"Vjet u zhvillua turizëm spotan, pasi banorë nga Fieri, Berati, Kucova e Mallakastra bënin plazh ditor vajtje- ardhje me makinat e tyre. Megjithë punën nga njësitë vendore për pastrimin dhe sistemimin e rërës, mungesa e mjediseve akomoduese lë në harresë dhe braktisje këtë perlë të Adriatikut", thotë Cobaj.
Plazhet në Qarkun e Fierit përgjatë një vije bregdetare prej 72 km, shoqëruar me masive pyjore dhe rërë kurative, vijon të mbetet jashtë vëmëndjes të biznesit dhe për pasojë, turizmi veror është spontan.
Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë në Fier, Shezai Cobaj, problemet e infrastrukturës, pronësisë, mungesa e studimeve të mirëfillta urbanistike ka bërë që prania e biznesit në zonën bregdetare të jetë i pakët.
"Vjet u zhvillua turizëm spotan, pasi banorë nga Fieri, Berati, Kucova e Mallakastra bënin plazh ditor vajtje- ardhje me makinat e tyre. Megjithë punën nga njësitë vendore për pastrimin dhe sistemimin e rërës, mungesa e mjediseve akomoduese lë në harresë dhe braktisje këtë perlë të Adriatikut", thotë Cobaj.
Sipas tij, mungesa e prezencës së biznesit në tre plazhet e Semanit, Darëzezës dhe Pish-Poros lidhet me disa shkaqe, mes të cilave, cështjet e pronësisë, mungesa e studimeve të mirëfillta urbanistike, infrastrukturës dhe shërbimet.
"Realisht një pjesë e mirë e bregdetit i është kthyer ish-pronarëve, të cilët j'a kanë shitur bizneseve të huaja. Aty këtu ka dhe ndonjë biznes shqiptar, që ka ndonjë sipërfaqe të konsiderueshme toke, kush të blerë, kush të zënë, por ende nuk ka projekte për turizëm", tha Cobaj.
Gjithsesi, ai vlerëson mungesat e ndërtesave të mëdha me beton, ç'ka e ka ruajtur bregdetin nga "epidemia"e betonizimit.
Problem mbetet për të gjëndja e rrugëve dhe prania e bunkierëve. "Problem janë bunkierët dhe ndonëse 2 vjet më parë nisi aksioni për largimin e tyre, zona e plazhit nuk është pastruar plotësisht", tha Cobaj, sipas të cilit, edhe rrugët e ngushta nuk përballojnë trafikun e rënduar nga mjetet.
"Rruga Fier-Seman është projektuar dhe ndërtuar për ngarkesë të reduktuar autoveturash dhe sot duhet zgjeruar. Po kështu janë rruga e Hidrovorit dhe Levan-Pish poro", shton Cobaj.
Megjithatë, Cobaj shprehet optimist për zhvillimin e turizmit dhe pranisë së biznesit dhe vlerëson prezencën e investitorëve të huaj si ogur të mirë për krijimin e një turizmi elitar. "Nuk ka rëndësi pse futet biznesi i huaj, se aktiviteti kryhet në tokën tonë, cka do të thotë zhvillim për ne, se rrit të ardhurat dhe i hap rrugë zhvillimit" shprehet ai.
Së fundi, biznesi ka hyrë në marrëdhënie dhe tratativa me qeverinë, njësitë vendore dhe gjithë aktorët për investime bashkëkohore në këtë zonë."Po punohet për miratimin e studimeve të mirëfillta urbanistike, ndërtimin e fshatrave turistikë, ndërtimin e rrjetit të hotelerisë me infrastrukturë bashkëkohore e moderne", thotë kreu i biznesit fierak/ Yll presshttp://www.forumivirtual.com/dedikuar-shqiperise/26689-fier-turizmi-bregdetar-vijon-spontanisht.html
Nessun commento:
Posta un commento