22 giugno 2012

"Toskanë- Shqipëri, të ecim bashkë" për Zhvillimin Ekonomik dhe Forcimin e Rrjetit Turistik të Investimëve

Lezhë - Shoqata ICSE & Co në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Itali, provincat e rajonit të Toskanës si dhe operatorët ekonomik përkatës kanë realizuar në Shqipëri disa vizita ekonomiko-institucionale duke u ndalur në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.

Misioni Sipërmarrës për Zhvillimin Ekonomik dhe Forcimin e Rrjetit Turistik të Investimëve në Shqipëri "Toskanë-Shqipëri të ecim bashkë" është përqëndruar në fushën e projektimit urban dhe krijimin e hapësirave të gjelbërta si dhe të interesave tregtare në Tiranë, ndërsa në Lezhë në sektorin e bujqësisë si dhe turizmitm, kurse në Shkodër për agroturizmin, turizmin dhe infrastrukturën.

Në takimin e zhvilluar në Lezhë, ku morën pjesë autoritete lokale si dhe përfaqësues të biznesit, u theksu se kjo nisëm synon të forcojë marrëdhëniet instiotucionale dhe ekonomike midis dy palëve, bizneseve përkatëse duke identifikuar mundësitë e zhvillimit dhe bashkëpunimit në sektorëtb më të rëndësishëm të ekonomisë.

Në fokus të këtij takimi ishte zhvillimi i turizmit, tregu tërheqës për investimet e huaja dhe prespektiva e rritjes së ndërsjelltë ekonomike.
Gjithashtu u theksua se Lezha dhe Shkodra kanë një bashkëpunim të fortë me Toskanën për sa i përket planifikimit dhe zhvillimit rajonal.

Qëllimi i misionit "Toskana-Shqipëri, të ecim bashkë", është krijimi i njohurive për mundësitë e shkëmbimëve ekonomike, bashkëpunimin për zhvillimin dhe mbështetjen në zbatimin e programëve, për të synuar krijimin e një rrjeti të zhvillimit ekonomik midis Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Toskanës.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40776
Lindita Kokaj

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate