25 giugno 2012

Velipoja e zaptuar, pushuesit: Asnjë centimetër publik, Qershor 24,2012

Velipojë - Vija bregdetare e Velipojës me gjatësi prej rreth 14 kilometrash është thuajse e gjitha e mbushur me shezlone. Në pjesën më të madhe të saj sheh vetëm rrethime apo parcela të krijuara nga subjektet private, duke minimizuar në maksimum hapësirat publike. Sipas pushuesve kjo situatë është e padrejtë, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi të paguajnë çmimet e çadrave të cilat variojnë nga 400 deri në 500 lekë në periferi, ndërkohë që në qendër të plazhit çmimet arrijne deri ne 15 euro.

"Të na rregullojnë këtë problemin e shezlloneve se na e kanë zënë të gjithin dhe ne jemi detyruar që çadrat t'i vëmë shumë larg. Të bëhet një pjesë çadra 100 a 200 metra, një 70 metërsh për popullin që nuk i përballojnë pagesën e shezllonit, kaq pretendojmë",-thotë një grua.

"Çmimi është shumë i lartë. Në krahasim me vitet e kaluara është shumë i lartë, diku 400 lekë. Për 15 ditë të paguaj 50 euro, shumë është",-thotë një pushues.

"Brenda dy ditëve lëvizje prej 300 në 400 lekë, shihet një nervozizëm i pushuesve këtu sepse vërtetë është pak joreale",-shprehet një tjetër.

Zaptimi i bregdetit të Velipojës nga shezlonet ka shkaktuar jo pak konflikte ndërmjet vetë subjekteve private por dhe komunës. Disa ditë më parë, në mes komunës Velipojë dhe policisë pyjore pati edhe përplasje për marrjen e një pjese të plazhit në administrim. Këto përplasje duket se po krijojnë një situatë tepër të vështirë për ecurinë e turizmit e cila rëndon tek pushuesit.

Bruna Gjokahttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40955#Xchiu


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate