SARANDE e Mërkurë, Qershor 27th, 2012: Prej disa javësh, në Butrintin antik një ekspeditë arkeologjike
 ka kryer gërmime. Një grup studentësh të arkeologjisë nga Universiteti i
 Gjirokastrës dhe ai i Tiranës, në bashkëpunim edhe me studentët e 
arkeologjisë nga universiteti “Notre Damme” në Shtetet e Bashkuara të 
Amerikës, kanë kryer një sërë gërmimesh në Butrint. Gjatë kësaj 
ekspedite kanë dalë në dritë një sërë elementesh mjaft të rëndësishëm. 
Pjesa lindore e forumit dhe bazilika janë zonat e zbuluara nga ekspedita
 e studentëve arkeologë. Objektet e zbuluara datojnë në shekullin VII 
para Krishtit. Arkeologu prof. dr. Dhimitër Çondi, i pyetur për gazetën 
“Panorama”, thotë se “me gërmimet e reja në Butrint dalin në dritë 
dëshmi të reja të një qytetërimi të lashtë. Pjesa lindore e forumit të 
tij ishte në qendër të zbulimit disajavor që ndërmorën 55 studentë të 
arkeologjisë në Universitetin e Gjirokastrës dhe Tiranës, me asistencë 
edhe të studentëve amerikanë të universitetit “Notre Damme” në SHBA. 
Ekspedita arkeologjike ka qenë e përqendruar përgjatë dy muajve të 
fundit në zbulimin e elementeve tërësore  të një pjese të qytetit apo, 
siç quhet ndryshe në gjuhën e arkeologëve, forumi i tij. Objektet e 
zbuluara i përkasin periudhës para Krishtit dhe më saktësisht në 
shekullin VII para tij. Me zbulimet e objekteve më të fundit në Butrint 
vërtetohet me fakte konkrete se Butrinti ka një histori më të hershme 
zhvillimi nga ai që kemi mësuar deri më 
tani                sh.d.http://www.panorama.com.al/kurizitete/zbulime-te-reja-arkeologjike-ne-butrint/
Nessun commento:
Posta un commento