodhimi i qëndrueshëm,
4.
Ruajtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore,
5.
Shëndeti publik,
6.
Përfshirja sociale,
7.
Demografia dhe migrimi,
8.
Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm global.
Shpjegimi i këtyre sfidave themelore kërkon identifikimin e qartë të dy kushteve paraprake për qëndrueshmërinë turistike:

9
A. Sigurimi i kushteve të nevojshme për suksesin e shërbimeve turistike në treg. Për arritjen e qëndrueshmërisë turistike në Shqipëri duhen plotësuar një numër kërkesash nga ndërmarrjet dhe destinacionet turistike. Ato janë:
1.
Siguria dhe mbrojtja. Duhen përmbushur të drejtat themelore të udhëtarëve, përfshirë sigurinë e transportit dhe të objekteve turistike, higjenën ushqimore, cilësinë e ujit dhe të ajrit, lirinë nga krimi dhe shfrytëzimi etj.
2.
Cilësia e komoditeteve dhe e shërbimeve. Ajo duhet të jetë në nivelin që plotëson ose tejkalon pritshmërinë e vizitorëve.
3.
Informacioni i besueshëm. Informacioni për turistët dhe të gjithë aktorët e turizmit duhet të jetë i saktë, i dobishëm dhe i dhënë në kohën e duhur.
4.
Hyrshmëria efektive në treg. Ndërmarrjet dhe destinacionet turistike duhet të jenë të afta të kontaktojnë dhe të komunikojnë me vizitorët e mundshëm.
5.
Mjedis biznesi mbështetës. Kuadri rregullator dhe shërbimet e biznesit duhet të ofrojnë kushte të drejta dhe mbështetëse për ndërmarrjet, krijueshmërinë dhe risinë.
6.
E drejta për pushime. Të drejtat e punëtorëve të pranuara në mënyrë kolektive për të patur leje vjetore të paguar dhe kufizime në kohën e punës janë një kusht i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
B. Parapritja dhe mbajtja në një hap me ndryshimet. Shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm me ndikim në turizmin shqiptar kanë ndryshuar me shpejtësi dhe kjo pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Politikat dhe veprimet duhen zhvilluar e ndryshuar në dritën e njohurive më të reja dhe të parashikimeve më të mira. Disa nga këto ndryshime me rëndësi të veçantë për qëndrueshmërinë e turizmit shqiptar janë:
1.
Ndryshimet mjedisore, veçanërisht ndryshimet klimatike. Ato do të ndikojnë në modelin e kërkesës, kushtet e ardhshme dhe sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm të destinacioneve turistike të vendit.
2.
Ndryshimet teknologjike. Ato mund të sjellin pasoja të mëdha në ndikimet mjedisore dhe zgjidhjet e mundshme të së ardhmes. Ndryshimet në teknologjinë e transportit dhe në infrastrukturë janë gjithashtu të një rëndësie madhore.
3.
Prirjet dhe ndryshimet e tregut. Ndryshimet në burimet e tregjeve, demografi, profilet e vizitorëve, shijet dhe motivimet kanë ndikim të madh në qëndrueshmëri.
4.
Ndryshimet politike, ekonomike dhe shoqërore. Ato mund të ndikojnë kontekstin dhe qëndrimin e aktorëve të ndryshëm ndaj turizmit dhe qëndrueshmërisë së tij në tregjet burim dhe në ato destinacione.

10
Sfida 1: Pakësimi i sezonalitetit të kërkesës
Përqëndrimi i udhëtimeve turistike në disa periudha të caktuara të vitit ka ndikime madhore në qëndrueshmëri. Ai jo vetëm ndikon në pakësimin e suksesshmërisë së ndërmarrjes dhe të aftësisë së saj për punësim gjatë gjithë vitit, por mund të ushtrojë presion mbi komunitetin dhe burimet natyrore në disa periudha të vitit dhe të lërë kapacitete të papërdorura në periudha të tjera të tij (synimet specifike 2a dhe 3a).
Në Shqipëri, netët turistike të Gushtit, janë me intensitet shumë herë më të lartë sesa ato të muajve të dimrit. Destinacionet malore kanë dy kulme sezonale, por që të dyja përfaqësojnë periudha shumë të ngushta dhe sezonaliteti ndikon shumë qëndrueshmërinë e tyre.
Sezonaliteti i kërkesës e vështirëson shumë planifikimin dhe menaxhimin efektiv të objekteve turistike. Nxitja e kërkesës në sezonet më pak të zëna, për vënien në përdorim të kapaciteteve të lira, do të sillte më shumë të ardhura nga turizmi, si dhe do të ulte presionin mbi mjedisin dhe komunitetin që rezulton nga rritja e kërkesës në periudhën e pikut.
Ndërmarrja e veprimeve për korrigjimin e sezonalitetit kërkon të kuptohet produkti dhe situata e tregut në vend dhe në destinacionin përkatës. Në këtë kuadër, duhen mbajtur parasysh rrethanat e veçanta të komunitetit dhe të mjedisit lokal, sepse në disa raste sezoni i ulët turistik është i nevojshëm për rikuperim. Një veprim i koordinuar mirë në të gjitha nivelet, për të bashkuar interesat e destinacionit turistik me ato të bizneseve për të influencuar kërkesën dhe ofertën do të ishte i nevojshëm gjithashtu.
Nisma të përshtatshme për shtrirjen e turizmit jashtë sezoneve kulmore janë:
1.
Përzgjedhja e segmenteve të tregut kundrejt tregjeve jo-sezonale (p.sh. turizmi biznesor, segmentet jo-familiare dhe disa segmente të ngushta tregu).
2.
Publiciteti duke përdorur mjete promocionale si paketimi, evenimentet ose promovimin jashtë sezonit.
3.
Diferencat në çmim dhe stimujt për promovimin e turizmit jashtë sezonit.
4.
Puna e përbashkët ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe operatorëve turistikë me qëllim zgjatjen e kohës së sezonit.
Duhen ndërmarrë nisma për të ndikuar kërkesën në burim, si:
ri-planifikimi dhe shpërndarja e pushimeve shkollore.
inkurajimi i punonjësve për ri-shpërndarjen e lejes vjetore.
Mendohet se ndryshimi i klimës mund të ndikojë në mënyrë domethënëse sezonalitetin e turizmit në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. Kjo kërkon studim dhe monitorim të

11
mëtejshëm për të përmirësuar aftësinë për të kuptuar dhe parashikuar të gjitha ndryshimet e mundshme në mënyrë që të parashikohen strategjitë e duhura.
Sfida 2: Adresimi i ndikimit të transportit turistik
Gjetjet e përditshme mbi ndryshimin e klimës dhe raportet e saj me emetimet e gazrave të shkaktuara edhe nga transporti bëjnë që kjo çështje të jetë e një rëndësie të veçantë për planifikimin e turizmit në Shqipëri.
Ajo ka efekte parësore në minimizimin e ndotjes globale dhe lokale (synimi specifik 3a) dhe suksesshmërinë ekonomike të industrisë turistike (1a), në cilësinë e jetës së komuniteteve (2a) dhe në aksesin e të gjithëve në turizëm (2b). Transporti i qëndrueshëm është sfida kryesore për strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm.
Zgjidhja duhet të jetë ruajtja e nivelit të shpenzimeve totale të vizitorëve dhe e përfitimeve ekonomike, ndërsa ulen emetimet e ndryshme që rezultojnë nga kjo veprimtari. Theksi parësor duhet vënë në pakësimin e ndikimit të emetimeve nga udhëtimet me makina dhe avion mbi ndryshimet e klimës, nëpërmjet:
Kërkimit, mbështetjes dhe vendosjes së rregullave që çojnë në përmirësimin e mjeteve, teknologjisë së lëndëve djegëse dhe menaxhimit të trafikut (përfshirë trafikun ajror);
Pjesëmarrjes së sektorit të aviacionit në sistemin e emetimeve të BE-së, dhe inkurajimi i pjesëmarrjes së të gjitha linjave ajrore ndërkombëetare që veprojnë në Shqipëri në sisteme të ngjashme;
Promovimi i skemave për kompensimin e karbonit për udhëtarët, me mbështetjen e operatorëve.
Për më tepër, planifikuesit e turizmit dhe bizneset duhet të punojnë së bashku për të promovuar një çvendosje të rëndësishme drejt përdorimit të formave të transportit që janë më të përshtatshme për ruajtjen e mjedisit (tren, autobuz, ujë, biçikletë, këmbë), qoftë për të arritur në destinacion, ashtu edhe për të lëvizur brenda për brenda tij. Kjo mund të arrihet nëpërmjet:
Rregullimit të mekanizmit të taksave dhe çmimeve në mënyrë që të reflektohet kostoja mjedisore (p.sh., tarifat e hyrjes në parqe kombëtare dhe në destinacionet e tjera turistike).
Promovimit aktiv dhe krijues të varianteve të transportit alternativ (si për shkak të experiencës së këndshme që mund ofrojnë, ashtu edhe për ndikimin e tyre të ulët në mjedis), duke u dhënë turistëve informacion të cilësisë së lartë mbi to.

12
Investimi në infrastrukturën dhe shërbimet e përshtatshme (rrugë për këmbësorët ose biçikletat, hekurudha, pulman, parkingje etj), duke vënë në përdorim, kur është e mundur, të ardhurat nga taksat mjedisore.
Përmirësimi i vazhdueshëm i ndërthurjes (integrimit) të llojeve të ndryshme të shërbimeve të transportit dhe lehtësimi i përdorimit të tyre nga turistët.
Përqëndrimi i kujdesshëm te zhvillimet e reja turistike dhe te lehtësimi i aksesit në to.
Një përqasje tjetër është pakësimi i largësive të udhëtimit duke ruajtur nivelin e shpenzimeve totale të vizitorëve. Kjo mund të kërkojë ndërmarrjen e hapave të tilla si:
Saktësimi i tregjeve të synuara, promovimi i tregut lokal dhe i atij me burim të brendshëm.
Inkurajimi i një numri më të vogël pushimesh, por me kohëzgjatje më të madhe, megjithëse kjo prirje nuk përputhet me prirjet e fundit të tregjeve.
Promovimi i veprimtarive tërheqëse brenda për brenda dhe rreth destinacioneve, më shumë se sa udhëtimet e gjata.
Disa destinacione iu përshtaten më mirë ndryshimeve të modeleve të udhëtimit dhe në përdorimin e transportit. Nevojat e veçanta të zonave periferike të varura ekonomikisht nga turizmi duhen respektuar tërësisht.
Propozimet e mësipërme duhen vlerësuar dhe përmirësuar duke përditësuar vazhdimisht njohuritë mbi transportin turistik dhe emetimet e gazrave të lidhura me të, si dhe mbi ndikimet e mundshme të masave të mara lidhur me to mbi performancën e turizmit dhe ndryshimin e klimës.
Sfida 3: Përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në sektorin e turizmit
Kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt me synimin 1b (cilësia e punësimit pa diskriminim), por ndërlidhet edhe me suksesshmërinë ekonomike të ndërmarrjes (1a) dhe cilësinë e shërbimit që u ofrohet vizitorëve (2b).
Sektori i turizmit u ofron mundësi të shumta punësimi njerëzve të çdo moshe dhe aftësie. Veçanërisht për të rinjtë, puna në turizëm shpesh përfaqëson kontaktin e parë me jetën e punës, duke iu ofruar atyre mundësinë për të fituar aftësi ndërpersonale dhe sociale shumë të nevojshme në industrinë e shërbimeve për klientët. Gjithnjë e më shumë turizmi ofron mundësinë e shtimit të vlerës së punësimit në fusha të tjera, përmes shumëpunësimit dhe punësimit në sektorët që lidhen me mjedisin dhe trashëgiminë.

13
Megjithatë, disa nën-sektorë të turizmit shfaqin kushte të pafavorshme pune (orë pune të çrregullta dhe të gjata, punë me kohë të pjesshme ose sezonale, nivel pagese dhe sigurimi shoqëror nën mesataren), nivele të ulëta kualifikimi, mungesë të mundësive për karrierë dhe një përqindje të lartë të pune në të zezë.
Në turizëm, stafi është pjesë përbërëse e përvojës së klientit dhe njerëzit që punojnë në këtë industri mund të përbëjnë burimin kryesor të avantazhit konkurrues. Në mënyrë që Shqipëria të dallojë nga vendet e tjera konkurruese, ajo duhet të ketë tipare unike për sa i përket aftësive, njohurive dhe sjelljes së punonjësve të kësaj industrie.
Cilësia e punës në turizëm, dhe mënyra sesi ky sektor perceptohet si zgjedhje për karrierë duhet përmirësuar duke rishikuar:
Nivelin e pagave dhe sigurimet shoqërore.
Modelin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e orëve të punës, por duke mbajtur parasysh që modeli të përputhet me atë të kërkesës së klientit.
Aftësinë për të ofruar punë me kohë të plotë, gjatë gjithë vitit dhe me kontrata afatgjata.
Oportunitetin dhe mundësinë e ngjitjes në karrierë.
Shumë nga këto çështje nuk janë unike për turizmin. Megjithatë, rishikimi i tyre do të ndihmonte për të përballuar problemin e tanishëm të rekrutimit të stafit me aftësi të pamjaftueshme dhe të reduktimit të përqindjes së punonjësve që lënë vendin e punës.
Sfida e biznesit turistik do të jetë zhvillimi i praktikave të burimeve njerëzore të konceptuara mirë. Dialogu social ndërmjet punonjësve, punëdhënësve dhe përfaqësuesve të tyre duhet forcuar. Në botë ka shembuj ku puna e organizuar në mënyrë innovative bazuar në dialogun e punëdhënësve me punonjësit (apo sindikatat) ka sjellë punësim me cilësi më të lartë, më shumë punë me kohë të plotë, si dhe më shumë fitime.
Kompanitë duhet të angazhojnë punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre në vendosjen dhe përmbushjen e synimeve që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë. Ky duhet të jetë një proces i dyanshëm. Ai duhet të përfshijë vetëdijen e punonjësve për nevojën thelbësore e të qenurit konkurrentë në industrinë turistike, në rast se bizneset duhet të ofrojnë punë të qëndrueshme në të ardhmen, si dhe vetëdijen e punëdhënësve dhe të kompanive turistike për nevojën e punonjësve për punë të sigurt dhe të qëndrueshme, në rast se bizneset duan të rekrutojnë dhe mbajnë staf të kualifikuar dhe të motivuar.
Sfida për përmirësimin e cilësisë së punës në sektor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tij kërkon përpjekje të koordinuara për forcimin e trajnimit dhe vendosjen e një strukture karriere. Kjo do të ndikonte në lëvizjen e punonjësve gjeografikisht dhe mes sektorëve.

14
Veprimi duhet të mbajë parasysh çështje të tilla si:
Zbatimi i standardeve më të mira (p.sh., i atyre europiane) në trajnimet për turizmin në të gjithë territorin e vendit.
Aplikimi i nismës së mësimit gjatë gjithë jetës.
Shkëmbimi i praktikave të përshtatshme në turizëm, duke kapërcyer gjuhën dhe çdo barrierë tjetër që mund të pengojë përvetësimin.
Futja e çështjeve të qëndrueshmërisë së turizmit në programet e trajnimeve dhe edukimit për turizmin.
Promovimi aktiv dhe puna me marrëdhëniet publike për të kuptuar punën në turizëm si çështje kariere dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në trajnimet e të gjitha niveleve.
Sfida 4: Ruajtja dhe rritja e begatisë dhe e cilësisë së jetës së komunitetit përballë ndryshimit
Turizmi ka forcë të konsiderueshme për të ndryshuar karakterin dhe begatinë e vendeve ku zhvillohet. Destinacionet Shqiptare kanë pësuar ndryshime thelbësore në vitet e fundit, në një kohë që janë shfaqur destinacione të reja, si ato të “40 haneve”. Zhvillimi sjell ndikime në shoqëri.
Në çdo rast, sfida është sesi të menaxhohet ndryshimi në interes të mirëqënies së komunitetit. Si e tillë, kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt me Synimin 2a, por ndikon gjithashtu në synimet ekonomike (ruajtja e të ardhurave në lokalitet dhe forcimi i cilësisë së punësimit) dhe në synimet mjedisore (ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të destinacionit dhe shmania e degradimit).
Dy janë llojet e ndryshimeve që përfaqësojnë sfida dhe oportunitete për komunitetet lokale. E para lidhet me zhvillimin e pronës, që në lidhje me turizmin, ndryshon karakterin e vendbanimit. Ndërsa ky ndryshim mund të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike për komunitetet, në të njëjtën kohë ai mund të rezultojë në përhapjen e urbanizimit (ose në zhvillimin spontan) që çon në humbjen e objekteve lokale dhe të hapësirave të gjelbra. Ndryshimet në vlerat e pronës mund të përbëjnë kërcënim për cilësinë e jetës së banorëve lokalë dhe disa lloje zhvillimesh mund të sjellin pak përfitim për ekonominë lokale.
Lloji i dytë i ndryshimit vjen nga ristrukturimi i ekonomive lokale, që rezulton nga pakësimi i aktiviteteve tradicionale, duke e parë turizmin si përgjigje për zëvendësimin e të ardhurave lokale dhe punësimit. Pasojat e veçanta të këtij lloji ndryshimi mund të shihen veçanërisht në zonat rurale dhe malore.

15
Për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve, kërkohet planifikim dhe menaxhim i kujdesshëm i destinacionit që duhet:
të ndikojë në shkallën, natyrën dhe lokalizimin e zhvillimit, me qëllim që turizmi të jetë i integruar me aktivitetet egzistuese dhe komuniteti të mbetet i balancuar;
të kontrollojë zhvillimin e ri të propozuar me qëllim që ai të përputhet me prirjen dhe kërkesat e ardhshme të tregut - për shembull, modelet e sotme të kërkesës për turizmin rural ndryshojnë shumë me të kaluarën;
t’i japin prioritet llojeve të akomodimit dhe objekteve që pasqyrojnë karakterin e veçantë të destinacionit, minimizojnë ndikimin mjedisor dhe i japin vlerë komunitetit (përfitim ekonomik dhe punësim).
maksimizojnë pjesën e të ardhurave që mbeten lokalisht dhe të përfitimeve të tjera për komunitetet lokale, përmes fuqizimit të zinxhirit të furnizimit lokal dhe promovimit të produkteve, dyqaneve dhe shërbimeve të tjera lokale për vizitorët.
Duhet pranuar se ndonjëherë objektivat e begatisë dhe të cilësisë së jetës mund të kërkojnë kufizim në zhvillimin fizik të lokalitetit.
Volumi dhe përqëndrimi i zhvillimit të shtëpive të dyta shihet gjithashtu si sfidë e madhe për cilësinë e jetës në destinacione. Në shumë lokalitete, shtëpitë e dyta banohen vetëm disa javë në vit dhe megjithatë ato zenë vend, ndryshojnë vlerën e pasurive, marrin nga jeta e komunitetit, pa sjellë përfitim të madh për ekonominë lokale. Në raste të tjera, shtëpitë e dyta kanë sjellë investime që ndryshe do të ishin të pamundura për komunitetin, duke rezultuar në shtim të begatisë lokale dhe në restaurim të ndërtesave të vjetra.
Përqasja duhet të jetë:
Hyrja në thellësi për të kuptuar ndikimin e shtëpive të dyta, duke aplikuar praktika të përshtatshme për korrigjimin e ndikimeve negative.
Kufizimi i shkallës së zhvillimit urban.
Maksimizimi i nivelit të përdorimit të pronave egzistuese dhe integrimi i tyre me komunitetin dhe ekonominë lokale.
Sigurimi se kërkesat rregullatore për shtëpi të dyta janë në përputhje me kërkesat e zhvillimit të turizmit në tërësi.
Sfida 5: Minimizimi i përdorimit të burimeve dhe i prodhimit të mbetjeve
Turizmi mund të jetë një nga përdoruesit, por edhe shpërdoruesit, më të mëdhenj të burimeve natyrore. Kjo sfidë lidhet drejtpërdrejt me Synimin 3a mbi mbrojtjen mjedisore, por ka pasoja të forta edhe për mirëqënien e komuniteteve pritëse (2a). Në SZhQ ajo lidhet si

16
me konsumimin dhe prodhimin e qëndrueshëm, ashtu edhe me menaxhimin e burimeve natyrore.
Përdorimi i ujit është çështje madhore për qëndrueshmërinë e turizmit. Një turist që qëndron në hotel përdor shumë më tepër ujë në ditë sesa një banor lokal dhe kërkesa në sezonin e lartë turistik mund të vendosë kufizime të ashpra në furnizimin lokal.
Çështjet që lidhen me përdorimin efektiv të burimeve dhe menaxhimin e mbetjeve përfshijnë:
Minimizimin e konsumit të energjisë (p.sh., për kondicionim apo ngrohje) dhe inkurajimin e përdorimit të burimeve të përtërishme dhe të teknologjisë së përmirësuar.
Promovimin dhe gjetjen e mënyrave për të pakësuar, ripërdorur dhe ricikluar të gjitha materialet, duke e konsideruar ujin si më kryesorin.
Cilësinë e ujit, përfshirë trajtimin efikas të ujërave të zeza, duke shmangur shkarkimin e tyre në det apo në lumenj. Ujërat e bardha duhen ripërdorur gjithnjë kur është e mundur.
Cilësinë e ajrit, përfshirë kushtet që lidhen me rëndimin e trafikut.
Pakësimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Shumë nga nismat që duhen ndërmarrë për përballimin e kësaj sfide përputhen me forcimin e masave për menaxhimin mjedisor të ndërmarrjeve turistike, që përfshin futjen e metodologjive të tilla si Vlerësimi i Kapacitetit Mbajtës (VKM) dhe nxitjen e instrumenteve të tilla si Etiketa Kombëtare Mjedisore (EKM). Inkurajimi i vizitorëve për të ndryshuar sjelljen e tyre do të kishte gjithashtu ndikimin e vet. Nisma duhen ndërmarrë në nivel të destinacionit lokal, duke parashikuar infrastrukturën e nevojshme dhe sistemet e menaxhimit mjedisor.
Planifikimi i destinacioneve të ardhshme turistike dhe projektimi i objekteve individuale duhet të përmbushin kriteret e minimizimit të përdorimit të burimeve dhe të menaxhimit të mbetjeve. Duhen inkurajuar përqasjet inovative e krijuese të menaxhimit të burimeve.
Sfida 6: Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore
Marrëdhënia ndërmjet turizmit dhe trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore është e një rëndësie të veçantë. Turizmi mund të luajë rol kyç në ndërgjegjësimin dhe në gjenerimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë apo të tërthortë për ruajtjen e këtyre vlerave (Synimi 3b).

17
Nga ana tjetër, cilësia e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në shumë zona është thelbësore për gjenerimin e begatisë ekonomike nëpërmjet turizmit (Synimi 1a, 1b), përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve lokale (2a) dhe ekperiencën (përjetimin) e vizitorit (2b).
Ruajtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore është sfida kyçe e Strategjisë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (SZHQ).
Vlera natyrore dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për turizmin janë:
Cilësia dhe variacioni i peisazheve natyrore.
Peisazhet kulturore të krijuara nga njeriu.
Vendet e trashëgimisë historike dhe kulturore.
Biodiversiteti – flora dhe fauna, detare dhe tokësore.
Tiparet dalluese të kulturës jetësore lokale – artet, zanatet, kuzhina, gjuha – evenimentet dhe festivalet.
Egzistojnë politika dhe konventa për ruajtjen e këtyre pasurive në nivel kombëtar. Turizmi duhet të luajë rolin e tij në mbështetjen e tyre. Prania e shumë lloj destinacioneve që ofrojnë si mbrojtje, ashtu edhe përqëndrim dhe interpretim të interesave të vizitorëve, duhet konsideruar si forcë domethënëse e vendit.
Sfidat kryesore përfshijnë:
Kërkesat në rritje për zhvillim, pjesërisht nga vet turizmi, por edhe nga sektorë të tjerë, të cilat mund të përbëjnë një kërcënim serioz për përfitimet ekonomike që vijnë nga vizitorët.
Dëmi nga përdorimi i tepruar i burimeve nga vizitorët ose nga aktivitete të tjera.
Ndikimi i faktorëve të jashtëm, si ndryshimi i klimës.
Mungesa serioze e burimeve financiare dhe njerëzore për menaxhimin dhe ruajtjen e burimeve.
Nismat kryesore për përballimin e sfidave të mësipërme janë:
Përgatitje më e mirë për të përdorur turizmin (këtë forcë ekonomike) si argument për të financuar mbrojtjen e natyrës dhe të kulturës, parandaluar ndryshimet dëmtuese ose ndërmarrë aksione për restaurimin e monumenteve të rrezikuara të trashëgimisë kulturore.
Plane të përshtatshme për mbrojtjen e zonave.
Forcimi i marrëdhënies ndërmjet zonave të mbrojtura dhe interesave lokale të turizmit në kontekstin e strategjisë së zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.

18
Forcimi i aftësive dhe mjeteve të disponueshme për mbrojtjen e zonave të veçanta, kontrollin e zhvillimit, menaxhimin mjedisor dhe të vizitorëve, zhvillimin e prodhimit, informacionit, interpretimit dhe monitorimit.
Përshtatja e planeve të menaxhimit të vizitorëve me qëllim që turizmi të mos dëmtojë burimet natyrore dhe kulturore.
Identifikimi i rrugëve për të rritur kontributin në ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe kulturore nga vizitorët, sektori i turizmit dhe ndërmarrjet e tjera që përfitojnë nga turizmi.
Mbështetja e aktivitetit ruajtës, duke e lidhur, aty ku është e mundur, me turizmin, në pika të veçanta ose toka private, përfshirë restaurimin e ndërtesave të fondit të trashëgimisë dhe mirëmbajtjen e peisazheve dhe habitateve tradicionale.
Forcimi i zhvillimit, interpretimit dhe promovimit të produkteve cilësore dhe shërbimeve të bazuara në trashëgiminë natyrore dhe kulturore, përfshirë zanatet tradicionale, produktet lokale dhe elementët e tjerë që përbëjnë tipare dalluese lokale në përvojën e përjetimit të vizitorëve.
Zhvillimi i programeve monitoruese për matjen e prirjeve dhe ndikimeve të mundshme dhe lehtësimin e procesit të menaxhimit të trashëgimisë lokale natyrore dhe kulturore.
Sfida 7: E drejta e pushimeve për të gjithë
Përfshirja dhe barazia sociale janë parime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm. Synimi specifik (2b) synon të sigurojë që eksperienca turistike të jetë e mundur për të gjithë, pa dallim. Kjo sjell gjithashtu më shumë përfitim ekonomik (Synimi 1a, 1b). Sfidat në Strategjinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm përfshijnë jo vetëm përfshirjen sociale, por edhe shëndetin publik, pasi kontributi pozitiv i pushimeve në mirëqënien fizike dhe mendore të njerëzve është tashmë i dëshmuar mirë.
Kjo sfidë sjell ndërlikime tepër të gjera strategjike për turizmin e qëndrueshëm, sepse një politikë që kërkon maksimizimin e të ardhurave nga turizmi pa rritur volumin e tij mund të shkojë kundër parimeve të përfshirjes sociale. Megjithatë, ndjekja e turizmit social është provuar se ndihmon në reduktimin e faktorit të sezonalitetit të kërkesës dhe mund të mbështesë punësimin përgjatë gjithë vitit, pasi një game e gjerë sociale, si p.sh., pensionistët mund të udhëtojnë jashtë sezonit kryesor turistik.
Njerëzit e çdo shtrese sociale duhet të kenë mundësi të bëjnë turizëm, qofshin të rinj, studentë, familje ose qytetarë.
Veprimet lidhur me këtë objektiv përfshijnë:

19
Inkurajimin e politikave dhe veprimtarive për të mbështetur turizmin social në të gjitha nivelet.
Ndërgjegjësimin e ndërmarrjeve për përmasat e tregut, përparësitë ekonomike dhe përfitimet sociale.
Sigurimin e të drejtës së punëtorëve për të marrë lejen, duke u bërë garant për këtë aspekt të sigurisë shoqërore.
Projektimin dhe përshtatjen e objekteve turistike me kerkesat për personat e paaftë fizikisht.
Përmirësimin e informacionit për personat e paaftë dhe grupet e paprivilegjuara.
Inkurajimi i një game të gjerë çmimesh për objektet dhe eksperiencat turistike.
Inkurajimi i skemave specifike që lehtësojnë dhe nxisin njerëzit me të ardhura të ulëta për të marrë pushime. Skema të tilla mund të jenë bonot e pushimeve që përdoren në disa vende, bazuar në stimuj taksorë, që përfshijnë qeverinë dhe operatorët.
Sfida 8: Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm global
Është e natyrshme që shqetësimi ynë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në vendin tonë të lidhet me shqetësimin për zhvillimin e qëndrueshëm global. Të gjitha objektivat e identifikuara për turizmin e qëndrueshëm në vendin tonë janë të vlefshme edhe për zhvillimin dhe veprimtarinë e turizmit të qëndrueshëm në shkallë ndërkombëtare.
Në vitin 2008, mëse 1.3 milionë shqiptarë vizituan vendet e tjera, duke gjeneruar në destinacionet pritëse disa dhjetra milionë Euro. Në shumë vende në zhvillim si Shqipëria, turizmi mund të jetë një nga burimet jetësore të të ardhurave, sidomos në zonat rurale, por edhe në këto vende çështjet e ndikimit mjedisor e komunitar janë të një rëndësie të veçantë.
Fushat përkatëse të veprimit përfshijnë çështje të tilla si:
Promovimi i barazisë në zhvillimin e turizmit dhe në udhëtim.
Inkurajimi i programeve dypalëshe për njohjen dhe mbështetjen e zhvillimit të turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe lehtësimin e varfërisë, si dhe inkurajimi i punës së përbashkët me institucionet ndërkombëtare.
Nxitja e operatorëve turistikë dhe investitorëve shqiptarë në shërbimet turistike jashtë vendit për t´iu përmbajtur parimeve të qëndrueshmërisë në kërkesat për të përfituar nga mjedisi dhe komuniteti lokal në të cilin operojnë.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë për të bërë zgjedhje dhe sjellje të përgjegjshme në lidhje me turizmin dhe udhëtimet.

20
Shkëmbimi i përvojës dhe i njohurive në lidhje me turizmin e qëndueshëm me vende dhe rajone të tjera të botës.
KAPITULLI III.
MEKANIZMAT PËR ZBATIM
Në kapitullin e mëparshëm u vunë në dukje sfidat kryesore për kthimin e turizmit shqiptar në të qëndrueshëm, duke identifikuar edhe veprimet e përshtatshme për t´i përballuar ato. Ky kapitull tregon mënyrën e kryerjes së këtyre veprimeve për të inkurajuar:
Destinacionet e qëndrueshme
Bizneset e qëndrueshme
Turistët e përgjegjshëm
Destinacione të qëndrueshme
Shumë nga sfidat e qëndrueshmërisë dhe veprimet e nevojshme mund të përballohen më mirë duke bërë të mundur që të gjithë partnerët të punojnë së bashku në nivel destinacioni. Në këtë nivel nevojat mjedisore, të komunitetit lokal dhe të biznesit përputhen më shumë dhe përqasja gjithpërfshirëse dhe e integruar është më e thjeshtë.
Për më tepër, gjithnjë e më shumë është duke u pranuar se koncepti i një “destinacioni” turistik, brenda të cilit një gamë e gjerë objektesh dhe veprimtarish formëzojnë eksperiencën (përjetimin) e plotë, është faktori që influencon më shumë në zgjedhjen e konsumatorëve. Është shumë e rëndësishme që politika kombëtare të ofrojë një kuadër mbështetës për veprimtarinë lokale.
Kuptimi i destinacionit
Destinacioni është një zonë tërheqëse për vizitorin që përfshin akomodimin, atraksionet dhe shërbimet mbështetëse. Ai mund të kufizohet nga kufij fizikë, tematikë ose administrativë dhe përfshin një sërë imazhesh dhe cilësish dalluese që i japin identitetin. Destinacione janë vendet me të cilët aktorët e turizmit kanë lidhje natyrore dhe brenda të cilëve partnerët mund të punojnë së bashku. Zakonisht, ky destinacion mund të jetë një qytet, një resort bregdetar ose malor ose një zone rurale me identitet të përcaktuar.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që përmasat e destinacionit të jenë të bollshme në mënyrë që menaxhimi i tij, i dhënë në linja të përgjithshme më poshtë, të bëhej me kosto sa

21
më të ulët që do të ishte e mundur. Për shembull, nuk do të ishte efektiv menaxhimi i fshatrave, qytezave ose i zonave të vogla të veçuara – ato duhet të punojnë së bashku në një zonë më të madhe. Në disa rrethana, menaxhimi i destinacioneve mund të jetë i efektshëm në nivele rajonale, ndoshta edhe të qarkut.
Menaxhimi i destinacionit të qëndrueshëm
Menaxhimi i destinacionit është një term që përdoret për të mbuluar të gjithë mënyrat e ndikimit të turizmit në destinacion. Ai mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të turizmit dhe infrastrukturës, menaxhimin e vizitorëve, marketingun, informacionin, mbështetjen ndaj biznesit, vendosjen dhe kontrollin e standarteve, si dhe monitorimin.
Një objektiv kritik i qëndrueshmërisë turistike është sigurimi se procesi i menaxhimit të destinacionit mishëron objektivat dhe principet e qëndrueshmërisë. Që të arrihet ky objektiv duhet:
Të miratohen formalisht synimet e qëndrueshmërisë, bazuar në ato që pasqyrohen në këtë Udhëzues.
Të ndiqet një metodë planifikimi dhe menaxhimi shumë-aktoriale, d.m.th. që përfshin të gjithë aktorët e turizmit.
Të punohet me të gjithë aktorët për konceptimin dhe zbatimin e një strategjie për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të planit të veprimeve të lidhura me të.
Të udhëhiqet puna përmes një procesi të rregullt monitorimi të ndikimeve të turizmit me anë të treguesve (indikatorëve) të qëndrueshmërisë.
Ky proces i menaxhimit të destinacionit turistik duhet integruar ngushtë me strategjitë më të gjera komunitare, mjedisore dhe ekonomike të destinacionit. Interesat lokale duhen bashkuar për të integruar shqetësimet mjedisore globale në planet lokale, për të përcaktuar objektivat e së ardhmes dhe për të punuar për arritjen e tyre. Vizioni i bazuar në interesat e komunitetit dhe planifikimi i tyre mund të jetë një vlerë hyrëse (input) e nevojshme në menaxhimin e destinacionit të qëndrueshëm. Megjithatë, ekziston rreziku që, duke u parë si qëlim në vetvete, kjo të çojë në izolimin e destinacionit nga linja kryesore e konceptimit dhe zbatimit të politikës për zhvillimin e turizmit në vend.
Strukturat për bashkëpunim
Menaxhimi i suksesshëm i destinacioneve të qëndrueshme kërkon një strukturë efikase, ku interesat e ndryshme të partnerëve harmonizohen, duke i hapur rrugë bashkëpunimit dhe lidershipit efektiv. Strukturat shumë-aktorëshe të turizmit mund të marrin forma të

22
ndryshme, që nga një takim informal përfaqësuesish, deri në një organ formal (këshill, etj). E para mund të transformohet në të dytën me kalimin e kohës, krahas rritjes së besimit. Autoritetet lokale dhe rajonale kanë rol kritik për të luajtur në këtë drejtim. Në shumë destinacione një numër autoritetesh lokale mund të punojnë bashkë në grup. Është e rëndësishme që ky proces të përfshijë funksionet e shumta të autoriteteve lokale dhe rajonale me influencë në turizëm dhe në ndikimin e tij. Interesa të tjera që duhen përfaqësuar janë ato të bizneseve turistike; të komuniteteve lokale, të organeve të trashëgimisë kulturore dhe mjedisore; të sektorit të transportit; të grupeve konsumatore/pushuese lokale; të bizneseve; të trajnimeve dhe edukimit lokal.
Në këtë kuadër, duhet krijuar një proces i dyanshën komunikimi ndërmjet destinacionit dhe organeve të sipërpërmendura, në nivel lokal apo kombëtar. Organet menaxhuese duhet të vendosin një komunikim dhe konsultim efektiv brenda destinacionit përmes broshurave, website-ve, mediave lokale, si dhe forumeve të hapura.
Zhvillimi i strategjisë së turizmit të qëndrueshëm dhe i planit të veprimit
Duhen përgatitur strategjia dhe plani i veprimit, si mjete kryesore për formëzimin e turizmit në destinacion, identifikimin e përparësive dhe koordinimin e veprimtarisë ndërmjet partnerëve. Ajo duhet të marrë parasysh veçanërisht sfidat dhe mundësitë e përshkruara në kapitullin e mëparshëm, të interpretuara sipas rrethanave lokale.
Ky proces duhet të jetë dinamik dhe i vazhdueshëm, me synime, objektiva dhe veprime të monitoruara dhe mbikqyrura në kohë, në dritën e rezultateve të arritura dhe ndryshimit të situatave. Shkallët që duhen ndjekur në këtë proces janë:
1. Mandatimi politik
Siguron angazhimin e të gjithë aktorëve në përgatitjen dhe zbatimin e një strategjie dhe plani veprimi që siguron qëndrueshmërinë bazuar në vizionin dhe identitetin e përbashkët.
Përcakton organizatën që do të drejtojë procesin dhe termat e referencës për të.
2. Analiza e situatës
Mbledhja dhe përpunimi i informacionit mbi nivelin aktual të turizmit, numrin e ndërmarrjeve, punësimin, objektet dhe shërbimet e vizitorëve, kushtet mjedisore (ajri uji, toka), kontributi relativ i turizmit në ekonomi.
Vlerësimi i pasurive të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, përfshirë kushtet dhe ndjeshmëritë për përdorim në të ardhmen.

23
Vlerësimi i kapacitetit të infrastrukturës turistike (përfshirë transportin).
Vrojtimi/konsultimi me biznesin turistik, përfshirë performancën aktuale dhe nevojat perspektive të tij,
Vrojtimi i vizitorëve – profilet, kërkesat, kënaqësia.
Vlerësimi i politikave dhe instrumenteve ekzistuese.
Vlerësimi i përfshirjes së komunitetit lokal në hartimin e planeve zhvilluese lokale
Vlerësimi i efektivitetit të partneriteteve ekzistuese dhe identifikimi barrierave për bashkëpunime më të mëdha.
Vlerësimi i faktorëve të jashtëm – mundësitë dhe kërcënimet: prirjet e tregut, perceptimet, analiza e konkurrentëve, ndryshimet mjedisore etj.
3. Zgjedhjet strategjike
Partnerët duhet të bashkëpunojnë për çështje të tilla si:
Identifikimi i çështjeve kryesore (si planifikimi efektiv i hapësirave dhe i përdorimit të tokës, kontrolli i zhvillimit etj.).
Shqyrtimi i kapacitetit mbajtës.
Ndërtimi i vizionit dhe caktimi i objektivave.
Identifikimi e pikësynimeve (targeteve) për turizmin – sasia, lloji, ku, kur.
4. Planifikimi i veprimit
Ndërtimi i një programi veprimi, duke treguar përparësitë, organet drejtuese, organet mbështetëse, kohëzgjatjen dhe kërkesat për burime (financiare, njerëzore etj.).
Marrja e anagazhimeve dhe mbledhja e burimeve.
5. Monitorimi dhe vlerësimi
Vendosja e indikatorëve dhe monitorimi i proceseve.
Shqyrtimi vjetor, raportimi kundrejt pikësynimeve, dhe rishikimi i planit të veprimit
Shqyrtimi i rregullt periodik i strategjisë.
Indikatorët e qëndrueshmërisë dhe proceset monitoruese
Identifikimi i indikatorëve të lidhur me objektivat e qëndrueshmërisë dhe i një procesi të rregullt monitorimi kundrejt tyre është një element kritik i menaxhimit të destinacionit, nëse përqafohen vërtetë parimet e qëndrueshmërisë.
Përcaktimi i indikatorëve të qëndrueshmërië duhet bazuar në pesë kritere kryesore:
Lidhja e indikatorit me çështjen e caktuar.
Mundësia për të marrë dhe analizuar informacionin e kërkuar.

24
Besueshmëria dhe siguria e informacionit.
Qartësia dhe lehtësia për t’u kuptuar nga përdoruesit.
Krahasueshmëria në kohë dhe mes rajoneve.
Indikatorët mund të përdoren për katër arsye kryesore:
1.
Për të treguar situatën aktuale të destinacionit.
2.
Për të treguar shkallën apo masën e një ndikimi ose reagimi.
3.
Për të gjurmuar një ndryshim në kohë – po rritet apo po pakësohet, po bëhet më mirë apo më keq.
4.
Për të lejuar krahasimin (benchmarking) me normat dhe destinacionet e tjera.
Disa indikatorë mund të bazohen në të dhëna ekzistuese dhe në të tjera të matshme drejtpërdrejt. Të tjerët do të mbështeten në vrojtime specifike të vizitorëve, bizneseve dhe banorëve lokalë. Vrojtimet e këtij lloji kanë përparësinë e të qënit konkretë (të lidhur drejtpërdrejtë me çështjen) pasi janë në gjendje të kuadrojnë si duhet pyetjen. Por, ato mund të jenë me kosto të lartë dhe kohëharxhues. Ato duhen projektuar mirë dhe me kampionaturë apo normë përgjigjeje mjaftueshmërisht të madhe për të marrë një tabllo statistikisht të paçvendosur. Zakonisht, vrojtimet mund të kërkojnë:
Anketim të vizitorëve, përmes intervistimit të rastësishëm të rreth 1000 vizitorëve të shpërndarë në pika të ndryshme të destinacionit, që përfaqësojnë modelet e vizitave dhe rrjedhat e vizitorëve. Vrojtimi duhet të mbulojë profilet e vizitorëve, të dhëna mbi vizitën, sjelljet/kënaqësinë.
Anketim të biznesit, përmes vet-plotësimit të një formulari vjetor (me postë ose postë elektronike) nga të gjitha kompanitë, ose një pjesë e rëndësishme e tyre, e balancuar mirë sipas llojit, duke u kërkuar atyre informacion mbi veprimtarinë dhe rezultatet, si dhe opinionin e tyre, si dhe duke i stimuluar për t’iu përgjigjur sa më shumë pyetjeve.
Anketim të banorëve, përmes intervistimit të rastësishëm (me postë ose me telefon) të familjeve të shpërndara në anë të ndryshme, duke u përqëndruar kryesisht në qëndrimin ndaj turizmit dhe në angazhimin në të.
Ndonëse, në pasqyrat e mëposhtme jepen një numër i madh indikatorësh, disa prej tyre janë identifikuar si kryesorë, pasi janë gjykuar si thelbësorë në lidhje me faktorin e qëndrueshmërisë dhe relativisht të lehtë pë t’u mbledhur. Të tjerët janë plotësues, të cilët destinacionet turistike inkurajohen t’i përdorin. Përzgjedhja përfundimtare e indikatorëve duhet bërë në konsultim me të gjithë aktorët e destinacionit turistik.

25
Indikatorët e destinacionit
Nr
Thelbësor
Indikatori
Qëllimi –
Çfarë tregon indikatori
Mblidhet nga
Qëellimi
kryesor
Sfida
kryesore
1
Po
Numri total i vizitorëve ose shtretërve të zënë në muaj
Volumi i turistëve dhe sezonaliteti
Informacion nga njësitë akomoduese
1a, 2a
1
2
Po
Vlerësimi i numrit total të vizitorëve në vit ose në muaj
Volumi i turistëve dhe sezonaliteti
Numërimi & anketimi i vizitorëve në pikat e mbritjes/pikat kryesore turistike
1a, 2a
1
3
Po
Numri i krevateve (në bazë të llojit të akomodimit)
Kapaciteti i turizmit dhe bazat për llogaritjen e volumit.
Regjistrimet egzistuese ose auditet e rregullta
1a, 2a
1
4
Po
Përqindja mesatare vjetore e shtretërve dhe e dhomave të zëna nga turistët
Performancën e ndërmarrjeve dhe bazat për llogaritjen e volumit
Regjistrimet dhe anketimet e biznesit
1a, 2a
1, 3
5
% e ndërmarrjeve që raportojnë rritje të biznesit nga viti i kaluar.
Masa relative e rritjes dhe e konkurrencës
Anketimet e biznesit
1a
1, 3
6
Po
Shpenzimet mesatare për person
Të ardhurat ekonomike nga turizmi
Anketimet e vizitorëve
1a. 2a
4
7
Të ardhurat lokale (ose GDP) të gjeneruara nga turizmi
Vlera e turizmit dhe kontributi i tij në ekonominë lokale
Anketimet e vizitorëve që përqëndrohen në shpenzimet plus anketimet e bizneseve që përqëndrohen në punësimet
1a, 2a
1, 4
8
Po
% e dhomave të lira gjatë vitit
Sezonaliteti
Të dhënat egzistuese, auditi i rregullt ose anketimet e biznesit
1a, 1b
1, 3
9
Po
Raporti i dhomave ose shtretërve të zënë në tre muajt më të zënë dhe më pak të zënë
Sezonaliteti
Regjistrimet ose anketimet e biznesit
1a, 1b, 2a
1, 3
10
Po
Numri i shtretërve per 1000 persona të popullsisë lokale
Mungesë e mundshme ekuilibri dhe presioni mbi komunitetin dhe burimet
Nga indikatori nr. 3 dhe regjistrimet e popullsisë
2a
4
11
Po
Raporti i numrit të turistëve me popullsinë lokale

Nga indikatorët 1 dhe 2 dhe regjistrimet e popullsisë
2a
4
12
Po
Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit
Vlera që i shkon komunitetit përkundrejt ndikimit të
Anketimet e vizitorëve dhe të biznesit
1a, 2a, 3a
2, 4

26
transportit
13
% e ndërmarrjeve turistike të mbuluara nga rrjeti i transportit publik
Mundësia e akomodimit të atyre pa makina dhe mundësia e përmirësimit
Auditi i objekteve dhe anketimet e biznesit
3a
2
14
Po
% e vizitorëve që mbërrijnë me mjete të tjera përveç makinës apo avionit
Prirjet për të ndryshuar mënyrën e transportit – pasojat në sasinë e karbonit të emetuar
Anketimet e vizitorëve
3a
2
15
% e vizitorëve që përdorin transportin publik në destinacion

Punësimi në sektor si përqindje e punësimit total
Rëndësia relative e punësimit në turizëm dhe ekuilibri në ekonomi
Informacione/Kode të këtij sektori industrial
1b, 2a
3, 4
17
Po
% e punëve sezonale në sektorin e turizmit
Cilësia e punësimit dhe sezonaliteti
Anketimet e biznesit
1a, 1b
1, 3
18
Po
Të ardhurat mesatare/orë në turizëm në raport me të ardhurat mesatare / orë për të gjithë industrinë
Cilësia e punësimit
Anketimet e biznesit dhe studimet krahasuese mbi sektorin
1b
3
19
% e punonjësve me kualifikim profesional në turizëm
Cilësia e punës dhe kushtet për karierë
Anketimet e biznesit
1b
3
20
Po
% e banorëve qe shprehin kënaqësi për ndikimin lokal te turizmit
Sa e pranon dhe sa perfiton komuniteti nga turizmi
Anketimet e banorëve
2a
4
21
% e banorëve që deklarojnë se përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga turizmi lokal ose që besojnë se turizmi përmirëson jetën e tyre
Përfitimet e komunitetit nga turizmi
Anketimet e banorëve
2a
4
22
Po
% e ndërmarrjeve me çertifikatë të njohur mjedisore
Tregues i fuqishëm që tregon se po ndërmerren veprime
Regjistrime nga skemat e çertifikimit dhe/ose anketimet e biznesit
3a
5
23
% e ndërmarrjeve që raportojnë se janë duke marrë masa për menaxhimin mjedisor
Tregues i gjerë (por pak i fuqishëm) për menaxhimin mjedisor që nuk tregon reaksionin ndaj çertifikimit
Anketimet e biznesit
3a
5
24
Sasia dhe raporti i mbetjeve të depozituara në landfille (totali ose shuma nga turizmi)
Efikasiteti i burimeve dhe ndotja e tokës
Matjet bashkiake ose shuma e të dhënave të ndërmarrjeve turistike
3a
5
25
% e mbetjeve të ricikluara nga ndërmarrjet turistike
Angazhimi ndaj efiçiences së burimeve

27
26
Shkarkimi i ujërave (totali ose shuma nga turizmi)
Potenciali i ndotjes

% e ndërmarrjeve turistike që nuk janë të lidhura me sistem efikas të trajtimit të ujërave të zeza
Potenciali i ndotjes
Regjistrimet e bashkisë dhe anketimet e biznesit
3a
5
28
Po
Konsumimi i ujit (totali ose shuma nga turizmi) – sasia totale në periudhën më të zënë
Efikasiteti i burimeve dhe ndikimi në komunitet

2a, 3a
5
29
% e ujit të ricikluar nga ndërmarrjet turistike
Angazhimi për rritjen e efikasitetit të burimeve
Anketimet e biznesit
2a, 3a
5
30
Po
Cilësia e ujit (deti dhe zonat me ujë të ëmbël)
Ruajtja e natyrës dhe e vlerave të mjedisit për banorët lokalë dhe turistët
Analiza e rregullt e ujit
1a,3a,3b, 2b
6, 7, 1
31
Konsumimi total i energjisë (ose emetimi i CO2) nga objektet turistike
Efikasiteti i burimeve dhe ndotja
Shuma e të dhënave nga ndërmarrjet turistike
3a
5
32
Cilësia e ajrit
Tregues i forcës tërheqëse të mjedisit për popullsinë lokale dhe turistët
Analiza e rregullt e pastërtisë së ajrit
3a,3b, 2b
6, 7
33
Po
Sasia e mbeturinave të hedhura në vende të caktuara

Vëzhgime. Anketimet e vizitorëve dhe banorëve.
3b,1a, 2a, 2b
6, 7,
34
Numri i njerëzve në vende të veçanta në ditët më të zëna
Presioni mbi komunitetin dhe mjedisin
Numërimi dhe anketimi i vizitorëve
2a, 2b
4, 6
35
Po
Gjendja e mjedisit në vende të vecanta
Dëmtimi i peisazhit dhe i biodiversitetit

3b
6
36
Numri dhe përmasat e vendeve dhe tokave të mbrojtura
Cilësia e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe aftësia për të përballuar presionin
Titujt e regjistruar
3b
6
37
Po
% e territoreve me peisazh (p.sh., gjatësia e bregdetit) mbi të cilat është ndërtuar
Ulja e forcës tërheqëse te mjedisit
Të dhëna dhe vëzhgime mbi përdorimin e tokës
1a, 2a, 2b, 3b
4, 6, 7
38
% e territorit të që i është nënshtruar planifikimit të përdorimit të tokës dhe kontrollit të zhvillimit
Aftësia për të përballuar presionin
Planet e përdorimit të tokës
2a, 3b
4, 6
39
Kontributi i ndërmarrjeve turistike dhe vizitorëve për ruajtjen e vlerave
Mbështetja që i jep turizmi ruajtjes së vlerave
Anketimi i vizitorëve dhe i bizneseve. Monitorimi i skemave specifike
3b
6
40
Po
% e ndërmarrjeve turistike që marrin pjesë në skemat e çertifikimit të cilësisë
Angazhimi i biznesit për të përmirësuar cilësinë dhe
Regjistrime nga skemat e certifikimit. Anketimi i
1a, 2b

konkurrencën
biznesit
41
Po
% e vizitorëve që dëshmojnë se janë të kënaqur me eksperiencën në vend
Cilësia e destinacionit dhe kënaqësia e vizitorëve
Anketimi i vizitorëve
1a, 2b
7
42
% e vizitorëve që janë në vizitë të përsëritur ose % e atyre që deklarojnë se do të kthehen

43
Po
% e ndërmarrjeve turistike që përmbushin standartet e pranimit (hyrshmërisë)
Aftësia për t’u dhënë vizitorëve nje eksperiencë (përjetim) pa dallim
Regjistrime nga skemat inspektuese. Anketimi i bizneseve
2b
7
44
% e vizitorëve me paaftësi fizike ose shqisore
Tregues relativ i përfshirjes sociale në destinacion
Anketimi i vizitorëve
2b
7
45
% e vizitorëve nga shtresat e ulëta sociale-ekonomike

46
% e vizitorëve që përfitojnë nga skema e planifikuar e pushimeve
Rëndësia e turizmit social për destinacionin
Anketimi i vizitorëve ose i bizneseve
2b
7
47
Niveli i kënaqësisë së vizitorëve me paaftësi fizike ose shqisore

48
Po
Prania e një organizate të menaxhimit të destinacionit që përfshin aktorë të ndryshëm
Përqasja gjithëpërfshirëse e menaxhimit të destinacionit
Prania/mungesa e aktorëve të ndryshëm përkundrejt përcaktimeve
49
Po
% e bizneseve që u përkasin shoqatave lokale të turizmit
Tregues i nivelit të angazhimit të sektorit privat në menaxhimin e destinacionit
Regjistrimet e anëtarëve
50
Po
Egzistenca e një strategjie të miratuar dhe të monitoruar për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm
Angazhimi për menaxhimin e destinacionit të qëndrueshëm
Prania/mungesa përkundrejt përcaktimeve

Instrumente për zbatimin e politikave të qëndrueshmërisë
Ky udhëzues dhe plani i veprimit që e shoqëron përmbajnë një numër veprimesh për përmirësimin e qëndrueshmërisë në destinacion. Ai jep masat kryesore që duhen ndërmarrë për ta bërë turizmin më të qëndrueshëm.
Planifikimi i përdorimit efektiv të tokës dhe hapësirës, si dhe kontrolli i zhvillimit (në përputhje me standartet e mbrojtjes mjedisore dhe strategjinë e turizmit të qëndrueshëm) konsiderohen absolutisht themelorë në dhënien e sigurisë se zhvillimi i ri i turizmit, si shkallë dhe lloj, bëhet në përputhje me nevojat e komunitetit lokal dhe të mjedisit. Ky proces mund të mbështetet përmes kërkesave për kontrollin e ndikimit mjedisor (ose nga një vlerësim më i gjerë i qëndrueshmërisë) të parashtruara ndaj projekteve të propozuara. Në këtë kuadër, duhen ndërmarrë veprimtari specifike për të arritur konsistenën në territorin e të gjithë Shqipërisë lidhur me zbatimin e këtyre proceseve në turizëm, nëpërmjet hartimit të udhëzuesve për planifikim dhe shkëmbimit të eksperiencës më të mirë.
Investimet në infrastrukturë dhe shërbime të autoriteteve lokale në nivelin e destinacionit, nganjëherë në bashkëpunim me sektorin privat, janë mjaft të rëndësishme. Projektet përkatëse duhet të përfshijnë objektet e përbashkëta, skemat e riciklimit, sistemet e furnizimit me ujë, stokimin e mbetjeve. Vëmëndje e veçantë i duhet kushtuar planifikimit të transportit të integruar, për të reduktuar trafikun e rënduar, si dhe për të inkurajuar eksplorimin e destinacionit pa përdorur makina brënda tij. Kjo arrihet duke kryer investime në infrastrukturë, shërbime dhe informacion.
Instrumentë të tjerë mund të aplikohen në nivel destinacioni për të influencuar qëndrueshmërinë e biznesit. Kujdes i veçantë duhet treguar për thellimin e njohurive mbi çështjet e qëndrueshmërisë dhe krijimin e aftësive menaxhuese në nivelin e destinacionit lokal nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit të punonjësve lokalë. Kjo mund të arrihet përmes zhvillimit të një rrjeti informacionesh mbi menaxhimin e qëndrueshëm të destinacionit me bazë në Internet, që jep mundësinë për futjen e të dhënave për krahasim (benchmarking) dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira. Për të përforcuar këtë proces mund të krijohej edhe rrjeti i destinacioneve.

Një tjetër mekanizëm për përhapjen e turizmit të qëndrueshëm është nxitja e bizneseve për të përqafuar parimet e qëndrueshmërisë në veprimtarinë e tyre. Disa nga përparësitë dhe veprimet për bizneset dalin në pah nga planet e menaxhimit të destinacioneve, por politikat dhe veprimet për bizneset krijohen dhe zbatohen në nivele të tjera dhe përmes një variacioni procesesh. Shoqatat e bizneseve kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, duke influencuar veprimtarinë e anëtarëve të tyre.
Lidhja e konkurrencës me qëndrueshmërinë
Një nga kërkesat parësore të bizneseve turistike është të mbeten konkurrues në treg. Veprimet që ndërmerren për të forcuar konkurrencën duhen parë si pjesë e procesit të krijimit të qëndrueshmërisë. Kjo mund të lidhet me sfidën kyçe të përballimit të sezonalitetit të kërkesës, por dhe me çështje më të përgjithshme si cilësia e shërbimit. Krijimi i një klime të favorshme biznesi, bërja e një destinacioni më të sigurt, vendosja dhe promovimi i standardeve të cilësisë, zhvillimi i aftësive përmes trajnimeve dhe ndihma për hyrshmëri në treg, janë forma të rëndësishme të mbështetjes së biznesit.
Por, axhenda e qëndrueshmërisë kërkon të ndikojë më tutje mbi biznesin, duke e inkurajuar atë të shtrijë vizionin e tij afatgjatë për të arritur përfitime më të gjera ekonomike, sociale dhe mjedisore, duke siguruar në të njëjtën kohë suksesshmërinë dhe konkurrencën. Përballimi i sfidave kryesore në sektorin e turizmit, si ofrimi i punëve cilësore, minimizimi i përdorimit të burimeve, mbështetja e komuniteteve, nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimi i aksesit, varet nga reagimi i biznesit ndaj tyre.
Nxitja e përgjegjësisë sociale të ndërmarrjeve dhe e dialogut social
Komuniteti biznesit duhet të dëshmojë angazhimin e tij për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të rrisë angazhimin për përgjegjshmërinë sociale të ndërmarrjes (PSN). Në Shqipëri operatorët turistikë në përgjithësi nuk kanë politika formale mbi përgjegjësinë sociale lidhur me çështjet e qëndrueshmërisë, gjë që përbën një sfidë kryesore për politikat turistike.
Dialogu social midis ndërmarjeve, punonjësve, dhe përfaqësuesve të tyre është gjithashtu një koncept themelor për qëndrueshmërinë e bizneseve turistike. Ky dialog (që mund të realizohej përmes debateve, seminareve, workshopeve, mediave etj.) duhet të ndihmojë në forcimin e

angazhimit vullnetar për realizimin e objektivave më të gjera ekonomike, sociale dhe mjedisore në interes të përbashkët të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Hapat dhe instrumentet për të influencuar biznesin
Një sekuencë logjike hapash mund të ndërmerren për ta çuar biznesin drejt përfshirjes së parimeve të qëndrueshmërisë në praktikat e tij menaxheriale.
1. Grumbullimi i njohurive dhe kërkimet. Më shumë informacion nevojitet për perceptimin e qëndrueshmërisë dhe të axhendës së saj nga bizneset, mbi barrierat që ndeshen në zbatim dhe faktorët për ndryshim të cilëve ata mund t’i përgjigjen. Në të njëjtën kohë, kërkimet mbi prirjet dhe perceptimet e tregut dhe mbi përfitimet financiare që vijnë nga manaxhimi mjedisor, mund të nxisin dhe drejtojnë biznesin drejt qëndrueshmërisë. Mbledhja e informacionit ndihmon sektorin të jetë në dijeni të zhvillimeve të fundit përkatëse teknologjike.
2. Ndërgjegjësimi. Komunikimi i shkëlqyer është i nevojshëm për të nxitur reagimet e bizneseve. Për ketë mund të shfrytëzohej bashkëpunimi ndërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe shoqatave të bizneseve, si “Shoqata e Turizmit Shqiptar” dhe “Shoqata e Hoteleve Shqiptare”, duke kërkuar bashkëpunim mes bizneseve në partneritet. Me anë të komunikimit efikas mund të promovohen histori të suksesshme që do të ishin të dobishme për të ndërgjegjësuar bizneset shqiptare për çështjet e qëndrueshmërisë.
3. Edukimi dhe ndërtimi kapaciteteve. Shumë mund të arrihet përmes trajnimeve dhe këshillimeve të targetuara mirë. Ato mund të përfshijnë çështje të tilla si:
Prodhimi dhe shpërndarja e udhëzuesve dhe listave, ndoshta të lidhura me procesin e vetë-kontrollit.
Përfshirja e çështjeve të qëndrueshmërisë në programet e turizmit dhe të hotelerisë.
Ofrimi i kurseve specifike për bizneset dhe punojësit ekzistues. Kurset duhet të jenë të shkurtër, të fokusuar dhe pa vështiresi për pjesëmarrje.
Ofrimi i këshillave profesionale të drejtpërdrejta për bizneset mbi qëndrueshmërinë dhe lehtësimin e kontaktit midis bizneseve.
Krijimi i një rrjeti njohurish mbi qëndrueshmërinë dhe i një website.
Lehtësimi i krahasimit (benchmarking) midis bizneseve dhe promovimi i praktikave më të mira.

Komunikimi dhe promovimi i nismave të thjeshta europiane ose ideve innovative të zbatueshme në Shqipëri, si p.sh. ‘aksioni më i mirë i vitit’.
4.
Stimujt dhe asistenca financiare. Instrumentet ekonomike mund të përdoren si stimuj. Kur është e përshtatshme, një kusht që bizneset të përfitojnë asistencë financiare duhet të jetë përmbushja e kritereve të qëndrueshmërisë. Mund të jepet, për shembull, asistencë financiare për izolime të mira dhe futjen e teknologjisë me energji të ulët, duke i nxitur bizneset të bëjnë ndryshimet e nevojshme në këtë drejtim. Taksat dhe tatimet mund të përdoren për të influencuar sjelljet e biznesit, drejt objektivave mjedisore dhe jo thjesht drejt rritjes së përfitimeve dhe të ardhurave.
5.
Kriteret e performancës, identifikimi dhe shpërblimi. Bizneset zakonisht kërkojnë t’u njihen hapat që kanë ndërmarrë për përqafimin e qëndrueshmërisë. Çertifikimi i ndërmarrjeve sipas kritereve të caktuara në bazë të përformancës së arritur, mund të jetë si një stimul për biznesin dhe një mjet për informimin e konsumatorëve. Etiketa Kombëtare Mjedisore (EKM), e projektuar në kuadrin e projektit LIFE 06/TCY/AL/202, është etiketa e parë në Shqipëri për çertifikimin e bizneseve turistike që arrijnë nivelet e duhura të qëndrueshmërisë. Për ta transformuar EKM-në në një skemë çertifikimi të suksesshme për operatorët e turizmit shqiptar, duhen ndërmarrë hapa të tilla, si:
Përfshirja në skemën e çertifikimit i të gjitha çështjeve të qëndrueshmërisë, përfshirë ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore.
Lidhja e çertifikimeve për qëndrueshmërinë me çertifikimet e cilësisë.
Promovimi aktiv i skemës te bizneset dhe konsumatorët.
Marrja parasysh e çertifikimit në avantazhet që mund të lehtësojnë asistencën financiare, marketingun dhe prokurimet.
Dhënia dhe publiciteti i çmimeve për praktikat më të mira.
Vendosja e skemave çertifikuese të thjeshta, në nivelin e destinacionit që e bëjnë më të lehtë pjesëmarrjen e një numri më të madh biznesesh.
Turistët e Përgjegjshëm
Për të arritur progres të vërtetë në turizmin e qëndrueshëm duhet që turistët vetë të reflektojnë interesin e tyre ndaj qëndrueshmërisë në zgjedhjet e udhëtimeve dhe qëndrimeve të tyre. Industria turistike ka më shumë të ngjarë t’i përgjigjet një përqasjeje që drejtohet nga tregu.

Disa nga sfidat kryesore më të ndjeshme ndaj zgjedhjeve të tregut janë sezonaliteti i kërkesës, mënyra e transportit, kontributi në begatinë lokale dhe ndikimi në burimet natyrore dhe kulturore. Sjellja me përgjegjësi e turistëve ndaj mjedisit dhe komuniteteve lokale është shumë e rendësishme pasi influencon ndikimin e turizmit në vend. Ndikimet mund të vijnë nga sjelljet e vet turistëve, si dhe nga zgjedhjet që ata bëjnë në lidhje me operatorët turistikë ose ndërmarrjet që përdorin praktika të padëmshme për mjedisin.
Turistët mund të influencohen në sjelljet e tyre nga ndërgjegjësimi i tyre për çështjet e qëndrueshmërisë, si dhe duke i informuar ata mbi zgjedhjet që duhet të bëjnë në interes të qëndrueshmërisë.
Edukimi
Njerëzit mund të ndërgjegjësohen për çështjet e qëndrueshmërise që në moshë të vogël, duke mësuar në shkollë. Kjo duhet të jetë një çështje e rëndësishme e programeve edukative. Ato duhet të përfshijnë informacion mbi ndikimin që kanë zgjedhjet që bëjnë njerëzit lidhur me udhëtimet dhe pushimet. Edukimi mund të nxisë gjithashtu interesin në eksplorimin dhe ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore. Udhëzime mund të ofrohen nëpërmjet materialeve të mësuesve dhe materialeve të tjera.
Komunikimi
Promovimi kreativ është një mjet i fuqishëm për ndikimin e vizitorëve. Vëmëndja duhet përqëndruar më shumë në dhënien e mesazheve pozitive dhe paraqitjen e mundësive, se sa në kufizimet, duke treguar rrugët se si mund të udhëtohet në mënyrë të qëndrueshme. Shembujt duhet të përfshijnë promovimin e pushimeve jo-sezonale, mënyrat e transportit të qëndrueshëm, ecjet dhe udhëtimet me biçikletë. Rëndësi e vecantë i duhet kushtuar promovimit të broshurave dhe website-ve të çertifikimit me Etiketën Kombëtare Mjedisore.
Informacioni brënda destinacionit i ofruar nga biznesi dhe nga autoritetet lokale mund të ketë një peshë të madhe—për shembull në zgjedhjen e produkteve lokale, në zbulimin e mundësisë së eksplorimit të destinacionit pa automjete, në cilësinë e ujit etj.
Udhëtimi i qëndrueshëm ka fituar një vëmëndje të konsiderueshme nga mediat kohët e fundit. Ky fakt ka kontribuar në ndërgjegjësimin dhe promovimin e mënyrave alternative të të udhëtuarit. Udhëzuesit komercialë dhe website-t kanë një ndikim të fortë në zgjedhjen e

udhëtimeve, si të tilla krijuesit e tyre mund të nxiten që të marrin parasysh çështjet e qëndrueshmërisë në publikimet e tyre.
Ndërmjetësit
Operatorët turistikë vazhdojnë të kenë një influencë të konsiderueshme në zgjedhjet e konsumatorëve. Në një numër vendesh Europiane rrjetat e operatorëve turistikë pranojnë qëndrueshmërinë si vlerë dhe promovojnë praktika të vlefshme me anëtarët e tyre. Operatorët turistikë mund të influencojnë fuqimisht ofruesit e shërbimeve turistike duke zgjedhur ndërmarrjet me të cilat punojnë në bazë të kritereve të qëndrueshmërisë, duke i dhënë përparësi atyre të çertifikuara me një eko-etiketë, siç është p.sh., EKM. Ato duhen nxitur dhe mbështetur në këtë proces përzgjedhës, duke tërhequr edhe vëmëndjen e konsumatorëve.
Shoqatat e konsumatorëve dhe OJQ-të për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duhen inkurajuar për të udhëhequr në çështjet e qëndrueshmërisë, si dhe për t’u dhënë informacion të dobishëm anëtarëve të tyre. Në këtë drejtim, duhet forcuar bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe industrisë.
Regullat dhe Kodet e Sjelljes
Në disa situata, sjellja e konsumatorëve duhet kontrolluar nga rregullat dhe ligjet, si p.sh., lidhur me veprimtaritë në zonat natyrore tepër të ndjeshme. Një përqasje alternative që ka rezultuar e sukseshme në disa vende, si p.sh., në parqet natyrore, sitet arkiologjike etj., është vendosja e udhëzuesve dhe e kodeve të sjelljes. Këto rregulla duhen shkruajtur me gjuhë pozitive, të shpjegohen mirë dhe të konceptohen në bashkëpunim me bizneset lokale dhe të interesuarit e tjerë.
Çmimet dhe pagesat
Si mekanizma për të influencuar zgjedhjet e turistëve mund të përdoren çmimet e diferencuara, uljet (discounts) dhe pagesat. Në disa vënde, taksat e rrugës kanë rezultuar të suksesshme në reduktimin e trafikut, kur ekzistojnë mundësi alternative transporti ndaj makinave.
Një çështje e veçantë është mungesa e burimeve financiare për ruajtje dhe mirëmbajtje. Kjo duhet të lidhet me përfitimin dhe kënaqësinë që u sjell turistëve përdorimi falas i mjediseve të ndryshme, por edhe me gatishmërinë e tyre për të shpenzuar. Dy rrugët kryesore për të mbledhur të ardhura nga turistët janë:

Pagesat ose taksat e detyrueshme, të cilat duhet të jenë të drejta për të gjithë turistët.
Mbledhja e kontributeve vullnetare nga turistët. Kjo ka treguar të jetë mjaft e sukseshme në rastin kur është promovuar si një skemë me zgjedhje (vendoset një pagesë që nuk është e detyrueshme për konsumatorët që nuk dëshirojnë të paguajnë), pasi nuk rëndon mbi turistët.
Çfarëdo përqasjeje që të përdoret, është e rëndësishme që turistët të sigurohen se fondet e mbledhura do të përdoren për manaxhimin dhe konservimin e destinacionit, duke treguar transparencë mbi mënyrën e shpenzimit të tyre.
Asnjë pagesë shtesë nuk duhet aplikuar ekskluzivisht për disa lloje biznesi, si akomodimi, duke evituar me çdo mënyrë shndërrimin e saj në barrë për ndërmarrjen dhe duke vënë në rrezik konkurrueshmërinë e saj.
KAPITULLI IV.
PËRGJEGJËSITË PËR VEPRIM
Në kapitujt e mëparshëm janë vënë në pah një sërë veprimesh që duhen ndërmarrë në interes të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky kapitull përmbledh përgjegjësitë për veprim të secilit aktor në nivele të ndryshme. Në të identifikohen funksionet dhe përgjegjësitë për çdo nivel dhe lloj organizmi. Tabelat 1a dhe 1b tregojnë përgjegjësitë për çdo veprim lidhur me tre mekanizmat dhe sfidat kryesore të paraqitura më lart. Megjithëse, përgjegjësitë janë paraqitur të ndara për çdo aktor, është e nevojshme që ata të punojnë bashkarisht, përfshirë partneritetin publik - privat.
Qeveria
Përgjegjësitë parësore të qeverisë janë:
Të tregojë angazhim politik për qëndrueshmërinë e turizmit.
Të përfshijë në politikat dhe strategjitë e turizmit parimet dhe qëllimet e qëndrueshmërisë.
Të përfshijë dhe pasqyrojë çështjet e turizmit në politikat e gjera që lidhen me mjedisin, kulturën, transportin, komunitetet dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Të punojë në të gjithë segmentet e saj, si dhe me aktorët e tjerë për të formuluar politikat dhe strategjitë lidhur me qëndrueshmërinë e turizmit (si p.sh., modeli i pushimeve shkollore).

Të integrojë çështjet e qëndrueshmërisë në programet e saj financiare.
Të zhvillojë indikatorët e turizmit të qëndrueshëm në nivel kombëtar dhe rajonal, duke i shoqëruar me monitorimin dhe raportimin, si dhe duke identifikuar dhe koordinuar indikatorët për përdorim në nivelin e destinacionit turistik.
Të krijojë programe edukative, trajnuese, marketingu dhe mbështetëse për biznesin, në mbështetje të turizmit.
Të ndërmarrë nisma dhe të mbështesë kërkimet e ndryshme.
Të ofrojë mbështetje aktive për skemat e çertifikimit dhe të etiketimit, si EKM-ja dhe të bëjë promovimin e tyre te konsumatorët.
Të inkurajojë dhe lehtësojë krijimin e Organizatave të Menaxhimit të Destinacionit (OMD) që përfshijnë aktorë të ndryshëm.
Të krijojë kuadro rregullatore dhe programe në mbështetje të menaxhimit e destinacionit të qëndrueshëm.
Të pasqyrojë parimet e qëndrueshmërisë në praktikat e udhëtimeve dhe prokurimeve të saj.
Të mbështesë turizmin e qëndrueshëm në veprimtaritë ndërkombëtare.
Të adresojë çështjet e qëndrueshmërisë në aplikimet për projekte në kuadër të programeve të BE-së për financimin turizmit, si dhe të kërkojë financimin e disa veprimtarive të përshkruara në këtë Udhëzues.
Agjensia Kombëtare e Turizmit (AKT)
AKT-ja, si agjensi qeveritare e specializuar, duhet të jetë aktori kryesor për koordinimin e aksioneve në nivel kombëtar, bazuar në strategjinë e zhvillimit të turizmit, si dhe në politikat e përpunuara nga Ministria e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Shumë nga çështjet e trajtuara në këtë Udhëzues ndërlidhen me funksionet e AKT-së dhe me fusha të ndryshme të politikëbërjes. Për rrjedhojë, del nevoja për fuqizimin e koordinimit të këtyre funksioneve për adresimin e çështjeve të turizmit të qëndrueshëm.
Përgjegjësitë parësore të kësaj Agjensie janë:
Të këshillojë Qeverinë dhe Autoritetet Lokale për të përdorur financimet, sipas rastit, për përballimin e sfidave dhe mbështjen e proceseve të përshkruara në këtë Udhëzues.
Të inkurajojë këshillat e qarqeve për ndjekjen e turizmit të qëndrueshëm dhe që të raportojnë rregullisht mbi politikat dhe veprimet e tyre.

Të japë një kuadër politik mbështetës për zhvillimin dhe zbatimin e integruar të strategjive të turizmit të qëndrueshëm në nivelin e destinacionit lokal në bashkëpunim me këshillat rajonalë (ose të qarqeve).
Të kryejë kërkime për çështje që lidhen me turizmin e qëndrueshëm dhe të bëjë të njohura rezultatet e tyre në të gjithë vendin.
Të identifikojë dhe bëjë të njohura praktikat më të mira për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Të lehtësojë marrjen dhe shkëmbimin e njohurive dhe të aftësive për ta bërë turizmin më të qëndrueshëm.
Të asistojë në procesin përcaktimit të kritereve të sjelljes në pajtueshmëri me zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.
Të japë indikatorët bazë dhe statistikat lidhur me qëndrueshmërinë e turizmit, si dhe të masë ndikimin e tij.

Autoritetet lokale
Autoritetet lokale janë aktorë kyç për planifikimin dhe menaxhimin e turizmit, si dhe për vlerësimin e ndikimit të tij. Ato duhet të punojnë ngushtë me sektorin privat, duke mbajtur kurdoherë parasysh interesat komunitare dhe mjedisore, në kuadër të Organizatave të Menaxhimit të Destinacionit (OMD). Funksioni i OMD-së mund të jetë i zbatueshem në nivel rajoni (ose edhe qarku).
Përgjegjësitë parësore të autoriteteve lokale janë:
Të krijojnë mekanizma dhe struktura shumë-aktorëshe për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive për turizmin e qëndrueshëm dhe të planeve përkatëse të veprimit.
Të japin udhëheqje dhe të lehtësojnë koordinimin dhe bashkëpunimin.
Të sigurojnë se nëpunesit dhe të zgjedhurit janë të familjarizuar me çështjet e qëndrueshmërisë.
Të fuqizojnë burimet njerëzore dhe financiare që i kushtohen menaxhimit të turizmit.
Të identifikojnë indikatorët përkatës dhe të monitorojnë ndikimet.
Të sigurojnë dhe ruajnë infrastrukturën dhe objektet e nevojshme.

Të pasqyrojnë parimet e qëndrueshmërisë në komunikimet për turizmin dhe në shërbimet mbështetëse.
Të sigurojnë planifikimin efektiv të përdorimit të tokës dhe të kontrollit të zhvillimit territorial, si dhe instrumentet e nevojshme.
Të promovojnë fushata edukative që synojnë ndërgjegjësimin e banorëve, turistëve dhe të operatorëve.
Të pasqyrojnë parimet e qëndrueshmërisë në praktikat e tyre të udhëtimeve dhe prokurimeve.
Bizneset turistike
Roli i bizneseve turistike është thelbësor për arritjen e turizmit të qëndrueshëm. Në këtë kuadër, i rëndësishëm është jo vetëm reagimi i tyre individual, por edhe mbështetja dhe angazhimi i organizatave apo shoqatave të tyre (si p.sh., i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë etj.) në nivel kombëtar, rajonal dhe të destinacionit.
Përgjegjësitë e bizneseve turistike përfshijnë çështje të tilla si:
Pjesëmarrja aktive në strukturat dhe veprimtaritë e menaxhimit të destinacionit lokal.
Mbajtja parasysh e faktorëve mjedisorë dhe socialë në vendimet e tyre për investime dhe vendosjen e çmimeve.
Nxitja e përhapjes gjerësisht të Përgjegjësisë Sociale të Ndërmarrjes dhe angazhimi në dialogun social.
Zhvillimi i sistemeve të mundshme të menaxhimit mjedisor.
Ndjekja e politikave të barazisë në punësim.
Forcimi i marrëdhënieve me komunitetin lokal.
Dhënia e sigurisë se stafi është i familjarizuar me çështjet e qëndrueshmërisë.
Zbatimi i parimeve të qëndrueshmërisë në shqyrtimin e zinxhirit furnizues dhe në prokurime, përfshirë udhëtimet.
Dhënia e informacionit përkatës vizitorëve dhe ndihmimi i tyre për të udhëtuar në mënyrë të qëndrueshme.
Pjesëmarrja në skemat vullnetare për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe mbështetjen e komuniteteve lokale.

Organizata të tjera
Një numër organizatash të tjera mund të luajnë rol të rëndësishëm në nxitjen, monitorimin dhe mbështetjen e turizmit të qëndrueshëm. Ato më kryesoret janë:
Qendra e Turizmit të Qëndrueshëm (QTQ)
Roli parësor i QTQ-së do të jetë administrimi i Etiketës Kombëtare Mjedisore – EKM, e cila do të jetë skema kombëtare e çertifikimit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend. QTQ-ja do të ofrojë informacion profesional mbi EKM dhe Skemën e Aplikimit për çdo nivel, duke nisur nga individët e interesuar, deri tek operatorët turistikë dhe autoritetet lokale. Qendra ka për qëllim të ndërgjegjësojë dhe përmirësojë aftësitë menaxheriale të operatorëve turistikë në lidhje me EKM. Në të njëjtën perspektivë, Qendra do të organizojë kurse trajnuese, workshop-e, seminare etj., me aktorët e interesuar për çështjet e turizmit të qëndrueshëm.
Institucionet arsimore dhe kërkimore
Këto institucione kanë një rol kyc në ndërmarrjen e kërkimeve dhe në nxitjen e kuptimit të çështjeve të lidhura me turizmin e qëndrueshëm. Universitetet, kolegjet dhe institucionet trajnuese duhet të reflektojnë parimet e qëndrueshmërisë në programet e tyre dhe të zhvillojnë kurse specifike në lidhje me temat përkatëse. Shkollat fillore dhe ato 9-vjeçare duhet të përfshijnë ne programet e tyre temën e turizmit të qëndrueshëm, qysh kur nxënësit jane në një moshë shume të re.
Sindikatat
Roli parësor i tyre është të përfaqësojnë interesat e punonjësve në sektorin e turizmit dhe t’i angazhojnë ata në dialogun social me ndërmarrjet dhe shoqatat e punëdhënësve. Ato janë kontributore kryesore në sigurimin e qëndrueshmërisë sociale, brenda kontekstit të përfitimit ekonomik dhe përgjegjësisë sociale. Ato mund të përfshihen në planifikimin e pushimeve të punonjësve dhe në mbështetje të turizmit social.
Shoqata e konsumatorëve
Shoqatat që komunikojnë drejtpërdrejt me anëtarët e tyre ose në mënyrë të tërthortë me udhëtarët, mund të përcjellin me lehtë mesazhet dhe informacionet specifike mbi qëndrueshmërinë, si dhe të sjellin reagimin e tyre.

OJQ-të
OJQ-të në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar përfaqësojnë aspekte të ndryshme të qëndrueshmërisë. Ato mund të përfshijnë institucione dhe rrjeta sociale dhe mjedisore të ndryshme. OJQ-të luajnë rol të rëndësishëm në politikë, kërkime, standardizim, çertifikime dhe komunikim, përmes projekteve dhe veprimtarive konkrete rreth zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
Organizatat ndërkombëtare
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Agjensia e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, të pranishme në Shqiperi, duhen nxitur të bashkëpunojnë me aktorët vendas (atje ku është e nevojshme nëpërmjet marrëveshjeve dhe memorandumeve të mirëkuptimit) me qëllim që në vend të zhvillohen, koordinohen dhe zbatohen politika të turizmit të qëndrueshëm, si dhe për të nxitur pjesëmarrjen e gjerë në to. Këto organizata duhet të koordinojnë punën e tyre me atë të aktorëve vendas për ta përdorur turizmin si mjet për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijevjeçarit.
Turistët
Turistët duhet të ndërgjegjësohen për ndikimin e udhëtimeve të tyre dhe të veprimtarive të lidhura me to, si dhe të pranojnë përgjegjësinë për t’i bërë këto veprimtari më të qëndrueshme. Përgjegjësitë parësore të tyre janë:
Të zgjedhin opsionet më të qëndrueshme të transportit dhe të akomodimit.
T’i shpërndajnë pushimet e tyre gjatë të gjithë vitit.
Të reduktojnë përdorimin e energjisë dhe të ujit në destinacion.
Të reduktojnë dhe riciklojnë, kur është e mundur, materialet e përdorura dhe të mos lenë mbetje.
Të minimizojnë ndërhyrjet e dëmshme, p.sh., zhurmat.
Të mbledhin informacion për të kuptuar më mirë destinacionin që vizitojnë.
Të respektojnë natyrën, kulturën, vlerat dhe traditat e komuniteteve pritëse.
Të mbështesin ekonominë lokale, duke përfshirë blerjen e produkteve lokale.
Të kontribuojnë në projektet për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Tabela 1a: Plan Veprimi – mekanizmat e zbatimit
Qeveria
Autoritetet lokale /OMD
Bizneset turistike
Organizatat e tjera
Destinacionet e qëndrueshme
Të promovojë modelin e menaxhimit të destinacionit turistik të qëndrueshëm. Të sigurojë mbështetje për destinacionet lokale në kuadrin e politikës kombëtare. Të mbështesë rrjetat e njohurive. Të zhvillojë programe trajnimesh përkatëse. Të vendosë masat dhe treguesit (indikatoret) dhe një bazë të përbashkët për krahasim (benchmarking).
Të krijojnë një organ gjithëpërfshirës për aktorët e turizmit të qëndrueshëm. Të zhvillojnë strategjinë dhe planin e veprimit. Të forcojnë planifikimin/kontrollin e përdorimit të tokës. Të investojnë në infrastrukturë. Të vendosin indikatorët dhe të monitorojnë.
Të angazhohen aktivisht në organet dhe proceset menaxhuese.
Org. Arsimore/kerkimore:
Të japin mbështetje teknike për zhvillimin e politikave, planifikimin, menaxhimin dhe zbatimin e indikatorëve. Të bëjnë kërkime mbi praktikat më të mira. Të bëjnë trajnime mbi turizmin e qëndrueshëm për menaxherët e destinacioneve.
OJQ-të dhe shoqatat:

Të krijojë një mjedis politik mbështetës. Të nxisë kërkimet dhe përhapjen e njohurive. Të orientojë shërbimet mbështetëse të biznesit drejt qëndrueshmërisë. Të nxisë krijimin e materialeve këshillimore. Të mbështesë skemat çertifikuese. Të krijojë programe asistence financiare në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm. Të zbatojë parimet e qëndrueshmërisë në prokurim.
Të lehtësojnë rrjetat e bizneseve. Të bëjnë marketingun e përshtatshëm të destinacionit. Të japin shërbime këshillimore mbështetëse për biznesin. Të promovojnë skemat çertifikuese për bizneset lokale. Të zbatojnë parimet e qëndrueshmërisë në prokurim.
Organizatat e tregtisë (Dhomat etj.) dhe shoqatat të promovojnë qëndrueshmërinë. Të angazhohen në shërbimet mbështetëse dhe në çertifikim. Të zbatojnë sistemet menaxhuese, në bashkëpunim me punonjësit dhe përfaqësuesit. Të përshtasin kriteret e qëndrueshmërisë në zinxhirin blerje/ furnizim.
Org. Arsimore/kerkimore:
Të përfshijnë qëndrueshmërinë në trajnimet e karierës. Të konceptojnë dhe zhvillojnë kurse trajnuese me fokus në aspektet e qëndrueshmërisë.
Sindikatat:
Të nxisin dialogun midis bizneseve dhe punonjësve. Të nxisin trajnimet.
Shoqatat & OJQ-të e konsumatorëve:
Të angazhohen në identifikimin e praktikave më të mira dhe në dhe krahasim (benchmarking).

Të mbështesë zhvillimin e materialeve të ndryshme edukative. Të mbështesë qëndrueshmërinë në procesin arsimor. Të mbështesë fushatat kombëtare marketuese dhe mediatike. T’i bëjë publicitet skemave certifikuese (EKM, ISO etj.).
Të përcjellin mesazhet e qëndrueshmërisë në marketing. Të japin informacion përkatës të detajuar. Të identifikojnë & promovojnë produktet e çertifikuara.
Të përcjellë mesazhet e qëndrueshmërisë në marketing. T’i japë informacion përkatës vizitorëve.
Org. Arsimore/kerkimore:
Të përfshijnë aspekte të ndryshme të turizmit/ udhëtimit në kurrikulat shkollës lidhur me mjedisin dhe qëndrueshmërinë.
OJQ-të:
Të ofrojnë informacione/ interpretime mjedisore e kulturore për destinacionet.
Shoqatat &: OJQ-të e konsumatorëve:
Të promovojnë udhëtimet e qëndrueshme ndërmjet anëtarëve.

Tabela 1b: Plan Veprimi – sfidat e qëndrueshmërisë
Sfidat
Qeveria
Autoritetet lokale
Bizneset turistike
Institucione të tjera
1. Pakësimi i sezonalitetit të kërkesës
Zhvillimi i fushatave kombëtare të marketingut jashtë sezonit. Rregullimi pushimeve shkollore.
Nxitja dhe mbështetja e prodhimeve dhe paketimeve tërheqëse. Zhvillimi i veprimtarive jashtë sezonit. Ndjekja e çështjes së rregullimit të pushimeve shkollore.
Zhvillimi i ofertave tërheqëse dhe i çmimeve të diferencuara.
Sindikatat:
Nxitja e fleksibilitetit të pushimeve. Negocimi i zgjidhjeve për zbutjen efekteve të punësimit sezonal.
Shoqatat e konsumatorëve:
Nxitja e udhëtimeve jashtë sezonit.
2. Adresimi i ndikimit të transportit turistik
Investimi në infrastrukturën përkatëse. Nxitja e opsioneve të transportit alternativ. Përshtatja e sistemit taksë/çmim që teëpasyrojë drejt ndikimet e transportit në mjedis. Përcaktimi dhe rregullimi i tregjeve të synuara.
Përcaktimi dhe rregullimi i tregjeve të synuara. Investimi në infrastrukturën dhe shërbimet lokale. Futja e taksave lokale. Marketingu i vizitave me mjete të tjera (veç makinave & avioneve) në destinacion dhe dhënia e informacionit përkatës.
Promovimi i linjave ajrore që ofrojnë teknologji të pastër. Promovimi i opsioneve alternative të transportit. Dhënia e informacionit përkatës për vizitorët.
OJQ-të dhe shoqatat e konsumatorëve:
Dhënia e informacionit udhëtarëve mbi mundësitë e udhëtimeve alternative “miqësore” me mjedisin. Mbrojtja dhe organizimi i fushatave për opsionet e transportit të pastër.
3. Përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës në sektorin e turizmit
Monitorimi i kushteve të punësimit në sektor. Nxitja dhe publiciteti i praktikave më të mira. Sigurimi i pajtueshmërisë me standartet e punës.
Zhvillimi i fushatave për përmirësimin e imazhit të karierës në turizëm.
Mbështetje shkollave lokale për krijimin e programeve trajnuese. Puna me shkollat lokale të biznesit për përmirësimin e portretit turistik të rajonit.
Respektimi i ligjeve të punës dhe i marrëveshjeve kolektive. Përmirësimi i planifikimit dhe i menaxhimit të burimeve njerëzore. Puna me punonjësit dhe sindikatat për përmirësimin e kushteve të punës.
Org. Arsimore/kerkimore:
Përmirësimi i trajnimeve për karierë turistike. Ofrimi i programeve për mësim gjatë gjithë jetës.
Sindikatat:
Ndjekja e përmirësimit të kushteve të punës në sektor. Bashkëpunim me ndërmarrjet dhe punonjësit për të rritur dhe plotësuar standardet. Mbështetje për programet trajnuese. Ndihmë në rritjen e imazhit të

karierës në turizëm.
4. Ruajtja dhe rritja e begatisë dhe e cilësisë së jetës së komunitetit përballë ndryshimit
Përdorim me ndjeshmëri i fondeve kombëtare dhe aplikim sensitiv për fondet e BE-së. Identifikimi i praktikave me të mira në destinacionet e ndryshme turistike. Udhëheqje për planifikimin e përdorimit të tokës për turizëm. Studimi dhe kontrolli i ndikmit të shtëpive të dyta.
Angazhimi i komunitetit lokal në strategjinë e turizmit. Forcimi i planifikimit/kontrollit të përdorimit të tokës. Inkurajimi i regjistrimit të shpenzimeve për turizmin. Nxitja e rrjetave të bizneseve (B2B) dhe zinxhirit të furnizimit lokal.
Fuqizimi i burimeve lokale të punës, mallrave dhe shërbimeve.
5. Minimizimi i përdorimit të burimeve dhe i prodhimit të mbetjeve
Nxitja e përdorimit të standarteve të përshtatshme, mbështetur nga çertifikimi. Identifikimi dhe publiciteti i praktikave më të mira. Fuqizimi i shërbimeve këshillimore dhe trajnuese.
Puna me bizneset lokale për përmirësimin e praktikave. Dhënia e informacionit përkates vizitorëve.
Monitorimi i kushteve mjedisore. Investimi në infrastrukturën e energjisë/ujit/mbetjeve.
Krijimi i sistemeve të menaxhimit mjedisor. Pjesëmarrja në trajnim dhe çertifikim. Dhënia e informacionit vizitorëve mbi ruajtjen e burimeve.
Org. Arsimore/kerkimore:
Ofrimi i kurseve për bizneset dhe stafet mbi menaxhimin mjedisor. OJQ-te/shoqatat:
Inkurajimi i e bizneseve dhe I turistëve për të qënë më të përgjegjshëm.
6. Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore
Krijimi i lidhjes ndërmjet turizmit dhe politikave të ruajtjes (konservimit). Promovimi i turizmit kulturor dhe i programeve për ruajtjen e trashëgimisë së prekshme dhe të paprekshme kulturore. Mbështetja për rrjetin e zonave të mbrojtura. Inkurajimi i zonave të mbrojtura në strategjitë e
Auditimi i burimeve lokale të trashëgimisë dhe mbështetja e ruajtjes dhe interpretimit te tyre. Promovimi i tipareve dalluese lokale. Forcimi i planifikimit/kontrollit të përdorimit të tokës. Monitorimi i impaktit të turizmit mbi kulturën/trashëgiminë. Nxitja e skemave të kontributit të vizitorëve.
Minimizimi i ndikimit të veprimtarive mbi natyrën. Investime me ndjeshmëri ndaj trashëgimisë ndërtimore/burimeve dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Përdorimi dhe nxitja e produkteve dhe zejtarisë lokale. Mbështetja e skemave të kontributit të vizitorëve.
Org. Arsimore/kerkimore:
Forcimi i aftësive për mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive natyrore e kulturore përmes trajnimeve.
OJQ-të e ruajtjes së pasurive natyrore e kulturore:
Mbështetje turizmit të qëndrueshëm si faktor ruajtës.

turizmit të qëndrueshëm. Nxitja e produkteve/interpretimeve cilësore. Studimi i mekanizmave të vendosjes së pagesave për vizitorët, si dhe nxitja e skemave të kontributit të vizitorëve.
Mbeshtetja e skemave të kontributit të vizitorëve.
7. E drejta e pushimeve për të gjithë
Identifikimi dhe publiciteti i praktikave më të mira. Promovimi i koncepteve dhe modeleve të turizmit social. Vendosja e standarteve për akses në shërbimet turistike.
Monitorimi i pajtueshmerisë me standardet. Dhënie informacion mbi aksesueshmërinë -mundësinë për pushime për të gjithë. Nxitja e ofertave të përballueshme nga të gjithë.
Përmirësimi i aksesit të pushuesve në objektet turistike. Pjesëmarrja në skemat e turizmit social.
Sindikata:
Promovimi i të drejtës për pushime të punëtorëve. Promovimi i skemave të turizmit social.
8. Përdorimi i turizmit si mjet për zhvillimin e qëndrueshëm global
Reflektim në politikat e transportit. Mbështetja e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet ndihmës së dyanshme. Mbështetja e operatorëve turistikë / rrjetave përkatëse në futjen e praktikave më të mira.
Organizimi i veprimtarive për shkëmbimin e praktikave më të mira. Promovimi të qytetarët i udhëtimeve të përgjegjshme.
Shkëmbimi i aftësive dhe i experienceës me destinacione të tjera turistike në mbarë botën.
Miratimi nga të gjitha bizneset turistike që punojnë ndërkombëtarisht – vetë dhe nëpërmjet zinxhirit të tyre të furnizimit, i kritereve të turizmit të qëndrueshëm. Dhënia e informacionit përkatës turistëve.
Org. Arsimore/kerkimore:
Mbështetje për shkëmbimin ndërkombëtar të programeve mbi turizmin e qëndrueshëm.
Sindikatat:
Ndjekja e zbatimit të standarteve themelore të punës në të gjitha destinacionet.
OJQ-të:
Mbështetja e ndërtimit të kapaciteteve për turizmin e qëndrueshëm.

Nessun commento:
Posta un commento