21 giugno 2012

Dhërmi-ALbania shpella e piratëve, the caves pirate

Shpella e Piratëve pranë plazheve të Dhërmiut, në një breg shkëmbor tepër të thyer, që bie pingul mbi det poshtë dhe pranë Manastirit të Shën Theodhorit, e pasuron më tepër gjeografinë dhe historinë e këtij bregdeti dhe përbën një nga objektet më me vlerë në zonën e Himarës.
Shpella është bërë e famshme, jo vetëm për historinë që ka, por edhe nga libri me të njëjtin titull i Petro Markos, që është materializuar edhe në një film të Kinostudjos në vitet 80-të të shekullit të kaluar. 
 
Shpella e Piratëve, rikthim në historinë e Mesjetës
 
Deti është rruga e vetme që të çon drejt shpellës së Piratëve dhe mjaftojnë 10-15 minuta lundrim me një motobarkë të vogël për të mbrritur aty ku evokohet natyrshëm Mesjeta shqiptare, ndërsa deti i thellë, në një ngjyrë të errët dhe bregu me formacione shkëmbore që bien thikë mbi sipërfaqen ujore paralajmërojnë një surprizë të këndshme. 
Hyrja e shpellës, e përbërë nga dy zgavra të mëdha, krijon ndjesinë e veçantë të një rikthimi të menjëhershëm në historinë e disa shekujve më parë, që ngjall emocione me piratët e famshëm që e shfrytëzonin hapësirën shkëmbore në një mjedis detar, apo beteja me saraçenët, që e sjell sot toponimia e shpellës së Piratëve aty pranë gjirit të mrekullueshëm tek Alevrat (Al-Evra), ku gjendet plazhi me të njëjtin emër. 
 
Teksa shëtisim me barkë brenda hapësirës së shpellës me përmasa modeste, masivet shkëmbore, që përbëjnë faqet anësore të saj thyhen me xhepa shumëllojesh, ndërsa në kube (pjesa e sipërme), spikat një zgavër në formë rrethore, prej së cilës depërtojnë rrezet e diellit.
 
Është hera e dytë që vijmë në këtë mjedis me të njëjtën varkë, që drejtohet nga Bledi, që tregon se ka sjellë me qindra pushues dhe turistë të huaj për të cilët, shpella paraqet shumë interes. 
“Kam transportuar, anglezë, francezë, italianë, zviceranë, gjermanë. Kanë ardhur këtu dhe kanë bërë mjaft fotografi, apo kanë regjistruar me kamera”, thotë Bledi.
 
Shpella e Piratëve është shndërruar tashmë në një objekt me vlera të jashtëzakonshme turistike dhe tërheqëse për historinë që mbart, bukuria e jashtëzakonshme natyrore. Vizitorët vijnë në këtë mjedis të virgjër natyror, ku e shkuara dhe e tashmja bashkohen në një dhe ngjallin emocione të pazakonta.
 
Shpella e Piratëve është përfshirë në një pjesë të guidave turistike të zonës së Himarës, ndërsa është shpallur Monument Natyror, një arsye më tepër që të jetë në rradhën e objekteve më të vizitueshme


Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate