26 giugno 2012

Sezoni turistik 2012, bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe malazeze


Shkodër - Qershor 25,2012
Policia shqiptare dhe ajo malazeze do të bashkërendojnë punën e tyre nëpërmjet një protokolli bashkëpunimi. Kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ka nënshkruar sot protokollin me homologun e tij të Malit të Zi, Bozidar Vuksanovic. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është organzimi i shërbimeve të përbashkëta për parandalimin e krimit dhe të patrullave të përgjithshme në territorin e Malit të Zi në kuadër të sezonit turistik veror. Burgaj dhe Vuksanoviç u takuan në Shkodër, në kuadër të një takimi të nivelit të lartë të delegacioneve të policive të të dy vendeve.

"Është një protokoll që nënshkruhet për shërbime të përbashkëta të oficerëve të policisë së dy vendeve, për t?iu përgjigjur rendit dhe sigurisë, qytetarëve shqiptarë, që do të jenë në sezonin turistik për pushimet e verës në Malin e Zi dhe anasjelltas.  Sigurisht tani ne kemi nënshkruar protokoll të tillë dhe më Policinë e Kosovës dhe jemi në përpjekje dhe me Maqedoninë për të sjellë oficerë të policisë së Maqedonisë në Shqipëri dhe jemi të hapur për bashkëpunim me gjithë policitë homologe në rajon", tha Burgaj. 

Burgaj tha se në kuadër të bashkëpunimit dy palësh është nënshkruar edhe marrëveshja për hapjen e pikave të tjera të përbashkëta me Malin e Zi.http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41045

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate