25 giugno 2012

Durrës, aksion i policisë bashkiake për lirimin e 2 plazheve publike

Durrës - Qershor 25,2012
Policia bashkiake e Durrësit ka liruar 2 plazhe publike të zaptuar nga çadrat dhe shezlonet e privatëve. Aksioni ka nisur pas denoncimit të bërë dy ditë me parë nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit për mungesën e plazheve publike. Drejtues të policisë bashkiake thonë se i kanë të vështira këto aksione, për shkak të numrit të vogël të efektivëve bashkiakë.

Në të gjithë vijën bregdetare prej 3.1 km në plazhin e Durrësit, bashkia ka përcaktuar vetëm katër plazhe publike, ndërkohë që këtë vit operojnë rreth 170 plazhe private. Tre dite më parë kreu i Zyrës per Mbrojtjen e Konsumatorit, Altin Goxhaj, denoncoi zaptimin e plazheve publike nga privatet, duke shtuar se do të padiste policinë bashkiake për shpërdorim detyre.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41015
Aleks Kalemasi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate