
Gjendja aktuale pranohet edhe nga kreu i komunës Nexhip Bacelli ku sipas të cilit këtë vit synohet një dyfishim i numrit të turistëve pasi janë shtuar shpresat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Tashmë, Voskopoja si zonë turistike me një potencial shërbimi model me hotele e restorante ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar turizmin, ndërkohë që sfida e këtij sezoni turistik lidhet padyshim me rikonstruksionin e rrugëve.
“Ka probleme të mëdha në infrastrukturë, por kemi një dritë jeshile për çeljen e fondeve dhe kjo zonë si më e frekuentuara në rajonin juglindor do të sillte padyshim një trefish të turistëve. Kemi projekte dhe jemi në pritje të fondeve”, - tha Bacelli. Në kushte të tilla sezoni turistik për këtë zonë nuk duket premtues.http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047254956/titulli/Voskopoja-ccedilel-turizmin-me-infrastrukture-te-shkaterruar
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)
Pak histori nga Fshati Turistik Voskopojë
Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar

Por duke pasur parasysh se në Perandorinë otomane (Historia e Perandorisë Osmane nën drejtimin e Robert Mantranit , f.316), profesioni i tregtarit ishte një profesion të krishterësh dhe ebrenjsh është e kuptueshme që paria e qytetit ishte një pari e krishterë (të mos harrojmë edhe faktin se në Voskopojë ende dhe sot e kësaj dite janë mbetjet e 24 kishave dhe të asnjë xhamie).
Voskopoja e demokracisë urbane mesjetare
Kisha e Shën Nikollës, Voskopojë

Po ti referohemi dy kronikanëve të besueshëm të kohës, historianit Peyfuss dhe konsullit francez në Perandorinë Otomane, Pouqueville, përcaktimi i popullsisë shkon nga 20.000 në 40,000 banorë madje deri në 60,000 banorë (Peyfuss e konsideron ekzagjerim entuziast të Pouqueville shifrën prej 60.000) (Peyfuss' study in Neagu Djuvara, ed., Aromânii. Istorie. Limbă. Destin), (Aromanians. History. Language. Destiny), (Bucureşti: Ed. Fundaţiei Culturale Române, 1996). Po t’i referohemi përsëri Plasarit (f.31), mbi hiearkinë urbane të popullsisë, dhe rregullave themeluese të qytetit, sipas studiuesit K.H. Skënderes (K.H. Skënderes: Istoria tes arhaias kai syghronou Moskopoleos, en Athenais 1928 f15 dhe P.P. Arabantinos: Perigrafe tes Epeirou vëll. II.f.36) rritja e popullisë solli krijimin e lagjeve të reja e që përbëheshin nga banorë themelues e të ardhur. Patriarkati i vendasve, koxhobashët (paria korporative e banorëve të vjetër) kishin përcaktuar disa rregulla të vështira integrimi për të ardhurit e rinj (V. Papacostea tek Despre corporatiile f362) por duke pasur parasysh numrin e popullsisë dhe rolin tentakular të qytetit është e kuptueshme që kemi të bëjmë me një qytet me mazhorancë shqiptare, fakt i mohuar nga shumë studiues grekë dhe rumunë por jo europianë perëndimorë të kohës.
Voskopoja, Djep i Rilindjes Kombëtare
Prof. Aleks Buda (në “Shkrime Historike” Tiranë 1986, Vëll.I, f368), shprehet “unë nuk ngurroj ta quaj këtë epokë dhe këtë lëvizje që na jep Voskopoja në fund të shek. XVIII Iluminizëm i hershëm dhe një stad që nuk do të thotë ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj, por që e përgatit atë me siguri” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f. 50)Sipas Robert Elsie “Akademia e Re ose Hellênikon Frontistêrion ishte një qendër e dijes e themeluar më 1744, e ngjashme me akademitë që dihet se kanë qenë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, në Malin Atos dhe Patmos”. Akademia e Re, Biblioteka dhe e vetmja Shtypshkronjë e Perandorisë së asaj kohe, ka qenë një trekëndësh kulturor unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII. Për aq kohë sa Voskopoja lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh shqiptar, grekë dhe vlleh u shkolluan dhe formuan një identitet europian të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve pozitiviste. “Diplomantët e atyshëm e siguronin me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht studimet si mësues, doktorë, ekonomistë, filozofë dhe juristë.” (Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f.315) Arti dhe kultura patën një zhvillim të paparashikuar duke e kthyer Shqipërinë në një far që ndriçonte të gjithë Ballkanin otoman. David Selenica, ka qenë artisti më influent i Rilindjes së të gjithë artit ballkanik dhe ndikimi i tij u ndje në të gjithë artin ortodoks të Ballkanit sepse ai dha shenjat e para të kapërcimit të klisheve të pikturës zyrtare të Malit Athos (qëndra e ortodoksisë kishtare të kohës). Në fakt shqiptarët e njohin David Selenicën si piktorin e filmit “Kohë e largët” që e helmoi Mirush Kabashi eremit. Por pika më e fortë dhe njëkohësisht më e dobët e Voskopojës ka qenë pa dyshim shtypshkronja e saj. Po ti referohemi studiuesit të mirënjohur Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”, f.49), shtypshkronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Otomane sepse shtypshkronja tjetër e Stambollit që u hap nga Said Mehmet Efendiu në 1727, 7 vjet pas Voskopojës, u mbyll që në 1740.
Voskopoja e gjuhës shqipe



Vlerat kulturore
Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm. Aktualisht në fshat kanë mbijetuar 8 kisha që nuk mund të konsiderohen aspak në gjendje të mirë. Kisha e Shën Ilias është e dëmtuar dhe pritet që të merret në dorëzim nga një shoqatë franceze, për t’u restauruar. Këto objekte me vlera historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq, lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën disa shekullore që mbartin mbi supe. Me mbështetjen amerikane si dhe interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashëgimi pa kufi) filloi restaurimi i kishave më 2003, që mund të vazhdojë edhe për 5 vjet të tjerë. Të vetmet ndihma të dhëna për këto kisha kanë qenë edhe fondet e kufizuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, apo të ndonjë shoqate tjetër.Turizmi në Voskopojë
Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm malor. Hoteli te ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është pagëzuar me emrin ‘Akademia’. Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e banuar. ‘Akademia’ ka një numër të kufizuar dhomash, 28, por jo gjithnjë është plot. Pushuesit nuk qëndrojnë shumë gjatë, por me periudha një javore. Hoteli ka parkim, kënd lojërash, kënd sportiv basketbolli dhe mini-futbolli.Lojrat dimërore
Në dimër funksionon Pista e Skive dhe zhvillohen garat e famshme rajonale. Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare. Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror. Banorët e fshatit mirëpresin idetë e reja dhe shprehen të gatshëm madje të ndihmojnë në zhvillimin e shërbimeve turistike, që në fund të fundit do t’i shërbenin zhvillimit të zonës dhe do të ishin edhe një mundësi më shumë punësimi për vendasit. Ajo që mungon është investimi konkret i fondeve dhe projekteve, që do t’ia ndryshonin destinacionin këtij djepi të hershëm të qytetërimit e do ta kthenin në një vend akoma më të lakmuar për pushuesit.- ^ Multiculturalism, alteritate, istoricitate «Multiculturalism, Historicity and “The image of the Other”» by Alexandru Niculescu, Literary Romania (România literară), issue: 32 / 2002, pages: 22,23,
- ^ Angeliki Konstantakopoulou, Η ελληνική γλώσσα στα Βαλκάνια 1750-1850. Το τετράγλωσσο λεξικό του Δανιήλ Μοσχοπολίτη [The Greek language in the Balkans 1750-1850. The dictionary in four languages of Daniel Moschopolite]. Ioannina 1988, 11.
- ^ Peyfuss, Max Demeter: Die Druckerei von Moschopolis, 1731-1769. Buchdruck und Heiligenverehrung im Erzbistum Achrida. Wien - Köln 1989. (= Wiener Archiv f. Geschichte des Slawentums u. Osteuropas. 13), ISBN 3-205-98571-0.
- ^ Kahl, Thede: Wurde in Moschopolis auch Bulgarisch gesprochen? In: Probleme de filologie slavă XV, Editura Universităţii de Vest, Timişoara 2007, S. 484-494, ISSN 1453-763X.
Nessun commento:
Posta un commento