Zbulime dhe studime ne Butrint 16 Qershor 2012

Për here te pare një ekspedite
arkeologjike ne Shqipëri i është bashkuar edhe një Arkeobotanist qe
studion shtresat e tokës ku bëhen gërmime duke përcaktuar edhe
preferencat ushqimore te periudhave te ndryshme te jetesës ne qytetin
antik te Butrintit. Për momentin kemi filluar te studiojmë rrethimet e
furrës qe është zbuluar ne gërmimet e vitit te kaluar ne Butrint. Kemi
bere disa zbulime mjaft interesante, për shembull fakte te tilla qe
dëshmojnë se ekonomia ishte e bazuar përgjithësisht mbi kultivimin e
drithërave, mbjelljet ishin te pakta dhe nuk kemi gjetur pothuajse asnjë
lloj fare, kemi gjetur bishtajore qe janë ne gjendje te egër dhe jo te
kultivuar si dhe rrënje te tjera qe mund te jene ne gjendje pyjore.
Ndërkohë sa i përket zbulimeve te fundit, forumi sipas specialisteve
është godina me e rëndësishme e periudhës Romake dhe daton rreth 2 mije
vjet me pare. Monumenti qe për nga madhësia vjen i dyti pas Teatrit
Antik ka marre thuajse forme te plote, duke iu shtuar listës se
monumenteve te vizitueshme. Por natyrisht pjesa kryesore e tij është
një kishe, ndoshta me e vjetra e ngritur ne Butrint.
Nessun commento:
Posta un commento